Dita e 24-të e protestës/ Qytetarët vijojnë rezistencën në shesh: Kryeministri të dorëhiqet
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dita e 24 e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama 23 ...
Dokumenti hedh poshtë deklaratat e Ramës/ Ja vërtetimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës që vërteton Dritan Gox...
"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa k...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Në sheshin “Skënderbej”, ka nisur grumbullimi i tyre, ndërsa pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Përmes këtyre protestave, ata kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit të tyre kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ata kanë nisur fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa qindra mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për ndryshim./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin para Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Pritet që ata të nisin fjalimet e tyre para godinës qeveritare.
TIRANË- Një qytetar i cili ka marrë pjesë në protestën e sotme ka deklaruar se duhet të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura. Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se duhet të këtë më shumë drejtësi në vend dhe të kërkohet shkarkimi i një ministri që akuzohet për korrupson.
“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura. Të ketë më shumë drejtësi. Kur prokuroria kërkon shkarkimin e një ministri e një politikani, zyrtari shtetëror për korrupsion të shkarkohet dhe hetohet nga drejtësia…”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i cili ka marrë pjesë në protestën e sotme ka deklaruar se ka ardhur enkas nga Amerika, për t'ju bashkuar tubimit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se duhet të largohen pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur këtë vend.
Qytetari tha se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet dhe populli të ketë zgjedhje të lira. Në fund, ai tha se qeveria e tij dhe të Berishës, Metës, Veliaj kanë vërtetuar interesin e kujt kanë.
Protestuesi: Kam ardhur nga Peshkopia, Dibra, jetoj në SHBA përtej 18 vjetësh. Kam ardhur vetëm si qytetar. Për ti përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur këtë vend. Sot në FT e ka sharë popullin dje Taulant Balla dhe kryeministri kanë thënë që kanë një problem me atë që lexoi deklaratën më të rëndësishëm të protestës. Me ato pika bie dakord gjithë populli. Do i realizojmë. Unë me miqtë e mi do vijmë me mijëra. Kam ardhur enkas për protestën. Po ti shkojmë prapa kryeministri do biem në rrjedhën e tij.
Ai duhet të shohë sa njerëz vijnë në shesh. Nuk merremi me deklaratat e kryeministrit. Kryeministri të dorëhiqet, qeveria të dorëhiqet të shkruhen rregullat e lojës dhe populli të ketë zgjedhje të lira. I them kryeministrit lexo deklaratën. Kjo është një mesazh për mediat që të vijnë në terren dhe të shohin kërkesat e vërteta të popullit shqiptar. Qeveria e tij dhe të Berishës, Metës, Veliaj kanë vërtetuar interesin e kujt kanë. Merremi vetëm me realizimin e kërkesave tona./Dosja.al
TIRANË- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në Tiranë, në ditën e 24 të revoltës së tyre. Përmes këtyre protestave, ata kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në sheshin “Skënderbej”, ka nisur grumbullimi i tyre, ndërsa pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim./Dosja.al