Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam dijeni për veprimet e saj. Kryemadhi: Boll u more me llafe grash
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
"Ata të ish-PD-së, mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës"/ Rama-kryebashkiakëve: Duhet të kujde...
“Vij enkas nga Amerika!”/ Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve të dorëzuara si prova nga prokuroria.
TIRANË- Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë përfshirë në një debat verbal përpara trupit gjykues. Meta tha se nuk ka dijeni për veprimet e Kryemadhit, duke shtuar se ajo e di vetë historinë e mesazheve të dorëzuara si prova nga prokuroria.
“Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi,” deklaroi Meta.
Kryemadhi u përgjigj duke thënë se ai merret me thashethemet e Tedi Blushit dhe ish-kreut të SPAK Altin Dumani. Më tej Kryemadhi ka deklaruar se ka 4 vite që duron Tedi Blushin dhe i drejtohet ashpër atij teksa dhe ai është prezent në sallë.
“Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit? Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”
Pas debatit ka pasur ndërhyrje nga gjykata ku ka paralajmëruar palët se do t’i nxjerrë nga salla.
“Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni”, tha trupa gjykuese./Dosja.al
Ilir meta TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta ka dhënë dëshminë e tij sot në GJKKO në lidhje me gjyqin që po mbah...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama diskutoi mbi një shqetësim që, sipas tij, është ngritur vazhdimisht nga kom...
TIRANË- Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka kundërshtuar akuzat që rëndojnë mbi klientin e tij. Gjatë se...
Edi Rama TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur fokusin tek zonat ish-industriale, duke hartuar një plan konkret për transformimin e tyr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e një parku logjistik kombëtar për t’i ardhur në ndihmë ba...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi lançimin e programit strategjik "Rilindja Kombëtare 2.0" në 10-ditëshin e par&eu...
Meta -Kryemadhi TIRANË- Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes s&eu...
Meta -Kryemadhi TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organiz...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mëngjes në selinë e Partisë Socialiste për mbledhjen...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale një video dhe reflektimin e një qytetari t...