Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithasht Berisha u shpreh se Rama po shkon në SHBA si kryekrimineli që përdor drejtësinë në mënyrën më të egër kundër opozitës.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur edhe për takimin e Edi Ramës në New York. Berisha u bëri thirrje emigrantëve në Amerikë që t’i japin mësimin që meriton këtij antishqiptari. Gjithasht Berisha u shpreh se Rama po shkon në SHBA si kryekrimineli që përdor drejtësinë në mënyrën më të egër kundër opozitës.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare, thirrja ime është për ju dhe çdo shqiptar, të ngrihemi me guxim më të madh, me trimëri, me vendosmëri. Ju garantoj se nuk ka gjë në botë që përballon dot zemërimin tuaj, guximin tuaj, revoltën tuaj. Ju garantoj se kjo diktaturë e krimit, drogës dhe vjedhjeve shkatërrohet në sulmin tonë të parë kundër saj. Ju garantoj se ajo të ardhme nuk ka dhe nuk mund të ketë. Prandaj le t’i shkurtojmë ne ditët e zeza të saj, që nuk meriton asnjë ditë të bardhë. Qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare, ju bëj thirrje kudo që jeni, u shkruani letra, mesazhe, telefonojuni vëllezërve, motrave tuaja në emigracion, të refuzojnë takimet me banditët, me vrasësit, me pengmarrësit.
U bëj thirrje emigrantëve tanë, qëndroni në anën e popullit tuaj, qëndroni në anën e demokracisë në Shqipërini. Ngrihuni në nivelin e idealeve të lirisë të vendeve ku jetoni dhe jipni Edi Ramës mësimin që meriton. Ai ka parashikuar një udhëtim në tetor me 26 në Nju Jork, metropolin botëror. Ai nuk vjen për ju, ai nuk vjen për qëllime dhe interesa shqiptare tek ju. Ai vjen tek ju si Pashiqi shqipfolës i Tiranës. Ai vjen tek ju si një armik i egër i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai vjen tek ku ju si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Ai vjen tek ju si kryekrimineli që përdor drejtësinë në mënyrën më të egër kundër opozitës.
Që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë. U përket ju t’i jepni mësimin që meriton. U përket ju të distancoheni nga ky antishqiptar që ndan me të atin shpirtin e xhelatit. Që ka shndërruar pasuritë publike të shqiptarëve në parajsë për veten dhe ministrat e tij, klanet kriminale të vendit, narkotrafikantët. Është koha për emigrant dhe emigrante, të tregojë veten e tij. T’i japë një krah, një mbështetje të reja Shqipërisë. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta, Rama përve...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për arrestimin e ...
fotot ilustruese ITALI- “Absurd”, “çnjerëzor”, “shumë i shtrenjtë”, “shkel të drejtat ...
Foto nga takimi STRASBURG- Një ditë para protestës së PD para Parlamentit Europian, disa përfaqësues të Partisë Dem...
Belinda Balluku LEZHA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË- Në dosjen e SPAK thuhet se mes Ema Çoku, Ilir Metas dhe Monika Kryemadhit ka një lidhje ...
Erisa Xhixho TIRANA- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar sërish në rrjetet sociale n...
Ilir Meta TIRANË- Bazuar në Dosjen hetimore rezulton se Kreu i PL, Ilir Meta dhe Kastriot Ismajlaj ka pasur komunikeme që datojn&e...
Monika Kryemadhi dhe nëna e saj TIRANA- Sipa dosjes së SPAK, në emër të mamasë së Monika Kryemadhit, Fatime Kr...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANA- Bazuar në dosjen e SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Mo...