LIVE UPDATES
Politike

“Kryeministri i kapur në flagrancë”, Meta për dosjen “McGonigal”: Rama e ka prezantuar ish-agjentin me politikanë në Kosovë e Bosnje

Meta shtoi se kryeministri Rama në këtë rast është kapur në flagrancë, pasi ndaj tij ka prova të padiskutueshme duke përmendur edhe përfshirjen e emrit të tij në aktakuzën ndaj McGonigal në gjyqin e këtij të fundit në SHBA.

2 Shkurt 2023, 21:00 Nga I.A
“Kryeministri i kapur në flagrancë”, Meta për dosjen
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me dosjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Sipas tij në këtë rast kemi të bëjmë me një mafia ndërkombëtare e cila ka gjetur Shqipërinë për të ndërtuar parajsën e vetë të korrupsionit.

Meta shtoi se kryeministri Rama në këtë rast është kapur në flagrancë, pasi ndaj tij ka prova të padiskutueshme duke përmendur edhe përfshirjen e emrit të tij në aktakuzën ndaj McGonigal në gjyqin e këtij të fundit në SHBA.

Ai tha më tej se në këtë dosje përmenden edhe vende si Kosova dhe Bosnja në rajon, për të cilat tha se janë prezantuar me McGonigal me anë të Ramës, i cili sipas Metës e ka prezantuar ish-agjentin me politikanë të këtyre vendeve për të krijuar trafikun e influencës që ka pasur në plan.

“Këto janë histori që kanë ndodhur gjithmonë, kemi të bëjmë me një mafia ndërkombëtare dhe kanë gjetur Shqipërinë për të ndërtuar parajsën e tyre të korrupsionit. Asnjë njeri që thotë një herë ky është miku im, pastaj thotë është miku im në anglisht, etj. Ai është i kapur në flagrancë, kjo është e qartë. Ka prova ndaj tij pa diskutim, përmendet 14 herë në aktakuzë. McGonigal ka marrë një pagesë për interes të tij, e dokumentuar, ai është problemi. Institucioni i tyre më i rëndësishëm për sigurinë e vendit dikush ka tentuar t’ua korruptojë, kjo është për fat të keq edhe përfshirja e qeverisë shqiptare. Përmendet 14 herë vetëm ky person. Thuhet të hetohen gjithë komunikimet mes tyre, takimet kanë qenë pafund, në Shqipëri, në SHBA, Vjenë. McGonigal mund të jetë takuar me çdo njeri, në një ambient ku njerëzit njihen bëhet foto, etj, nuk ka lidhje.

Të mos harrojmë, ai ka marrë 225 mijë dollarë nga personi A, që është e regjistruar me 3 këste. Në vendimi ne gjykatës rezulton që personi A ka marrë informacione nga zyra e kryeministrit dhe ia ka përcjellë McGonigal për të hetuar kundër opozitës për gjoja lobistët. Personi A nuk ka pasur interes ndaj opozitës, nuk është person politik. Ai e ka bërë që të thotë nuk e keni nga unë. Këtë hipokrizi e ka ai. Këtë e ka bërë dhe me të vetët ai, për të ulur kërkesat e tyre, etj. E gjitha kjo maskë ka rënë përfundimisht dhe ai ka dalë siç është, i vërteti më i pabesi që ka nxjerrë kjo tokë. Nuk ka nevojë të ketë hetim nga SHBA, kaq sa ka nga SHBA nuk ka ku të shkojë më. Është i vetmi kryeministër që përmendet 14 herë, përmendet edhe Kosova aty, e Bosnja. Dhe në këto vende ky e ka çuar McGonigal aty. U ka thënë politikanëve takoni mikun tim për të krijuar atë trafikun e influencës që ka pasur plan. Është ky që e ka shtrirë këtë influencë”, u shpreh ai.

ilir meta charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet