Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë
24 Qershor, 21:56
Vëllai vrau v&e...
Politike
"Gjysma e grupit e urren se..."/ Bardhi: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton Balla, ai miraton ligje për t’i dhënë favor Artur Shehut
Në përgjigje, Bardhi tha se nuk i sugjeron Balla aksionet e grupit të PD, ndërkohë shtroi se e vetmja gjë që mund të sugjerojë Balla është miratimi i ndonjë ligji që favorizon Artur Shehun, pronarin e tokave ku do të ndërtohet resorti në Zvërnec.
25 Qershor 2026, 12:32Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës, i cili u kërkoi demokratëve të dorëzojnë mocion mosbesimi për qeverinë. Në përgjigje, Bardhi tha se nuk i sugjeron Balla aksionet e grupit të PD, ndërkohë shtroi se e vetmja gjë që mund të sugjerojë Balla është miratimi i ndonjë ligji që favorizon Artur Shehun, pronarin e tokave ku do të ndërtohet resorti në Zvërnec.
Bardhi theksoi më tej se Balla është kreu i grupit, në një grup ku gjysma e urren për shkak të sjelljes së tij në raport me deputetët.
"Aksionet e grupit të PD në kuvend nuk i sugjeron Balla, e vetmja gjë që sugjeron Balla është të miratojë ligj për ti dhënë favor Artur Shehut dhe grupeve kriminale në vend. Çdo lëvizje e PD duhet të jetë realiste dhe mos të bëhet për shoë politik. E sigurt është që Balla është kreu i grupit, në një grup ku gjysma e grupit e urren për shkak të sjelljes së tij në raport me deputetët. Imagjinoni tani urrejtjen që kanë shqiptarët", tha Bardhi./Dosja.al