LIVE UPDATES
Politike

Nisja e zbatimit të Programit ‘Infrastruktura Bashkiake V’/ Balluku në Lezhë: Përfshin ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë për tri lagje

Balluku tha se ky program përfshin ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë për tri lagje në Lezhë, rehabilitimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, si dhe ndërtimi i sistemit të ndarë të ujërave të bardha për të shmangur përmbytjet.

22 Tetor 2024, 18:11 Nga M.B
Nisja e zbatimit të Programit ‘Infrastruktura Bashkiake V’/
Belinda Balluku

LEZHA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në Lezhë në ceremoninë e nisjes së punimeve për zbatimin e Programit Infrastruktura Bashkiake V, i cili parashikon investime në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve. Balluku tha se ky program përfshin ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë për tri lagje në Lezhë, rehabilitimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, si dhe ndërtimi i sistemit të ndarë të ujërave të bardha për të shmangur përmbytjet.

Po ashtu Balluku u shpreh se ky projekt parashikon gjithashtu investime në infrastrukturë si dhe shërbime inxhinierike dhe mbështetje institucionale prej rreth 18 milionë eurosh. Ajo shtoi se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar të kryhen investime në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve.

Fjala e Ministres Balluku, ceremonia për nisjen e zbatimit të Programit ‘Infrastruktura Bashkiake V’:

Është një kënaqësi me të vërtetë e madhe që të takohemi shpesh bashkë për të nisur punë të mira ose për ti përfunduar ato, por zakonisht mua më pëlqen më shumë faza e nisjes, sepse është guri i themelit i çdo procesi. Pastaj ne kohët e fundit përfundimin e kemi gjithmonë sipas kontratës, pa vonesa, kemi lënë pas një historik ku kantieret publike merrnin vonesa, shtesa, etj., ndërkohë që tashmë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe gjithë ndërmarrjet e varësisë kanë si synim dorëzimin e secilit projekt para afatit.

Për të thënë të drejtën kemi zgjedhur këtë vend, këtu në qytetin e Lezhës për të treguar ndryshimin e madh që ka ndodhur. Ndryshimin e madh që ka ndodhur në çdo qendër urbane, në çdo infrastrukturë, jo vetëm urbane, por dhe lokale dhe për të thënë të drejtën një nga elementët më të rëndësishëm që çdo bashki ka është sistemi i furnizimit me ujë dhe ai i kanalizimeve. Duhet thënë gjithashtu që Zoti na ka pajisur ne, vendin tonë, shqiptarët, me bukuri të panumërta. Ka qenë gjithmonë bujar me ne, ndaj këto asete që i kemi trashëguar nga natyra do të duhet që ti menaxhojmë në mënyrën më të mirë dhe nga ana tjetër duhet ti perservojmë, duhet ti ruajmë ato.

Këto bukuri tashmë po vlerësohen çdo ditë e më shumë, duke pasur parasysh të gjithë impaktin fantastik që industria e turizmit ka pasur në ekonominë tonë, sidomos gjatë dy-tre viteve të fundit, duke shënuar shifra rekord, si për industrinë e aviacionit civil, ashtu edhe për hotelerinë. E gjithë kjo rritje ekonomike padyshim që prek operatorët turistikë, padyshim që prek investitorët në turizëm, apo edhe kompanitë ajrore, kompanitë e transportit etj., por unë jam shumë e sigurt që ka një impakt për çdo shqiptar, direkt apo indirekt. Sigurisht, siç thashë infrastruktura e ujësjellës-kanalizimeve është një nga bazat kryesore të infrastrukturës bazike për zhvillimin e shumë sektorëve, sidomos atë të turizmit, që është edhe një nga prioritetet tona strategjike.

