15 Maj 2022, 10:31
Nga DOSJA
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e përfundimit të restaurimit të Kalasë së Prezës paraditen e sotme. Në fjalën e saj, pas ministres së Kulturës, Elva Margariti, Yuri Kim tha se nuk mendon se dikush do donte të kthehej te e shkuara, duke shtuar se të gjithë duhet të bëjmë para drejt të ardhmes.
Yuri Kim shtoi se kjo është toka e Skënderbeut dhe e fëmijëve të shqiptarëve dhe se ajo është një adhuruese e madhe e tij, ndërsa edhe njëherë nënvizoi mbështetjen amerikane.
“Siç e dini të gjithë unë jam admiruese e madhe e Skënderbeut. Ju mund të mendoni se është toka e Skënderbeut, por është më shumë se kaq. Është toka për të cilin punojnë, toka e fëmijëve tanë, toka e Brunos, e Izabelës, ndaj jemi të kënaqur që jemi këtu me të ardhmen. mund të mësojmë nga mësimet e së shkuarës. SHBA do të jetë krah jush për të rindërtuar. Duam të jemi së bashku dhe bashkërisht, gurë mbi gurë, tullë mbi tullë për të ardhmen, mund ta bëjmë këtë për të ardhmen. Faleminderit!”,-tha në mesazhin e saj ambasadorja e SHBA-ve,”-tha ambasadorja.
FJALA E PLOTË E SAJ:
Ju falenderoj që jeni mbledhur këtu. Vlerësoj anëtarët e komunitetit që e mundësuan këtë projekt. Në fakt kjo është një ditë e veçantë, që shënon javën e Kulturës amerikane që do ta përdorim për të festuar 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë. Kjo javë nënkupton shumë aktivitete, koncerte, dhe aktivitete kulinare, por pas gjithë këtyre aktiviteteve, nëse kishte pikënisje, donim ta nisnim që këtu. Desha ta nisnim që këtu dhe unë doja ta nisnim që këtu, jo për shkak të së kaluarës, por në fakt sepse ka lidhje me të ardhmen. Ne mund të mendojmë që jemi mbledhur këtu për të ruajtur të shkuarën, dhe për të adhuruar të shkuarën. Por ndodhemi këtu në fakt për të bërë këtë gjë, për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që kishim, dhe mund të ngrihemi dhe të jemi madhështor. Nuk do të donte ndokush që të ktheheshim te e shkuara, por të bënim para drejt së ardhmes. Kur e shohim një vend të tillë, është e mrekullueshme, dhe sheh se bëhet fjalë për një tokë të mrekullueshme, tokë të Skënderbeut. Siç e dini të gjithë unë jam admiruese e madhe e Skënderbeut. Ju mund të mendoni se është toka e Skënderbeut, por është më shumë se kaq. Është toka për të cilin punojnë, toka e fëmijëve tanë, toka e Brunos, e Izabelës, ndaj jemi të kënaqur që jemi këtu me të ardhmen. mund të mësojmë nga mësimet e së shkuarës. SHBA do të jetë krah jush për të rindërtuar. Duam të jemi së bashku dhe bashkërisht, gurë mbi gurë, tullë mbi tullë për të ardhmen, mund ta bëjmë këtë për të ardhmen. Faleminderit!
(k.m.dosja.al)
Politike
15 Maj 2022, 14:13
Pamje nga takimi
LAÇ- Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili do të garojë përballë ish-kr...
Politike
15 Maj 2022, 13:01
Sali Berisha dhe Agron Kapllanaj
FIER- Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka vendosur që t'i p&e...
Politike
15 Maj 2022, 11:31
Floriana Garo
TIRANË- Shefja e Komunikimit në Partinë Demokratike, Floriana Garo, denoncoi sipas saj praktikat abuzive të Gjykat&...
Politike
15 Maj 2022, 08:06
Konferenca e kryetareve
TIRANË- Sot në orën 16:00 ishte afati i fundi për të dorëzuar propozimet zyrtare për kandid...
Politike
14 Maj 2022, 23:38
Kryeministri Edi Rama në takim me ministrin grek të energjisë
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia kan&eu...
Politike
14 Maj 2022, 23:35
Votimi kundër rezolutës
BOSNJE HERCEGOVINË- Deputetja boshnjake, Sabina Cudiç, i ka dërguar një letër Kryeministrit Ed...
Politike
14 Maj 2022, 23:27
Qytetari në takimin e Berishës
FIER- Një demokrat nuk i ka kursyer fjalët kur ka përshkruar rikthimin e e ish-kryeministrit Sali B...
Politike
14 Maj 2022, 23:15
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Luciano Boçi gjatë një lidh...
Politike
14 Maj 2022, 23:07
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi ka sqaruar raportet e tij me Lulzim Bashën pas dorëheqjes si kryetar i PD. I ftuar në Ora News m...
Politike
14 Maj 2022, 22:54
Gazment Bardhi
TIRANË- 8 dhjetori do të mbahet mend në historinë politike të PD por edhe mbarë vendit me skenat e dhunë...