LIVE UPDATES
Politike

Dosja McGonigal, Rama mbrohet: Aktakuza nuk flet fare për asnjë lloj korrupsioni!

Po ashtu, për akuzat e opozitës, Rama tha se do të marrin përgjigje e duhur në zgjedhjet e 14 majit.

2 Shkurt 2023, 21:27 Nga k.m.
Dosja McGonigal, Rama mbrohet: Aktakuza nuk flet fare për asnjë lloj
Edi Rama dhe Grida Duma

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur rreth akuzave për përfshirje në çështjen e Charles McGonigal. Në intervistën e tij gjatë emisionit “Top Story”, kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse ndihet i rrezikuar nga përfshirja e kompanive ruse në këtë çështje, ai është përgjigjur se ka të dhëna se këto kompani ruse janë favorizuar nga qeveria e mëparshme dhe se nuk ka asnjë implikim të tijin apo qeverisë aktuale. Po ashtu, për akuzat e opozitës, Rama tha se do të marrin përgjigje e duhur në zgjedhjet e 14 majit.

PJESË NGA BISEDA: 

Grida Duma: Një oligark shfaqet tek Hec Shushuca, në Divjakë, etj. Marrë të mirëqenë që nuk e keni ditur që është oligark rus, për mua personalisht...Nuk kanë fituar as Duçka, as Neza, nga tenderimet?
Edi Rama: Po e përsëris, në rastin e personit tjetër, ai ka ardhur me zyrtarin e lartë, nuk kam pasur asnjë njohje më parë. Flitet për një borxh të marrë në aktakuzë, flitet për një borxh të marrë dhe të premtuar për t'u kthyer mes të dyve. Është mbarsja e një mali të madh që asnjë mi nuk e pjell dot, por bisht miu. Unë nuk komentoj komentatorët, në aktakuzë nuk thuhet asgjë e tillë. Më lejoni të them këtë tani, duke aluduar se ajo që ka ndodhur me hetimin dhe skandalin e marrjes së parave ruse, unë nuk kam pasur asnjë dokument dhe ndonjë gjë më shumë se BIRN. Kemi folur për influencën ruse për mënyrën e penetrimit, por nuk ka folur për asnjë lloj biznesi. Unë e kam takuar presidentin Trump, të cilit i hyri FBI në shtëpi, kjo është punë e drejtësisë amerikane. Nëse vjen mundësia që të unë të shkoj ta takoj, do e bëj prapë.
Grida Duma: Sot e quani mik apo friend?
Edi Rama: Aktakuza nuk flet fare për asnjë lloj korrupsioni të askujt, flet për mosdeklarim, mashtrim. Por jo korrupsion. Ndjehem keq se në çfarë katandie që është politika jonë e përditshme dhe deri ku shkon paturpësia për të marrë zvarrë elektoratin duke iu servirur një gënjestër unikale.
Grida Duma: Nëse do kishte qenë kaq hiç, mund t'i kishit thënë përgjigje opozitës?
Edi Rama: Ata nuk meritojnë më përgjigjet e mia. Asnjë. Jam bërë edhe unë kontributor për neveritjen e njerëzve.
Grida Duma: Përse në aktakuzë përmendet Edi Rama dhe figura të tjera?
Edi Rama: Për arsyen e thjeshtë që e kam takuar, për këtë duhet të pyesni ata të tjerët që janë ndalur këtu.
Grida Duma: Ndjeheni në kurth?
Edi Rama: Në rastin e qeverisë tonë, nuk kanë marrë asnjëlloj kontrate, nga ana tjetër qeveria jonë nuk ka bërë asnjë peshqesh për asnjë lloj kompanie pa bërë garë. Kështu që dhe për këtë, është flluckë e jashtëzakonshme. Nëse ka kërkime për të herë. Kapni hajdutin ai që është hajdut në të vërtetë. Një gjë është e sigurtë që vetëgjyqësia shqiptare...
Grida Duma: Përse në aktakuzë përmendet Edi Rama kryeministër dhe jo figurat e tjera që McGonigal ka takuar?
Edi Rama: Për arsyen e thjeshtë që ai dhe unë jemi takuar. Ajo që mund të them unë është shumë e thjeshtë, kompanitë ruse për të cilat flitet janë kompani që kanë marrë peshqeshe dhe kontrata nga qeveria e mëparshme dhe që në rastin e qeverisë tonë nuk kanë marrë asnjë lloj kontrate, qeveria jonë nuk ka bërë asnjë peshqesh duke dhënë fusha nafte pa garë. Kjo është një flluskë e jashtëzakonshme shumë e madhe. Ato kompani kanë marrë peshqeshe pa garë nga qeveria e mëparshme. E vërteta e thjeshtë është që nuk ka asnjë implikim të asnjë natyre jo timin pore të asnjë zyrtar shqiptar se po të kishte do të ishte në aktakuzë.
Grida Duma: Do surprizoheshit nëse drejtësia do të hulumtonte mbi këtë çështje?
Edi Rama: Kam arritur në një pikë që nuk surprizohem nga asgjë, këtu nuk ka asnjë çështje se po të kishte do e hapnin ata që nuk falin as presidentët e tyre. Ky Nezaj nuk e ka takuar atë në zyrën time. Kanë ardhur dy shokë nga Amerika, më kanë takuar mua këtu dhe janë kthyer në Amerikë dhe mes tyre ka një marrëdhënie parash dhe kjo të çon në konkluzionin se kanë lidhje me mua? Ish zyrtari i lartë i FBI-së ka ardhur në zyrën time me Agron Nezajn, unë s’mund ti thoja do dalë jashtë ky se është nga Tropoja, skam asnjë lloj problemi t’ju them se sërish të vinin do i takoja se është një nder të takoja zyrtarin e lartë të FBI-së. Në 14 maj kjo do të jetë një kosto e shtuar për ata që po përpiqen të ma faturojnë mua Nuk ka asnjë aktakuzë në qeverinë amerikane që është e lidhur me mua.
Grida Duma: Asnjë shqetësim nuk ka Rama për hetime mbi çështjen Gonigal?
Edi Rama: Është mundësia më e mirë që duke u ballafaquar qoftë edhe më një rresht të aktakuzës. Nuk ka thjesht nuk ka, për ca duhet të shqetësohem unë? Shqetësohem për faktin se katandia e atyre që po mundohen ta bëjnë këtë çështje me përmasa ndërkombëtare është tallja më e madhe që mund të bëjnë por nuk i vë faj. Nuk mund të tërheqin zvarrë më gënjeshtra të proporcioneve që kemi dëgjuar, të thonë që është hapur procesi.

edi rama grida duma

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale