Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë
24 Qershor, 21:56
Vëllai vrau v&e...
Politike
Rama reagon sërish për protestën: Nuk po merrem me protestuesit, por me përfituesit, shqiptarë pa din e as iman
Në postimin e tij, Rama ka ndarë edhe dy foto, ku shkruan se njëra prej tyre kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllanë e vrarë të cilin e cilësoi si kasapin e regjimit të Teheranit.
25 Qershor 2026, 11:05Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën në Tiranë, ku thekson se nuk ka asgjë me protestuesit, por me ata që e kanë shndërruar protestën nga një kauzë për mbrojtjen e natyrës në një tribunë për interesa të tjera politike dhe të financuara nga jashtë.
Në postimin e tij, Rama ka ndarë edhe dy foto, ku shkruan se njëra prej tyre kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllanë e vrarë të cilin e cilësoi si kasapin e regjimit të Teheranit. Sa i përket fotos së dytë, Rama thotë se personi tjetër është kryeshërbëtore e ajatollahëve.
Postimi i Ramës:
Mos u merr me protestuesit… Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës./Dosja.al