LIVE UPDATES
Politike

"I përfshirë në tentativat e “rrëmbimit” të puseve të naftës"/ Crawford u përgjigjet akuzave të mediave shqiptare

Mark Crowford ka vendosur të flasë për akuzat që janë hedhur ndaj tij, duke iu përgjigjur me fakte të gjitha kritikave.

19 Mars 2023, 13:02 Nga A.B
"I përfshirë në tentativat e “rrëmbimit”
Mark Craëford

TIRANË-Ish-drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Mark Crowford ka qënë prej kohësh 'shënjestër' e disa mediave në Shqipëri. Ai akuzohej si personi që tentoi të “rrëmbente” vendburimet e naftës përmes marrëveshjeve spekulative dhe mashtrimeve financiare. Jo pak media kanë krijuar shkrime duke ngritur këtë pretendim, e duket se Crowford e ka një përgjigje. Ai ka vendosur të flasë për akuzat që janë hedhur ndaj tij, duke iu përgjigjur me fakte të gjitha kritikave.

PËRGJIGJIA:

Shqetësimi kryesor i intervistës së dhënë në median amerikane u fokusua te agjentët e kompromentuar të FBI-së që dëmtonin investitorët amerikanë jashtë shtetit (në këtë rast në Shqipëri) dhe potencialin për përfshirjen ruse në sektorin e naftës, ndoshta duke shmangur sanksionet ndërkombëtare.

Ka pasur disa kritika për intervistën në SHBA në mediat 'Top Channel' dhe 'Tema'. Megjithatë, ky informacion jep përgjigje ndaj pesë kritikave të intervistës sime në SHBA është tashmë informacion publik.

Kritika # 1) Artikulli debaton për shumën e borxhit që kishte kompania. Informacioni aktual përfshihet në dokumentet e arbitrazhit:

https://jusmundi.com/fr/document/decision/en-icc-case-id-no-616-thursday-1st-february-2018

Kritika #2) Artikulli debatonte nëse miliarderi amerikan ishte aksioner i drejtpërdrejtë në GBC ose aksioner përfitues nëpërmjet një derivati. Jo me të vërtetë një ndryshim i madh nga pikëpamja e asaj që ndodhi dhe marrja e mundësive financiare nga investitorët amerikanë. Artikulli më poshtë përshkruan Garantimin (derivat financiar që zotëronte miliarderi amerikan).

https://www.globenewswire.com/news-release/2016/03/03/816827/0/en/TransAtlantic-Petroleum-Announces-Completion-of-Albania-Divestiture-Year-End-2015-Reserves-and- Hyrja-Into-a-Neë-Master-Services-Agreement.html

Kritika #3) Artikulli debaton lidhjet me McGongigal dhe fushat e naftës shqiptare. Referenca për fushat e naftës përmendet në aktakuzën e McGonigal në SHBA.

https://www.documentcloud.org/documents/23586480-charles-mcgonigal-indictment?embed=true&responsive=false&sidebar=false

Kritika #4) Artikulli debaton informacionin e arbitrazhit. Ky informacion është i disponueshëm publikisht. Versioni i shkurtër është se GBC bëri një pretendim, të cilin e fitoi pjesërisht. Shteti shqiptar nuk fitoi asnjë kundërpadi për taksat e përmendura në artikull.

https://jusmundi.com/fr/document/decision/en-icc-case-id-no-616-thursday-1st-february-2018

Kritika #5) Artikulli debaton përfshirjen e Gjiknurit me McGonigal. Përfshirja e ndonjë zyrtari të caktuar publik shqiptar nuk ishte në fokus të intervistës amerikane, por aktakuza amerikane i referohet fushave në fjalë dhe lidhjes ruse. Mediat amerikane raportuan për vizitën e Gjiknurit në Kongresin amerikan dhe komentet për Rusinë. Mediat shqiptare kanë raportuar tashmë për lidhjet e pretenduara me Rusinë dhe fushat e naftës.

https://www.documentcloud.org/documents/23586480-charles-mcgonigal-indictment?embed=true&responsive=false&sidebar=false

Po çfarë akuzash kanë hedhur këto media ndaj Crawdord?

