"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
VD- Gara për kreun e PD/ Ibsen Elezi fushatë në Laç, ka edhe Berishën "mbi kokë"
Por në takimin e sotëm duket se ka qenë "prezent" edhe vetë Berisha, në një formë pak më ndryshe.
15 Maj 2022, 14:13Nga DOSJA
Pamje nga takimi
LAÇ- Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili do të garojë përballë ish-kryeministrit Sali Berisha e ka ndalur fushatën e tij elektorale në Laç. Por në takimin e sotëm duket se ka qenë "prezent" edhe vetë Berisha, në një formë pak më ndryshe.
Teksa Elezi bisedonte me demokratët e tjerë, nga të cilët kërkon votën më 22 maj, mbi kokën e tij qëndronte fotografia e liderit historik të Partisë Demokratike. Megjithatë kjo gjë duket se nuk e ka shqetësuar Elezin që ka vazhduar i qetë bisedimet, ndërsa në krah ka pasur deputeten Elda Hoti. Ndërkohë që vetë bën fushatë në Laç, edhe Berisha do ketë takime të tjera sot me demokratët.
Elezi dhe Berisha janë të vetmit kundërshtarë që garojnë për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen më 22 maj, ndërkohë që selia e PD ka që prej 21 marsit që nuk ka drejtues që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.