LIVE UPDATES
Politike

Hoxha: Edi Rama ka përdorur në mënyrë të frikshme paratë, për të bërë lobing për vete jo për Shqipërinë

Hoxha u shpreh se, Rama nuk u lejua të futej në takim, por i lejuan të bënte një foto, ndërsa Bilal Shehu bëri edhe burgun e Edi Ramës, sepse kishte shkelur ligjet amerikane.

30 Prill 2025, 22:40 Nga N.F
Hoxha: Edi Rama ka përdorur në mënyrë të frikshme
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka përdorur paratë dhe burimet njerëzore në mënyrë të frikshme që të lobonte për veten e tij, dhe jo për Shqipërinë. Hoxha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ ka sjellë në vëmendje rastin e Bilal Shehut i cili u dënuar në Amerikë, se kishte paguar 80 mijë dollarë të Edi Ramës, që ky i fundit të futej në një takim të presidentit Amerikan të kohës, Barack Obama.

Hoxha u shpreh se, Rama nuk u lejua të futej në takim, por i lejuan të bënte një foto, ndërsa Bilal Shehu bëri edhe burgun e Edi Ramës, sepse kishte shkelur ligjet amerikane. Sipas tij lgji i SHBA e ndalon financimin nga shtetas të huaj dhe prandaj u përdorën dy shtetas shqiptarë që ishin qytetarë amerikanë, për të shfrytëzuar pikërisht këtë hapësirë që lejonte ligji amerikan. Ai shtoi se Bilal Shehu u dënua dhe e bëri burgun dhe për Ramën.

"Task Forca e krijuar për të monitoruar zgjedhjet, ka qenë një krijim, me mbështetje financiare nga pas nga Ambasada Britanike. Një javë më parë, pamë se si prokurori i Përgjithshëm, ai i SPAK raportuan para ambasadorëve ndërkombëtarë që ndodhe në Tiranë.

Ata kanë përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë, para zgjedhësve dhe forcave politike shqiptare, të cilët janë aktorët që marrin pjesë në proces. Pra nëse kanë konstatuar problematikë, duhet të ua kërkojnë atyre, duhet tu thonë atyre dhe shqetësimet që kanë, dhe të marrin edhe shqetësimet që kanë forcat politike.

Duhet të raportojnë tek aktorët që marrin pjesë në zgjedhje se, çfarë kanë hasur, çfarë kanë konstatuar dhe çfarë problematikash ka fushata zgjedhore deri më tani dhe ku po veprojnë realisht.

E kjo duhet bërë para 11 majit, se pas 11 majit nuk ka vlerë. Nëse Rama fiton zgjedhjet, ai të jep kë të duash, jo Belindën, por kë të duash, zgjat dorën dhe merr kë të duash. Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit nga Rama është se, ai ka përdorur në mënyrë të frikshme, burimet njerëzore, burimet financiare, për të bërë lobing dhe për të pasur përkrahje dhe mbështetje tek ato që janë sot fuqitë madhore në politikën globale.

Fillimisht në SHBA dhe tashmë i kemi të provuar, dhe pastaj në vendet kryesore të BE. Praktikisht Edi Rama nuk loboi për interes të Shqipërisë, por për interes të vet. Rasti i Bilal Shehut, atij taksixhiut në Nju Xhersi, kur Rama ishte akoma në opozitë. Çfarë bëri? Filloi një operacion që në shtator 2012, gjeti mënyrën se si do të shkonin në Nju Xhersi dhe shkuan në emër të Bilal Shehut dhe gruas së tij.

Këto para që shkuan atje në rrugë bankare, dhe u përkthyen në çeçe që do çoheshin në aktivitetin e 8 tetorit në San Francisko ku do të mblidheshin fonde për presidentin e kohës, Obama. 70 mijë dollarë shkuan në emër të Bilal Shehut dhe 10 mijë dollarë shkuan në emër të gruas së tij.

Ligji i SHBA e ndalon financimin nga shtetas të huaj dhe prandaj u përdorën dy shtetas shqiptarë që ishin qytetarë amerikanë, për të shfrytëzuar pikërisht këtë hapësirë që lejonte ligji amerikan. Bilal Shehu u dënua dhe e bëri burgun dhe për Ramën," tha Artan Hoxha.

rama artan hoxha

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë