Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Organizata “Qëndresa Qytetare” ka bërë disa raporte monitorimi ku ka evidentuar shkelje sa i takon përdorimit të nxënësve, mësuesve dhe profileve zyrtare të shkollave në fushatën elektorale.
TIRANË- Megjithatë, eksperienca ka treguar se gjithmonë ka problematika nga më të ndryshmet që cënojnë procesin. Denoncimet kanë nisur tashmë në KQZ, nëpërmjet rrugëve elektronike, postës apo edhe telefonatave. Partitë politike dhe organizatat joqeveritare i janë drejtuar këtij institucioni duke renditur shqetësimet për fushatën elektorale.
“Deri në këto momente kemi pasur 89 denoncime të përcjella nga parti politike, kryesisht nga Partia Demokratike. Tre denoncime janë përcjellë nga sinjalizues që nuk kanë dashur të bëhen publikë, dhe 31 denoncime janë përcjellë nga organizata jofitimprurëse”, u shpreh Pavlina Doçaj, drejtoreshë e ligjshmërisë.
Këto të dhëna janë dinamike dhe ndryshojnë nga dita në ditë, pasi regjistrimi i kësaj interviste është bërë disa ditë para transmetimit. Organizata “Qëndresa Qytetare” ka bërë disa raporte monitorimi ku ka evidentuar shkelje sa i takon përdorimit të nxënësve, mësuesve dhe profileve zyrtare të shkollave në fushatën elektorale. Sipas organizatës, 36 institucione arsimore të niveleve të ndryshme vendosën në dispozicion faqet zyrtare të tyre në favor të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Këto institucione, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë angazhuar në forma të ndryshme, duke përfshirë pëlqimin, komentimin apo shpërndarjen e postimeve që përmbajnë thirrje elektorale. Pjesë e tyre janë drejtoritë rajonale arsimore, zyrat arsimore, si dhe shkolla 9-vjeçare dhe të mesme.
Mes denoncimeve renditet edhe takimi elektoral për prezantimin e kandidatit Olsi Komici në palestrën e Gjimnazit “Ibrahim Muça”, duke shkelur nenin 91 të Kodit Zgjedhor mbi përdorimin e burimeve publike.
Edhe nisma “Kuvendojmë për Shqipërinë” është denoncuar në KQZ për përdorim të fondeve publike për aktivitete politike. Shkelje janë cilësuar takimet e kryera në kuadër të këtij programi, dhe është vërejtur mungesa e zëvendëskryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i cili përfaqëson opozitën. Pikërisht ky fakt, si dhe video e transmetimit të takimit “Kuvend-On”, hedhin më tej dyshime lidhur me natyrën politike të këtyre aktiviteteve. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve e ka pushuar hetimin për rastin, duke argumentuar se ishte një aktivitet i planifikuar më herët.
“Ka pasur vetëm një rast kur kemi propozuar sanksion administrativ për kryetarin e Kuvendit, por kërkesa nuk është pranuar nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Është konstatuar, në bazë të një denoncimi, se objekti i veprimtarisë së institucionit të Kuvendit ka qenë informimi, apo kryerja e një detyre funksionale për të informuar shkollat apo universitetet në disa bashki të vendit në lidhje me punën që kryen Kuvendi. Por është konstatuar se gjatë kësaj veprimtarie janë thënë edhe shprehje elektorale, të cilat janë vërtetuar. Po, ka pasur thirrje elektorale, dhe nga ana jonë, nga ana e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, është propozuar një masë e caktuar sanksionuese”, u shpreh Pavlina Doçaj, drejtoreshë e ligjshmërisë./TCH
Foto TIRANË- Teksa vizituam me radhë të gjitha departamentet brenda Komisionit, ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte kjo zyr&eu...
Celibashi TIRANË- Angazhimi politik për të kërkuar besimin e qytetarëve është njëra anë e fushatës elekto...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Astiri u shpreh se edhe pak ditë na ndajn&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Astir u premtoi bizneseve se me ardhjen n&eum...
pamje nga momenti TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim elektoral me qytetarët në zonën e Astirit n&...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me pje...
foto nga takimi TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se me ardhjen e PD në qeveria arsimi do jetë përparësi absolute, ku më...
Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka postuar së fundmi një postim në "Facebook" në lidhje me zgjedhjet e 11 m...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se zona e Astirit është përgjegjësia qyte...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral me qytetarët në zonën e Ast...