30 Prill 2025, 21:10
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Astir u premtoi bizneseve se me ardhjen në pushtet do të vendosë taksë të sheshtë 10% nga 23% që është momentalisht. Ai më tej shtoi se do të ulë TVSH-në në 15% dhe energjinë elektrike në 6 lekë.
Berisha shtoi se mesatarja për universitet do hiqet që vitin që vjen. Sipas tij në shtator nuk do ketë mesatare dhe se tarifat do të jenë 4 herë më të ulëta. Sa i përket bursave Berisha tha se do të bëhen 200 euro.
"Bizneseve të Astirit dhe mbarë Shqipërisë u premtoj vendosjen e taksës së sheshtë 10 përqind nga 23 përqind që është. Uljen e TVSh-së në 15 përqind. Uljen e çmimit të energjisë elektrike në 6 lekë. Përgjysmimin e tarifës së ujit. Ndalimin me ligjin të bashkive, të cilat nuk do mund të vendosin kurrë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa lokale për bizneset. Garantoj bizneset e vogla se përveç energjisë dhe ujit, hapësira publike që u shitet me 1500 lekë do zbresë në 120 lekë.
Se tavanet për tatim fitimin dhe TVSH-në do rriten nga 100 mijë dhe 140 mijë që janë sot, në 180 mijë euro. Biznesi pra do ketë klimën më miqësore, do mund të shtojë investimet dhe punësimin.
Astiri madhështor, Tirana madhështore është Tirana dhe Astiri i qytetarëve që kanë besim tek e ardhmja e tyre. I qytetarëve që përballojnë me dinjitet jetën. I qytetarëve që u rritet çdo vit mirëqenia. I qytetarëve që u shkollohen dhe u punësohen fëmijët e tyre në Shqipëri. U jap fjalën këtyre të rinjve se mesatarja për universitet do hiqet që vitin që vjen. Në shtator nuk do ketë mesatare.
Se tarifat do të jenë 4 herë më të ulëta. Se bursa do jetë 200 euro. Se pas mbarimit të shkollës, çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë do t’i paguhet një vit sigurimet e tij shoqërore dhe të gjitha shpenzimet për kualifikimet e tyre. Të rinjtë që dëshirojnë të hapin biznese do përfitojnë grante, kredi të buta dhe për çdo çift të ri një çati. Qeveria do garantojë grante 30 mijë euro me të cilat çiftet e reja do paguajnë interesin e kredisë. Çiftet që bëhen me tre fëmijë nuk do paguajnë asnjë qindarkë kredi, do ua paguajë shteti," tha ai.
berisha
Politike
30 Prill 2025, 21:10
r.ll
pamje nga momenti
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim elektoral me qytetarët në zonën e Astirit n&...
Politike
30 Prill 2025, 20:44
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me pje...
Politike
30 Prill 2025, 20:49
r.ll
foto nga takimi
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se me ardhjen e PD në qeveria arsimi do jetë përparësi absolute, ku më...
Politike
30 Prill 2025, 20:29
N.F
Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka postuar së fundmi një postim në "Facebook" në lidhje me zgjedhjet e 11 m...
Politike
30 Prill 2025, 20:30
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se zona e Astirit është përgjegjësia qyte...
Politike
30 Prill 2025, 20:26
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral me qytetarët në zonën e Ast...
Politike
30 Prill 2025, 19:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me miratimin e rezolutës së propozuar nga PD-ja në kongresin e Partive Popullo...
Politike
30 Prill 2025, 18:49
r.ll
albana vokshi
SPANJË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e Partive Popullore Evropiane...
Politike
30 Prill 2025, 18:36
r.ll
pamje nga takimi
SPANJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosov&e...
Politike
30 Prill 2025, 18:14
N.F
Rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kukësi ka folur në lidhje me rëndësinë që kan&e...