LIVE UPDATES
Politike

Akuza e Berishës: Ambasadori i Britanisë në Tiranë, një lloj McGonigali

Kryedemokrati lëshoi akuza të reja ndaj diplomatit britanik, Alstair King Smith. Ai e krahasoi atë me ish-zyrtarin e FBI, McGonigal.

18 Mars 2023, 18:14 Nga k.m.
Akuza e Berishës: Ambasadori i Britanisë në Tiranë, një
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj trupës diplomatike britanike në Tiranë. Në një lidhje direkte me shqiptarët në Britaninë e Madhe, kryedemokrati Berisha tha se ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smthi tha se bashkë me Yuri Kim janë korruptuar nga kryeministri Edi Rama. E gjitha kjo për të shkatërruar opozitën shqiptare si dhe për ta shpallur atë "non grata".

"Yuri Kim së bashku me Edi Ramën ka shkelmuar kushtetutën e Shqipërisë, të Amerikës dhe konventën e Vjenës. Ka shkelë çdo normë, ligj, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Do të ju them të dashur miq, se pasi pa asnjë fakt, dokument, provë, asnjë fakt, Antony Blinken më shpalli mua ‘non grata’ zonja në fjalë mblodhi ambasadorët e BE-së dhe u kërkon atyre që të solidarizohen me vendimin e qeverisë së saj. Ajo mori një jo të thatë prej tyre. Dhe nuk mori vetëm jo-në e thatë, por mori edhe shkaqet pse jo.

Së pari diplomatët e nderuar i thanë asaj se nuk na keni pyetur ne, kur keni marrë këtë vendim. Së dyti nuk keni asnjë fakt, provë, apo dokument, për vendimin që keni marrë për të ndihmuar Edi Ramën, qeverinë e Edi Ramës dhe për të lënë vendin pa opozitë dhe ne me këtë nuk pajtohemi. Kjo është e vërteta. Por po nga të njëjtat pozita, me të njëjtën mënyrë veproi edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alstair King Smith. Edhe ky është një lloj McGonigali, i cili ka mashtruar qeverinë e madhërisë së tij në çdo gjë që i ka dërguar për Sali Berishën. Unë ju them ju, shumë shpejt do të i bëj publike një për një trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar këmbë e xhep. Por Britania e Madhe është shtet ligjor dhe unë kam besim të madh tek drejtësia e vendit ku keni ju. Ky diplomat i korruptuar, pasi ka mashtruar qeverinë e tij, bashkë me një paraardhësin e vet, vazhdon ta mashtrojë. I thotë se Berisha sulmon ambasadorin dhe qeverinë e madhësirë së tij. E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do ta sulmoj publikisht dhe do ti tregoj qytetarëve dhe botës së çfarë përfaqëson, por nuk kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së tij për të cilën kam respektin më të madh,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Edi Rama e kryeson vetë këtë kupolë hajdutësh që po shkreton dhe varfëron çdo ditë shqiptarët. Po ndalem në disa shembuj. Ai ka firmosur për ndërtime me procedurë të mbyllur, procedurë antiligjore, tre djegësave 420 mln euro, asnjëri prej tyre nuk ekziston. Edhe njëri që u ndërtua në Elbasan, u morën hekurishte të viteve ’70 dhe është jashtë funksionit sot. Të gjitha paratë shkojnë në kontot bankare të sipërmarrjes së tij, të Erion Veliajt dhe ministrave të tjerë.

Porti i Durrësit është një aferë e cila në total shkon rreth 5 miliardë euro. Edi Rama ka gjetur një miliarder në Dubai dhe do të ndjekë shembullin e tij për tu bërë edhe vetë miliarder. Jashtë çdo procedure dhe ligji i ka dhënë atij portin e Durrësit me 820 mijë metra katror truall, për të ndërtuar gradacielën e tij, tokë publike e cila është pronë e Durrësit dhe Shqipërisë. Rastet janë të pafundme. Vetë bën një jetë sheiku. Me 137 fluturime me çarter me dhomë gjumi luksoze, ka shpenzuar mbi 22 mln euro.

Blen për oborrin e zyrave të tij, vazo druri plot 4 mln euro. sillet si një despot i vërtetë, që nuk njeh ligj nuk njeh asnjë normë standard. Edi Rama, ju e dini është i biri i një xhelati të diktaturës komuniste. Kur them xhelat e them në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në diktaturë shoqëria ndahej në shtresat e veta. Në njërën anë qëndronin të përndjekurit, të persekutuari të burgosurit politikë, të cilët për fjalën e lirë, për besimin tek zoti, vokacionin perëndimor, dashurinë e kombit, burgoseshin, internoheshin, ekzekutoheshin.

Por në anën tjetër ishin në ekstremin tjetër xhelatët e tyre, ata të cilët i torturonin, i burgosnin, ata të cilët firmosnin ekzekutimin e tyre dhe i ekzekutonin. I ati i Edi Ramës ka firmosur në 10 gusht të vitit 1988, ekzekutimin e Havzi Nelës, një poeti disident i cili në vargjet e tij shkruante për liritë e të drejtat e njeriut, shkruante për Kosovën dhe frymën e Helsinkit. U ndala këtu në këtë moment jo për të bërë biografi, por ky ishte qëndrimi i etërve të tij ndaj mendimit ndryshe, ndaj mendimi pluralist. Edi Rama sot mban të njëjtin qëndrim ndaj pluralizmit politik.

sali berisha

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë