LIVE UPDATES
Politike

Takim me krerët e degëve/ Berisha: Largimi i Ramës është i domosdoshëm. Do të ketë protesta edhe pas 11 shkurtit!

Sali Berisha tha se pas datës 11 shkurt, tubimet e opozitës do të vazhdojnë.

2 Shkurt 2023, 17:40 Nga k.m.
Takim me krerët e degëve/ Berisha: Largimi i Ramës
Pamje nga mbledhja

TIRANË- "Do të ketë protesta të vazhdueshme para dhe pas saj. Protestë edhe para Parlamentit,"-kështu tha kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen me drejtuesit e degëve në selinë blu. Kryetari i PD-së, Sali Berisha është takuar pasditen e sotme me kryetarët e degëve në të gjithë vendin, të cilëve u ka kërkuar angazhim në protestën kombëtare të 11 shkurtit. Në fjalën e tij, Berisha tha se pas datës 11 shkurt, tubimet e opozitës do të vazhdojnë. Numri një i demokratëve është shprehur se PD është forca e vokacionit perëndimor dhe nuk do të ndalet derisa të largojë të keqen, sipas tij, kryeministrin Edi Rama, nga pushteti.

"Çdo demokrat e demokrate duhet të mobilizohet si asnjëherë më parë, për protestën në Tiranë. Tirana gjithashtu duhet të derdhet e tëra në shesh, Shqipëria duhet të vërshojë drejt Tiranës. Por ne jemi në revoltë, jemi në protestë, ky është revolucion.Shqiptarët duhet ta dinë se parlamenti shqiptar është më i shëmtuar sot se kurrë, më i cunguar se kurrë. Është një parlament ku shkelet kushtetuta çdo ditë. Është një parlament ku vendoset në mënyrë banditeske nën urdhrat e Ramës çdo ditë. Është një parlament ku dhunohen çdo ditë të drejtat e të zgjedhurve nga qytetarët shqiptarë. Ne jemi të vendosur të mos e braktisim atë kurrë. Por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet në parlament,"-tha Berisha ndër të tjera. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Prova e demokratëve është provë e madhe. Është mision përmbushja e të cilit është shpëtimi i Shqipërisë. Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është barrë, është turp për çdo shqiptar të ndershëm, çdo atdhetar, për çdo shqiptar të vokacionit perëndimor në Shqipëri. PD-ja që është forcë e vokacionit perëndimor është dhe do të ngrihet në këmbë e tëra gjer në largimin e tij nga pushteti. Ne në takime të tjera, kemi diskutuar së bashku dhe kemi përcaktuar si mision, largimin e Edi Ramës, për rikthimin e votës së shqiptarëve, dhe ky është zhvillimi më madhor, por me zhvillimet e reja, largimi i Edi Ramës bëhet dy herë më imperativ për shkak të veprimeve të tij antishqiptare, të veprimeve të tij, të cilat mund ti bënte vetëm Llukashenko i Bjellorusisë, një alet i Putinit, por kurrë kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s.Ne kemi nisur betejën në parlament, kemi thirrur protestën në datën 11 shkurt dhe hymë në një fazë përfundimtare të largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ne do të gërshetojmë dhe kombinojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë. Revoltat në sheshe, rrugë, institucione dhe kudo. Qëndresa në parlament, hetimi parlamentar. Koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij. Ora më e rëndësishme në misionin tonë. Ndërkohë ne nuk shmangim, përkundrazi bashkërendojmë çdo përpjekje për 14 majin si një ditë fitoreje për kandidatët tanë të lirisë. Në pamje të parë është komplekse, por misioni kërkon të gjitha këto. Misioni kërkon që ne të bëjmë të gjitha përpjekjet për një sukses të vërtetë të PD-së me 14 maj, për largimin e Edi Ramës dhe rikthimin e votës së lirë shqiptarëve. Pra, detyrë jo e lehtë, por absolutisht e realizueshme. Jam i bindur se në këtë mision, PD do të fitojë, opozita shqiptare do të fitojë. Koha është krej tjetër, koha ka ndryshuar, në kuptimin që jo vetëm protesta e planifikuar që duhet të ketë përgjigjen më maksimale, me datën 11 shkurt duhet të mobilizohet çdo demokrat e demokrate. Duhet të mobilizohet si asnjëherë më parë, për protestën në Tiranë. Tirana gjithashtu duhet të derdhet e tëra në shesh, Shqipëria duhet të vërshojë drejt Tiranës. Por ne jemi në revoltë, jemi në protestë, ky është revolucion.Shqiptarët duhet ta dinë se parlamenti shqiptar është më i shëmtuar sot se kurrë, më i cunguar se kurrë. Është një parlament ku shkelet kushtetuta çdo ditë. Është një parlament ku vendoset në mënyrë banditeske nën urdhrat e Ramës çdo ditë. Është një parlament ku dhunohen çdo ditë të drejtat e të zgjedhurve nga qytetarët shqiptarë. Ne jemi të vendosur të mos e braktisim atë kurrë. Por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet në parlament. Natyrisht demokrate e demokratë, duhet të jenë të gatshëm në çdo kohë për protesta të fuqishme para parlamentit. Nuk u dorëzohet tempulli i demokracisë kriminelëve të llojit, Taulant Balla, Edi Rama, etj. Jo ai është i qytetarëve. Nuk mund të pranojnë të zgjedhurit e popullit të shtypen të drejtat e tyre, sepse po pranuan këtë ata pranojnë shtypjen e të gjithë qytetarëve. Ju siç e shihni, ata sillen si një bandë. Ata bllokojnë, nuk sjellin në parlament në tërësi ligjet tona. Ata bllokojnë komisionet tona hetimore, çka nuk ndodh në asnjë parlament të botës. Deputetët tanë, ne jemi të vendosur, bllokimit të tyre ti përgjigjemi me një qëndresë dhe të pamposhtur në parlament. Degët e Tiranës duhet ta kenë të qartë se protestat para parlamentit duhet të jetë e gatshme në çdo kohë. Se parlamenti nuk mund të funksionojë si një klub i Edi Ramës, jashtë rregullave, jashtë kushtetutës. Ju duhet ta dini dhe shqiptarët duhet ta dinë se prej 5 muajsh ne kemi dorëzuar një rezolutë për të dënuar krimet e serbëve në Kosovë. Gjëja më normale. Prej 5 muajsh Linda e Edi Ramës në parlament refuzon të sjellë rezolutën, me urdhër të Edi Ramës. Në një aspekt ai është parlamenti Linda-Rama dhe asgjë tjetër nuk mund ti thuash. Është i turpshëm, por prap ashtu siç është ne nuk e lëshojmë, jo ne do të luftojmë aty dhe qytetarët do të jenë të gatshëm për të protestuar siç duhet para parlamentit. Parlamenti është i qytetarëve. Deputetët janë përfaqësues të qytetarëve. As të Edi Ramës dhe Lindës që nuk ka as parim, as princip, por zbaton verbërisht urdhrat e tij.Ka një përpjekje tjetër siç e dini nga Edi Rama direkt, për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. Kësaj përpjekje do ti përgjigjemi me revoltë të përgjithshme. Secili prej jush dhe çdo anëtar i PD duhet ta ketë të qartë si kristali, se gjykatat e këtij vendi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën ka vendosur legjimitetin e kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Dhe në çdo vend të botës, ky vendim ka vetëm një vlerë, për regjistrimin në regjistrin e partive politike dhe shoqatave. Ky vendim në çdo vend të lirë shërben vetëm për kaq. Edi Rama urdhëron të mos regjistrohet nga kancelari vendimi i gjykatës dhe në kundërshtim flagrant me çdo parim, shpall palë Alibashën, pa qenë palë. Çfarë jemi këtu, në këtë situatë, jemi në një përpjekje primitive hakmarrëse për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. PD do të futet në zgjedhje dhe do të futet vetëm me vulën, logon dhe flamurin e saj. Absolutisht kurrë nuk do të pranojmë të na lejë njeri, të na përjashtojë nga zgjedhjet. Ndaj dhe do të organizojmë revoltën paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Do të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile, dhe zgjedhjet do ti fitojë PD-ja.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet