LIVE UPDATES
Politike

Influenca të huaja malinje te vota e diasporës? Paralajmërimi i frikshëm…

Financimi apo dhurimi i parave për fushatën elektorale nuk është i rregulluar me ligj. Të dhënat nuk deklarohen në asnjë regjistër dhe, për rrjedhojë, nuk janë objekt monitorimi.

30 Prill 2025, 22:11 Nga N.F
Influenca të huaja malinje te vota e diasporës? Paralajmërimi i
Foto

TIRANË- Abuzimet me fletët e votimit pasuan aktivitetet e shumta elektorale në diasporë me burime financimi të dyshimta. Vota e diasporës u pa vetëm në kontekstin politik dhe nuk u hartuan strategji afatgjata, duke vlerësuar edhe rreziqet ndaj të cilave ekspozohet vendi ynë.

Financimi apo dhurimi i parave për fushatën elektorale nuk është i rregulluar me ligj. Të dhënat nuk deklarohen në asnjë regjistër dhe, për rrjedhojë, nuk janë objekt monitorimi.

“Pikë e errët në diasporë është lëvizja e parave. Ne nuk kemi bazë ligjore që e rregullon ardhjen e parave për fushatë elektorale nga diaspora ose aktet që po ndodhin në diasporë për transparencën e tyre financiare: kush i financon, për çfarë arsyeje dhe si deklarohen këto në sistem. Na mungon kjo lloj baze ligjore. Ne nuk kemi as një element parandalues për ndikimin e palëve të treta që mund të kenë në zgjedhjet e diasporës”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Një pikë e cila është tërësisht e lirë për këdo është investimi nga persona të tretë në fushatë, të cilët mund të ndikojnë drejtpërdrejt. Këtu bëjnë pjesë edhe influencat e ndryshme nga shtete që kanë interesa të shtrijnë më tej ndikimin në Shqipëri. Një plagë që ka mbetur pa adresim, edhe pse ndërhyrjet e grupeve të lidhura me shtete të tjera nuk kanë munguar në asnjë palë zgjedhjesh.

“Le të supozojmë që një grup i caktuar politik, shtetëror, informal apo biznesi në një shtet të caktuar — përfshirë edhe vende fqinje si Greqia — ka interes për të lobuar për një kandidat të caktuar në Shqipëri. Ata mund ta zhvillojnë këtë lloj ndikimi dhe ne nuk kemi asnjë mekanizëm parandalues. Duhet të kishte një lloj qasje strategjike afatgjatë e të qëndrueshme, që është detyrë shtetërore për të mbrojtur interesat shtetërore”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Në vende të tjera ka ndodhur që vota e diasporës të ketë përcaktuar formimin e qeverisë. Jo si vullnet i lirë i qytetarëve, por si rezultat i ndikimit dhe mekanizmave nga shtete të tjera. Tek ne kjo çështje ende nuk është temë diskutimi. Në këto kushte, vendi ekspozohet ndaj një rreziku të panjohur.

“Ne kemi menduar thjesht dhe vetëm për zarfin: se si të shkojë, se si grupi mbështetës i partive voton dhe se si ai zarf të vijë. Por asnjë nga këta elementë që në vende të tjera — si në Bosnje, Kroaci, madje edhe në Kosovë ose Maqedoninë e Veriut, e deri në zgjedhjet e fundit në Rumani — kanë ndikuar në raportet politike të vendit dhe në përcaktimin e fituesve nga aktorë të tretë dhe grupe informale nga jashtë, në Shqipëri nuk është temë debati kjo gjë”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike./ TCH

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë