LIVE UPDATES
Politike

"Dokumentat do i bëj publike!" Berisha: SPAK, organizatë kriminale në duart e Ramës për t’i garantuar mandatin e katërt

Ai shtoi se ndaj Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, me urdhër të kryeministrit Edi Rama u lëshua urdhër-arrestim si person nën hetim. 

22 Tetor 2024, 21:50 Nga M.B
"Dokumentat do i bëj publike!" Berisha: SPAK, organizatë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot se SPAK është një vegël në duart e kryeministrit Edi Rama, për t’i siguruar këtij të fundit mandatin e katërt. Në lidhje direkte për "A Show" në SYRI TV, Berisha tha se SPAK grupe të organizuara kriminale dhe për këtë e tha se e deklaron me dokumenta të pakundërshtueshme zyrtare. Ai shtoi se ndaj Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, me urdhër të kryeministrit Edi Rama u lëshua urdhër-arrestim si person nën hetim. 

Intervista në studio:

Krasta: Cilat janë pasojat e këtyre vendimeve kaq bërtitëse të dallueshme teatrale gjithashtu të SPAK në Shqipëri?

Berisha: SPAK është një vegël e marrë peng në duart e Edi Ramës, përbëhet nga grupe të organizuara kriminale dhe këtë e them me dokumenta të pakundërshtueshme zyrtare të cilat unë i disponoj dhe në momentin e duhur do t’i bëj publike për qytetarët shqiptarë. Pra është në vegël e verbër në duart e Edi Ramës që bën gjithçka për të garantuar mandatin e katërt të Edi Ramës me urdhrat e tij.

Shkel çdo ligj çdo standard. Ju e patë. Ndaj Ilir Metës me urdhër të Edi Ramës u lëshua urdhër-arrestim si person nën hetim. Po përse si person në hetim? Sepse nuk kanë asnjë akuzë sepse një të vetme po të kishin do ta nxirrnin të bindnin shqiptarët për zbulimin e tyre por njerëz të denatyruar pa moral marrin vendime të tilla vetëm e vetëm për të zbatuar udhërin politik. Për çfarë e akuzonin Ilir Metën, e kuptoni apo jo. I ka deklaruar paratë por nuk është regjistruar se ato para u përdorën për një ndërhyrje të tij kirurgjikale. Çfarë përbën kjo një vepër penale një shkak për të arrestuar një njeri?

I kam ndjekur debatet. I them disa prej gazetarëve që për dinjitetin e tyre mos u bëni zëdhënës të një organizate kriminale që quhet SPAK. U them unë që është organizatë kriminale. Mos u përdorni në shkallë ekstreme. Nqs SPAK do kishte faktin e vërtetë më të vogël ai do ta nxirrte do ta ekspozonte si kryefjalë të dokumentit të tij por fakti që nuk ka nuk ka çfarë të nxjerrë. U keqpërdor ju. Akti që ndodhi dje ishte akt që nuk kam lexuar të ketë ndodhur në ndonjë vend. Ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar Kuvendi, i ndalohet makina në mes të rrugës duke u kthyer në Tiranë dhe jo të ishte duke u larguar se e kishte marrë vesh, po kthehej në zyrë, njerëz të armatosur i hyjnë në makinë pa i paraqitur asnjë dokument e rrëmbejnë me forcë e godasin dhe më pas lëshojnë një komunikatë.

Po drejtori i policisë është sivëllai  i Shullazit, u vu nga bandat, ministri bastard i familjes më kriminale i historisë së kombit, Enver Hoxhës u vu për lidhjet e tij në të shkuarën por edhe me Pojat. Kemi të bëjmë me procese strikt politike me të cilat Edi Rama kërkon të sigurojë pushtetin. Edi Rama me krimet monstruoze që ka kryer, me vjedhjet e paimagjinueshme, mos të harrojmë se kush ka firmën për bonusin 8% për inceneratorin e Tiranës dhe atij si gjendet sot as nam as nishan kur thuhet se paratë janë në kontot e Ramës dhe Veliajt.

sali berisha

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë