Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha u shpreh se akti makabër publik i rrëmbimit të Ilir Metës është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta. Berisha u shpreh se akti makabër publik i rrëmbimit të Ilir Metës është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai. Më tej Berisha tha se terroristët e armatosur që i zunë pritë Metës, kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi armikun e Edi Ramës.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, më miqësore. Mirënjohjen më të pakufishme për ju qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, begatisë dhe integrimit të shqiptarëve.
Një përshëndetje për oratorët e tribunës së fjalës së lirë, që shpërndajnë me guxim në të katër anët të vërtetat që fsheh regjimi ndaj shqiptarëve. Të dashur miq, zhvillimet e djeshme kanë plotësuar para çdo shqiptari imazhin e vërtetë të narkoregjimit të Edi Ramës.
Akti makabër publik i rrëmbimit tek futej në Tiranë, tek kthehej në zyrën e tij, me banditë të armatosur dhe të maskuar, i zvarritjes dhe goditjes të ish-presidentit të Republikës, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të qeverisë, aktualisht kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai. Një akt të tillë çnjerëzor, antidemokratik, banditesk mund ta ndërmerrte vetëm një njeri, i cili ka si trashëgimi atërore xhelatin Kristaq Rama që firmosi varjen në litar të kundërshtarit politik në vitin 1988 për vargjet e tij.
Një akt të tillë publik, në të cilin ju garantoj se terroristët e armatosur që i zunë pritën, kishin urdhër dhe të gatshëm të shkrehnin të gjithë karikatorët mbi armikun e Edi Ramës, Ilir Metën, riprovon pra aktin publik të të atit të tij, por natyrisht ligjet e asaj kohe parashikonin varjen për armiqtë, kurse Edi Rama zuri pusi për ta rrëmbyer ose për ta ekzekutuar në vend një njeri që kishte kryer të gjitha funksionet në këtë shtet, nuk po largohej, por po shkonte drejt zyrave të tij. Një njeri, i cili ishte paraqitur sa herë ishte thirrur. Një njeri, për të cilin organizata kriminale Skapi i partisë, që urdhëroi aktin, nuk ka paraqitur dot asnjë akuzë të vërtetë, por i ndërmorën të gjitha këto si person nën hetim. Si person pa asnjë akuzë penale," tha Berisha.
fotot ilustruese ITALI- “Absurd”, “çnjerëzor”, “shumë i shtrenjtë”, “shkel të drejtat ...
Foto nga takimi STRASBURG- Një ditë para protestës së PD para Parlamentit Europian, disa përfaqësues të Partisë Dem...
Belinda Balluku LEZHA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË- Në dosjen e SPAK thuhet se mes Ema Çoku, Ilir Metas dhe Monika Kryemadhit ka një lidhje ...
Erisa Xhixho TIRANA- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar sërish në rrjetet sociale n...
Ilir Meta TIRANË- Bazuar në Dosjen hetimore rezulton se Kreu i PL, Ilir Meta dhe Kastriot Ismajlaj ka pasur komunikeme që datojn&e...
Monika Kryemadhi dhe nëna e saj TIRANA- Sipa dosjes së SPAK, në emër të mamasë së Monika Kryemadhit, Fatime Kr...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANA- Bazuar në dosjen e SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Mo...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANA- Në dosjen e SPAK, për hetimet e çiftit Meta-Kryemadhi jepen me detaje edhe shumat e parav...
Monika Kryemadhi TIRANA- Bazuar në detajet e dosjes së SPAK, deputetja Monika Kryemadhi ka shpenzuar 12 mijë euro brenda një dite ...