Ato e akuzojnë si person që: është përdor nga opozita e “non grates” Sali Berisha në përpjekjen për të rindezur “fitilin” e lagur të “molotovit” me të cilin po përpiqen prej muajsh të godasin qeverinë e Edi Ramës për afera të supozuara me vendburimet e naftës.

Këto media (Top Channel dhe Tema) e kanë cilësuar Crawford si person që është krejt në konflikt interesi si i përfshirë drejtpërdrejt në tentativat për “rrëmbimin” e vendburimeve të naftës përmes marrëveshjeve spekulative dhe mashtrimeve financiare.

SHKRIMI I TYRE:

Gënjeshtra Nr.1 e Crawford

Kompania Stream Oil and Gas, regjistruar në ishujt Kaiman, e ish-bashkëjetuesit të Albana Vokshit dhe pranë familjes Berisha mori prej këtij të fundit në vitin 2007 vendburimet e naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë. Falë favorizimit të qeverisë Berisha, nga 2007 deri në 2013 ata krijuan 27 milion USD borxhe ndaj shtetit. Me ndryshimin e qeverisë, në fund të vitit 2014, tanimë siç duket qartë edhe nën ndërhyrjen prej sekseri të Mark Crawford, kjo kompani ju shit biznesmenit amerikan Mitchell Malone i cili zotëron kompaninë TransAtlantic Petroleum. Shumë shpejt, biznesmeni do të merrte vesh se ishte mashtruar nga shitësit shqiptarë dhe ndërmjetësi Crawford pasi përveç 27 milion USD ndaj shtetit kishin fshehur 40 milion USD të tjera detyrime që Stream Oil i kthyer tanimë në TransAtlantic Albania kishte ndaj furnitorëve të tjerë privat. Menaxhimi i ri amerikan konstatoi se shumica e këtyre borxheve ishin fatura fiktive të sajuara nga njerëz pranë Berishës për të zhvatur miliarderin amerikan. Në këtë situatë ai vendosi të kalojë aksionet tek një shoqëri tjetër të cilës do t’i vinte kusht parësor shlyerjen e detyrimeve ndaj Albpetrol.

Gënjeshtra Nr.2 e Crawford

Ndryshe nga sa gënjen Crawford, qeveria nuk përzuri miliarderin për tua dhënë blloqet e naftës rusëve por ishte ai që bindi biznesmenin amerikan që pasi kuptoi mashtrimin tua shiste kompaninë një grupi biznesmenësh shqiptarë të drejtuar nga Naim Kasa duke ja prezantuar si biznesmen serioz. Në fakt Naim Kasa kishte marrë nga qeveria Berisha 9 vendburime tjera nafte në muajt e fundit të qeverisjes përmes Phoenix Petroleum, i akuzuar publikisht për vjedhje, falsifikime dhe mashtrime në Shqipëri e Amerike për të cilat dhe është arrestuar në vitin 2020.

Malone ja shiti në fillim të vitit 2016 kompaninë TransAtlantic Albania me vendburimet zotit Crawford dhe miqve të tij shqiptarë. (Shiko faksimile Nr.1 lajmi për transaksionin) Përfaqësuesi direkt i miliarderit Malone, z. Douglas C.Nester në një e-mail dërguar në datën 5 Maj 2016 ministrit të kohës Damian Gjiknuri shprehet “TransAtlantic Petroleum dëshiron të ju shprehë vlerësim për mbështetjen që ju i keni dhënë përpjekjeve tona në Shqipëri”. Në këtë e-mail ai njofton se kompania e miliarderit nuk ka më asnjë lidhje me kompaninë bijë TranAtlantic Albania dhe as nuk përgjigjet për veprimet e mëtejme të Mark Crawford dhe miqve të tij shqiptarë. (Shiko faksimile Nr.2) Kjo rikonfirmohet edhe në Qershor përmes një e-maili drejtuar Albpetrolit. (Shiko faksimile Nr.3).

Gënjeshtra Nr.3 e Crawford

Qartësisht çdokush e ka të kthjellët si kristal faktin se e gjithë kjo nuk ka asnjë lidhje me Charles MCGonigal dhe as vizitat e tij në Shqipëri pasi ato nuk kanë asnjë lidhje me periudhën për të cilën flasim por kanë qenë vite më vonë. Lidhja me MCGonigal bëhet vetëm për qëllime të pastra spekulative. Blloqet e lëshuara nga miliarderi amerikan si TransAtlantic Albania u shndërruan në GBC Oil e cila gjatë vitit 2016, me administrator Mark Crawford dhe pronar Naim Kasën e Kreshnik Grezdan nuk arritën të shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit shqiptar. (Shiko faksimile Nr.4 ku Crawford figuron administrator)

Gënjeshtra Nr. 4 e Crawford

Albpetrol ndoqi gjithë procedurën ligjore duke i dhënë afat kompanisë për të shlyer detyrimet ndaj shtetit. Në kushtet e mos shlyerjes, në Janar 2017 vendburimet u shtetëzuan duke ju kthyer shtetit shqiptar. GBC Oil e Mark Crawford, Naim Kasës dhe Krezhnik Grezdas, e regjistruar në ishujt Kaiman inicioi një proces në arbitrazh kundër shtetit shqiptar. Arbitrazhin pra, ndryshe nga sa gënjen Crawford nuk e bëri miliarderi amerikan por Marku dhe shokët e tij spekulantë shqiptarë. Ata kërkuan 113,372,000 USD dëmshpërblim dhe fitim të munguar nga prishja e marrëveshjes. Ndryshe nga sa gënjen Crawford, arbitrazhi u fitua nga qeveria shqiptare duke u konsideruar të drejta dhe të ligjshme vendimet për shtetëzimin e vendburimeve. Pretendimi i tyre për dëmshpërblim u rrëzua.

Sipas vendimit i njihej kompanisë vetëm pretendimi për kompensimin e efekteve negative të rentës minerare në vlerën 12.5 milion USD. Para të cilat kompania ja kishte derdhur shtetit shqiptar gjatë viteve 2008-2016 përmes tatimeve si rentë minerare. Në total, GBC Oil i kishte shtetit borxh 27 milion USD dhe pas zbritjes së 12.5 milion USD të rentës, do duhet ti derdhte shtetit shqiptar në arkë një shumë prej 14.5 milion USD.

Gënjeshtra Nr.5 e Crawford

Gënjeshtra e rradhës e Crawford është deklarimi se pas vizitës në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Gjiknuri ja dha blloqet e naftës rusëve. Madje spekulimi shkon më tej teksa edhe pjesëmarrjen e Gjiknurit në një aktivitet të organizuar nga Bashkia e Tropojës ku MCGonigal mori një titull mirënjohjeje nga kryebashkiaku e shet sikur ka ndodhur në kohën kur merreshin vendimet për blloqet. Ky episod ka ndodhur shumë vite më vonë, kohë kur as Gjiknuri nuk ishte ministër dhe as MCGonigal nuk ishte më zyrtar i FBI.

Blloqet e naftës Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë, që prej Janarit 2017 kur u morën nga ata që i kishin keqmenaxhuar përfshirë edhe Mark Crawford dhe miqtë e tij të afërt me Sali Berishën vazhdojnë të jenë nën pronësi të shtetit shqiptar dhe nuk kanë kaluar asnjë ditë në duart e privatit.

Për dijeninë e atyre që hiqen si kompetent por janë injorant të dobishëm, sipas ligjit shqiptar Hyrja në Fuqi e Marrëveshjes Hidrokarbure bëhet pas nënshkrimit nga Ministri dhe pasi miratohet në Këshillin e Ministrave. Garat e hapura ndërkombëtare për këto blloqe u përballën me përplasjet e kompanive konkurruese me njëra-tjetrën në gjykatë dhe blloqet i mbetën shtetit shqip.


Kujtojmë se Crawford ka bërë disa deklarata në lidhje me fushat e naftës, që kaluan në duart e rusëve të Gazprom. Sipas tij, nafta u është hequr amerikanëve për të kaluar në duart e rusëve të Gazprom dhe se në këtë lojë kanë qenë të përfshirë kryeministri Edi Rama dhe ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal që u arrestua për korrupsion.

mark crawford

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni