15 Maj 2022, 08:06
Nga DOSJA
Konferenca e kryetareve
TIRANË- Sot në orën 16:00 ishte afati i fundi për të dorëzuar propozimet zyrtare për kandidatët për president të Republikës, por asnjë nga palët nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ende nuk ka një emër për t'u hedhur në votim në raundin e parë që do të mbahet në seancën e nesërme në Kuvend, e cila do të mbahet në orën 17:00. Kjo pasi në Kushtetutë shkruhet qartë se votimi duhet kryer edhe nëse nuk ka kandidatë të propozuar.
Propozimi u bë nga Partia Socialiste dhe po me votat e tyre u miratua data 16 maj, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në mbledhjen e kaluar. Ndërsa të premten, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu nuk ishte optimist për një emër konkret. Nga ana tjetër, Shpëtim Idrizi u shpreh se duhej folur me emra, duke kërkuar dhe ai një president politik, ndryshe nga Enkelejd Alibeaj. Prej asnjë prej socialistëve nuk ka dalë ende asnjë emër, edhe pse ata kanë votuar me zarfe për propozimet e tyre, ndërsa opozitarët kanë dalë edhe me emra konkretë.
Më të përmendurit janë: Visar Zhiti, Mentor Petrela, e shumë figura të tjera, por asnjë prej tyre as nuk e ka pohuar dhe as mohuar gatishmërinë për të marrë vendin e Ilir Metës, mandati i të cilit përfundon më 24 korrik.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë të bindur që maxhiranca e ka tashmë të zgjedhur emrin e Kreut të ri të Shtetit dhe se ky dialog me ta është thjesht një ‘buzëkuq’ për tu dukur mirë në sytë e Evropës. Ata shprehen se nuk ka transparencë dhe se kriteret që do paraqiten nga Opozita do të përdoren nga PS-ja për t’ia përshtatur emrit që ata kanë zgjedhur për President. Por, nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partisë Socialiste thanë se debate duhet fokusuar tek procedurat. Ata kërkuan që PD-ja të moderonte fjalorin dhe të përfshihej në përzgjedhje pasi maxhoranca, edhe pse kishte votat e nevojshme e kishte bërë pjesë të tij.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
(k.m/d.a/dosja.al)
Politike
14 Maj 2022, 23:38
Kryeministri Edi Rama në takim me ministrin grek të energjisë
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia kan&eu...
Politike
14 Maj 2022, 23:35
Votimi kundër rezolutës
BOSNJE HERCEGOVINË- Deputetja boshnjake, Sabina Cudiç, i ka dërguar një letër Kryeministrit Ed...
Politike
14 Maj 2022, 23:27
Qytetari në takimin e Berishës
FIER- Një demokrat nuk i ka kursyer fjalët kur ka përshkruar rikthimin e e ish-kryeministrit Sali B...
Politike
14 Maj 2022, 23:15
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Luciano Boçi gjatë një lidh...
Politike
14 Maj 2022, 23:07
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi ka sqaruar raportet e tij me Lulzim Bashën pas dorëheqjes si kryetar i PD. I ftuar në Ora News m...
Politike
14 Maj 2022, 22:54
Gazment Bardhi
TIRANË- 8 dhjetori do të mbahet mend në historinë politike të PD por edhe mbarë vendit me skenat e dhunë...
Politike
14 Maj 2022, 22:51
Sali Berisha në Fier
FIER- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit të Partisë Demokratike Agron Kapllana...
Politike
14 Maj 2022, 22:43
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi
TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Ibsen Elezi është shprehur se do të d...
Politike
14 Maj 2022, 22:37
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi u është përgjigjur akuzave të Ervin Salianjit se procesi për zgjedhjen e Presidentit p...
Politike
14 Maj 2022, 22:36
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i PD Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me gazetaren Nisida Tufa, de...