25 Qershor 2026, 12:29
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi komentoi deklaratat e Ali Ahmetit, Kreut të BDI-së në Shkup, i cili u shpreh kundër protestave në vendin tonë. Duke folur në konferencë për gazetarët, tha se Bardhi theksoi se Ahmeti po keqpërdoret nga mazhoranca me gënjeshtra e broçkulla. Bardhi deklaroi më tej se përfshirja e figurave politike dhe kombëtare nga jashtë Shqipërisë në debatin e brendshëm politik nuk i zbeh kërkesat e qytetarëve që protestojnë, por tregon shqetësimin e qeverisë për reagimin publik.
"E dëgjova të fliste lloj-lloj budallallëqesh në konferencën me ju. Të luante atë rol që nuk e luan asnjë parlamentar në botë, të nxjerrjes së fletërrufeve ndaj qytetarëve që protestojnë, të fyejë qytetarët që protestojnë, të intimidojë qytetarët që protestojnë, të arrijë deri aty sa të keqpërdorë luftën çlirimtare të Kosovës për temë dhe debat dite në Shqipëri, të keqpërdorë figura kombëtare siç ishte rasti i djeshëm i Ali Ahmetit me gënjeshtra dhe broçkulla në raport me qytetarët që ishin një rrezik, ishte shqetësuar shumë i nderuari miku i Shqipërisë Ali Ahmeti për rrezikun që po i vinte shqiptarëve nga shqiptarët që protestojnë. Detyruan djalin e Hashim Thaçit të vinte se kishte nevojë Edi Rama për një foto. Kjo nuk tregon që qytetarët nuk kanë të drejtë. Kjo tregon që qytetarët kanë të drejtë dhe Edi Rama është i shqetësuar. Prandaj edhe refuzoi të trija kërkesat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren që Kuvendi të trajtojë këtë çështje," tha Bardhi./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
25 Qershor 2026, 12:26
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kritikoi ashpër qeverinë për bllokim...
Politike
25 Qershor 2026, 11:59
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar këtë të enjte me debate t&e...
Politike
25 Qershor 2026, 11:54
E. D
TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej dit&e...
Politike
25 Qershor 2026, 11:51
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa ka deklaruar në Konferencën e Kryetarëve se është e turpshme sesi PS fabriko...
Politike
25 Qershor 2026, 11:39
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se arsyeja se përse nuk ës...
Politike
25 Qershor 2026, 11:05
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën në Tiranë, ku thekson se nuk ka asgjë ...
Politike
25 Qershor 2026, 10:12
E. D
Edi Rama
POLONI- Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot dhe nesër në Konferencën për Rindërtimin e Ukrain&eum...
Politike
25 Qershor 2026, 09:11
E. D
TIRANË- Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej shumë ditë...
Politike
25 Qershor 2026, 08:08
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të gjatë të një qyteari, i cil...
Politike
24 Qershor 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
Irlanda do ta marrë kryesimin e presidencës gjashtëmujore me rotacion të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) ...