Sot do flasim sërish për programin Infrastruktura Bashkiake V që ka filluar të zbatohet në vitin 2021 dhe do të shtrihet deri në vitin 2027 dhe ka në fokus padyshim investimet në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve në zonat turistike. Ky program financohet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet KFW, që gjej rastin ta falënderoj si një nga partnerët tanë kryesorë në të gjitha proceset e transformimit të infrastrukturës në Republikën e Shqipërisë, nga Qeveria Zvicerane nëpërmjet SECO, që e falënderoj gjithashtu për të gjithë kontributin që ka dhënë gjatë këtyre viteve dhe padyshim nga Bashkimi Europian, i cili tashmë luan një rol transformues në vendin tonë dhe e gjendur në javët e tetorit, kur vetëm para pak ditësh Shqipëria ka arritur që tashmë të marrë zyrtarisht aprovimin për nisjen e negociatave, sot më shumë se kurrë, jo vetëm duhet ta falenderojmë Bashkimin Europian, por duhet të themi që ndihemi që nga ky moment pjesë e pandarë, integrale e Bashkimit Europian dhe çdo hap dhe çdo projekt që ne bëjmë sëbashku është padyshim një hap më pranë këtij integrimi.

Bashkimi Europian kontribuon në vendin tonë përmes fondeve të WBIF dhe të IPA 2018. Ndërkohë që gjithashtu dhe Qeveria Shqiptare ka pjesën e saj të investimit në projektet e këtij programi. Nëpërmjet këtij programi, është parashikuar të rehabilitohen sistemet e ujësjellës kanalizimeve për qytetet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë. Gjithashtu synohet të ndërtohen Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Ndotura për qytetet Berat, Shkodër, si dhe do të përmirësohet niveli i trajtimit për impiantin e ujërave të ndotura këtu në qytetin e Lezhës.

Ceremonia e sotme shënon nisjen e punimeve për projektin në këtë bashki, i cili përfshin investim në ndërtimin e sistemeve të ndarë të ujërave të bardha me qëllim grumbullimin e ujërave të shirave dhe shmangien e përmbytjeve gjatë reshjeve, siç e kemi parasysh të gjithë nga historiku, zona e Lezhës është një zonë e cila jo rrallëherë ka vuajtur përmbytjet që vijnë nga shirat e dendur, në ndërkohë që gjithashtu gjatë këtij projekti parashikohet dhe ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë për Kodër Marlekaj, Kakarriq dhe Gocaj. Rehabilitimi i impiantit të ujërave të ndotura është gjithashtu pjesë e këtij programi.

Qëllimi i projektit është përmirësimi i situatës së furnizimit me ujë, gjithashtu si dhe rritjen e performancës së shoqërisë rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë. Duhet të kemi parasysh që vetëm dy vite më parë ne kemi nisur një proces reformues të thellë përsa i përket të gjitha shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve të cilat kanë qenë deri para pak vitesh të alokuara pranë bashkive, por ndërkohë për shkak të reformës së thellë që ne kemi ndërmarrë, tashmë janë krijuar njësitë rajonale, ndërmarrjet rajonale, të cilat nga të gjithë treguesit që kemi pasur gjatë vitit 2023 dhe që do të kemi gjatë vitit 2024 padyshim tregojnë që kemi një mirëadministrim të këtyre ndërmarrjeve rajonale, duke ulur numrin e punonjësve dhe kostot të cilat krijohen për shkak të operimeve dhe nga ana tjetër duke rritur dhe optimizuar financat. Dhe padyshim e gjitha kjo reflektohet edhe në ofrimin e një shërbimi cilësor më të mirë.

Duhet pasur parasysh që ky projekt gjithashtu parashikon investim në infrastrukturë, si dhe shërbime inxhinierike dhe mbështetje institucionale prej rreth 18 milion eurosh. Do të ndërtohen rreth 3 km linjë transmetimi kryesore për furnizimin me ujë në Shëngjin, si një nga njësitë më të rëndësishme turistike të vendit tonë, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 12 km për lagjen Kodër Marlekaj, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 16 km për fshatrat Kakariq dhe Gocaj, ku gjithashtu do të ndërtohet edhe 2 puse të rinj uji.

