Gjyqi në themel/ Meta përplaset me ish-bashkëshorten: Nuk kam dijeni për veprimet e saj. Kryemadhi: Boll u more me llafe grash
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
“Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj”, Kryemadhi debat me Metën në seancë: Boll, mos u merr me ...
"Ata të ish-PD-së, mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës"/ Rama-kryebashkiakëve: Duhet të kujde...
“Vij enkas nga Amerika!”/ Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
• Qeveria shqiptare ka hartuar një strategji për e zonat ish-industriale të braktisura, duke i kthyer ato në hapësira me funksion ekonomik. • Kryeministri Edi Rama theksoi se ky proces është pjesë e vizionit për ngritjen e klasifikimit turistik të vendit, ku theks të veçantë do të marrë turizmi kulturor përmes muzeve të identiteteve lokale. • Njëkohësisht, për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal, qeveria ka vendosur të zgjerojë programin "Start up Albania" në të gjithë vendin, duke shtuar fondet për shkak të kërkesës së lartë nga sipërmarrësit e rinj. • Në një takim me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama njoftoi lançimin e programit strategjik "Rilindja Kombëtare 2.0" në 10-ditëshin e parë të korrikut. • Rama e cilësoi këtë nismë si një hap të domosdoshëm për transformimin urban, duke bërë thirrje për disiplinë në pastrimin e qyteteve nga kabllot jofunksionale. • Ai njoftoi krijimin e një parku logjistik kombëtar për t’i ardhur në ndihmë bashkive në menaxhimin e infrastrukturës rurale dhe situatave emergjente. • Duke lënë për pak mënjanë punimet nëntokësore, Rama u kujtoi krerëve të bashkive se detyra e tyre parësore mbetet prania fizike në terren dhe ndjekja e afërt e çdo problematike që shqetëson komunitetin e tyre.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama diskutoi mbi një shqetësim që, sipas tij, është ngritur vazhdimisht nga komunitetet lokale. Gjatë fjalës së tij në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, Rama foli për rolin e bashkive dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor.
Ai theksoi se kryetarët e bashkive duhet të jenë të pranishëm pranë qytetarëve dhe të ndjekin nga afër problematikat e komuniteteve që drejtojnë.
Kryeministri nuk i kurseu ironitë ndaj Partisë Demokratike duke u shprehur se, ndryshe nga të ish-PD-së të cilët mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës, bashkia duhet të kujdeset për të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve.
“Bashkia duhet të kujdeset për të gjitha shërbimet. Qytetarët mund të kenë nevojë për çështje të shëndetit, çështje që lidhen me sigurinë. Po ashtu e them me një vërejtje, pasi janë bërë pak problem për komunitetin, pasi nuk qëndrojnë gjatë gjithë javës, vijnë në Tiranë edhe kur duhet të jenë në krye të detyrës atje. Nuk janë të gjithë, janë disa.
Shembulli i ministrit aktual të Pushtetit Vendor është një shembull që duhet ndjekur edhe nga disa kryetarë që nuk dua t’i përmend me emër. Besoj që kam mirëkuptimin tuaj për të adresuar këtë shqetësim që më ka ardhur në mënyrë të përsëritur në disa prej komuniteteve tuaja, kryesisht në aksin Tiranë-Korçë. Nuk flas për ata të ish-PD-së, se mund të rrinë në shtëpi gjithë kohës. Flas për të zgjedhurit e PS-së në aksin Tiranë-Korçë”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Qeveria shqiptare ka vendosur fokusin tek zonat ish-industriale, duke hartuar një plan konkret për transformimin e tyre në hapësira funksionale dhe me potencial të lartë ekonomik.
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive bëri të ditur se këto zona, prej kohësh të braktisura, janë identifikuar dhe tashmë ekzistojnë modele të qarta për zhvillimin e tyre në bashkëpunim me pushtetin vendor.
Rama gjithashtu theksoi, ekziston edhe programi i shtrirjes së start up edhe në territore të tjera, si pasojë e një rrije të ndjeshme të kërkesave në programin e Start up Albania.
“Për zonat ish-industriale, edhe për ato kemi një plan të qartë pune me bashkitë, janë bërë identifikimi i tyre, që janë sot e gjithë ditën të braktisura. Kemi modele që na japin mundësinë se si do ti zhvillojmë këto zona ish-industriale. Rruga jonë është rruga e ngjitjes në një nivel të lartë të klasifikimit të vendeve turistike.
Kjo nuk mund të jetë diçka e qëndrueshme në raste se ne nuk e pasurojmë ofertën turistike ku muzetë e identiteteve lokalë janë një domosdoshmëri. Kemi dhe programin e shtrirjes së start up edhe në territore të tjera, pasi vëmë re kemi një rrije të ndjeshme të kërkesave në programin e Start up Albania, për të cilin do të nxjerrim një fond të ri, sepse kërkesat janë të shumta”, u shpreh kryeministri Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e një parku logjistik kombëtar për t’i ardhur në ndihmë bashkive në menaxhimin e infrastrukturës rurale dhe situatave emergjente.
Gjatë takimit të tij me kryebashkiakët e Shqipërisë, kryeministri prezantoi një program të ri për zgjerimin e kapaciteteve të parkimit në qytetet me fluks të lartë turistik, duke ofruar mundësi financimi përmes fondeve të zhvillimit, kredive bankare ose partneriteteve me sektorin privat. Ai theksoi se, qeveria bashkë me bashkitë që do sigurojnë mjetet dhe bashkitë do bëjnë administrimin e tyre.
“Së dyti, do të adresojmë nevojën për të cuar në një nivel tjetër transportin urban dhe interurban. Transporti i periudhës së sezonit të pikut hallka jonë më e dobët. Qëllimi është të hyjmë në një fazë ku gjenerata e re e mjeteve të transportit publik të jetë tërësisht e gjelbër, pra autobusë elektrikë me zero ndotje. Dhe së dyti për të ndërtuar një sistem të përdorimin dhe administrimit të këtyre mjeteve nën administrimin e bashkive. Do të jetë qeveria bashkë me bashkitë që do sigurojnë mjetet dhe bashkitë do bëjnë administrimin e tyre, sjell këtu shembullin e Lezhës dhe parkun logjistik atje.
Do e shtrijmë në të gjithë territorin, do kemi një park logjistik që do i shërbejë bashkive për gjithë ato punime të domosdoshme për hapjen e kanaleve kulluese, ujitëse etj. Apo për situata postemergjencë që bashkitë të zotërojnë një kapacitet të munguar deri më sot. Do mbështesim një program për të krijuar kapacitete më domethënëse për parkimet, sidomos në qytetet me intisitet të lartë qarkullimi, sidomos në zona me ngarkesë specifike prej turizmit.
Programi i parkimeve ka disa komponentë, të gjitha bashkitë do kenë programin e shkruar. Kemi disa formula, përvec financimit direkt, të punës për ndërtimin e tyre, përmes fondit të zhvillimit, si Berat apo Gjirokastër, por edhe një tjetër formulë për ti mundësuar bashkive të aksesojnë bankat me projekte specifike të parkimeve apo të bashkëpunojnë me subjekte private të marrin pjesë në bashkëpunim në ato territore që i përdorin në lagje, ku kanë marrë të drejtën e pronës, por mund të angazhohen për të ndërtuar një infrastrukturë parkimesh shumë më fitimprurëse dhe shumë miqësore me komunitetin”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi lançimin e programit strategjik "Rilindja Kombëtare 2.0" në 10-ditëshin e parë të korrikut.
Rama e cilësoi këtë nismë si një hap të domosdoshëm për transformimin urban, duke bërë thirrje për disiplinë në pastrimin e qyteteve nga kabllot jofunksionale.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se, ky program do të zhvillohet në bashkëpunim me bashkitë dhe nën drejtimin e ministrit Ervin Demo, me qëllim adresimin e pjesëve të mbetura të painvestuara në infrastrukturë dhe shërbime publike.
“Dua të ndaj edhe një tjetër nismë, të shtrirë në një sërë drejtimesh me natyrë strategjike për komunitetet dhe vendin, që do ta lançojmë në 10-ditëshin e parë të korrikut. Bëhet fjalë për programin e Rilindjes Kombëtare 2.0. Është një nismë që vjen në kohën e duhur dhe kërkon një organizim dhe disiplinë të fortë për t’u kryer me sukses. Është tani e mundur që të pastrojmë qytetet nga gjithë ato fije plastike merimangash të një kohe që ka pasur pasojat e veta. Pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty si një shenjë e harresës dhe e mungesës së vëmendjes.
Në dialog me bashkitë po përgatitet në udhëheqjen e ministrit Demo dhe synon të adresojë disa elementë që i ka ardhur koha të marrin një drejtim shterues. Të adresojë të gjitha pjesët e mbetura të painvestuara. Janë disa pjesë që, ndryshe nga çfarë hidhet e përdridhet në diskursin negativ, janë shumë më pak se pjesët e investuara të sistemit të kanalizimeve. Programi do të adresojë nevojën për të bërë ndërhyrje gjithëpërfshirëse”, tha Rama./Dosja.al