Do të përmirësohet niveli i trajtimit për impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura të Lezhës, duke rritur kapacitetin e nivelit primar të trajtimit, si dhe duke automatizuar shërbimin nëpërmjet sistemit Scada, i cili jep mundësinë e kontrollit të plotë në distancë të të gjitha defekteve, duke pasur mundësi për të ndërhyrë në kohë rekord dhe duke mos lënë asnjë ndërprerje që të zgjasë. Do të investohet edhe në ndërtimin e sistemit të ndarë të ujërave të bardha, ashtu siç thashë dhe qëllimi kryesor i kësaj është eliminimi i përmbytjeve. Kjo fazë do të përmbyllë të gjithë investimin për këtë zonë, duke furnizuar me 24 orë ujë qytetin e Lezhës dhe sigurisht dy fshatrat Kakariq-Gocaj, si dhe duke përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm në Shëngjin. Sakaq ky investim do të përmirësojë ndjeshëm parandalimin e situatave të përmbytjeve.

Sezoni veror që unë do të thoja, siç kemi zakon të themi pas datës 1 tetor që është përmbyllur, por që nuk është përmbyllur akoma, pasi e vërteton dhe vetë temperatura që ne jemi në këto momente këtu dhe unë do të mundohem të jem sa më shkurt në fjalën time, që ky sezon turistik vazhdon në Shqipëri dhe i kemi turistët në bregdetin tonë, sidomos në atë të Adriatikut, por përveçse një sezon i suksesshëm, përveç faktit që tashmë sezoni është shtrirë në kohë, jo vetëm për shkak të motit të mirë që Shqipëria ka, por edhe për shkak të shërbimeve cilësore që ofrojnë njësitë tona të turizmit, duhet të them që ka qenë një tjetër sezon i suksesshëm, ashtu si ai i vitit 2023 edhe ky ka shënuar pikërisht atë që ne prisnim, por edhe me arritje tej parashikimeve tona, si për nga numri i vizitorëve të huaj në vendin tonë, si për nga cilësia e shërbimeve të ofruara nga njësitë tona, por nga ana tjetër edhe për kontributin e ndjeshëm në ekonominë e vendit. Por të gjitha këto kontribute duhen mbështetur fuqimisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë partnerët tanë përsa i përket infrastrukturës mbështetëse. Ndaj një nga fokuset tona kryesore, prioritetet e qeverisë shqiptare, është padyshim ofrimi me shërbimet e kanalizimeve në të gjithë vendin dhe në veçanti në këto zona bregdetare.   

Vetëm në zonat bregdetare nga jugu në veri kemi prodhuar gjatë sezonit veror 215 mijë m3 ujë në ditë dhe kemi përpunuar në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura rreth170 mijë m3 ujë në ditë. Kjo është një sfidë e madhe që kërkon angazhim konkret, por edhe investime strategjike, pasi duhet të pranojmë që trashëgimia që kemi gjetur në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ka qenë krejtësisht e rrënuar, me ujësjellës shumë të vjetër dhe sisteme kanalizimesh pothuajse inekzistente.

Në vitin e ardhshëm, pra në vitin 2025, ne kemi parashikuar në projektbuxhetin që do të diskutojmë së shpejti në Kuvend një sërë investimet madhore në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, investime që do të prekin 8 ujësjellësa të rinj dhe 6 struktura kanalizimeshe dhe trajtimit të ujërave të ndotura në të gjithë vendin. Këto investime kapin shifrën mbi 80 milionë eurove dhe do të impaktojnë më shumë se 210 mijë banorë.

Qeveria jonë është e ndërgjegjshme se sektori ka shumë nevojë për investime dhe ndërhyrje, ndaj jemi duke bërë më të mirën e mundshme dhe besoj se me ndihmën e partnerëve tanë strategjikë do t’ja dalim të arrijmë këto standarde në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve që do të përmirësojnë, jo vetëm jetën e qytetarëve tanë, por do të përmirësojnë dhe industrinë e turizmit, duke ndikuar kështu ekonominë tonë në përmirësimin e saj të mëtejshëm.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës