LIVE UPDATES
Politike

Debati mbi integrimin/ Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Alizoti u shpreh me ton kritik ndaj qeverisjes, duke theksuar se Shqipëria po largohet nga standardet demokratike dhe se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të arrihet përmes propagandës apo servilizmit, por vetëm përmes kritikës dhe respektimit të vlerave demokratike.

14 Maj 2026, 11:07 Nga I.A
Debati mbi integrimin/ Alizoti: Në Europë nuk hyhet me propagandë
Tomorr Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe gjendjen e demokracisë në vend. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Alizoti u shpreh me ton kritik ndaj qeverisjes, duke theksuar se Shqipëria po largohet nga standardet demokratike dhe se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të arrihet përmes propagandës apo servilizmit, por vetëm përmes kritikës dhe respektimit të vlerave demokratike.

Alizoti iu referua edhe parimeve themeluese të Bashkimit Europian, duke theksuar rëndësinë e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës si kushte thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë.

"Të jesh pjesë e një unioni sot, ku është unioni më demokratik në botë, është mirë që të diskutojmë. Dhe ata që e ndërtuan dhe e themeluan këtë union, besuan që e ardhmja e tyre dhe ku i dorëzuan planin nga Jean Monnet-ja, Robert Schuman-it, i cili kishte kaluar në Luftën e Dytë Botërore, kishte përjetuar luftën, autokracinë, diktaturat, filloi të besonte dhe hodhi një tezë: Kombet tona do të jenë të sigurta vetëm nëse ka demokraci. Në Shqipëri nuk ka demokraci. Në Shqipëri ka autokraci. Nuk shkohet në Europë as me recitime, as me lavdërime, as me servilizëm, por shkohet me kritikë. Kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë në parlament, duhet të jetë kryenegociatorja dhe duhet të lexohet raporti për problemet që ka Shqipëria. Nëse ne flasim më shumë për problemet, jemi më afër Europës.

A nëse ne kthehemi lavdërimeve, propagandës, glorifikimeve, atëherë nuk bëjmë asgjë tjetër, vetëm se kthehemi aty ku ishim 50 vjet tërë kohës. Kështu që, kjo ditë kaq e rëndësishe dhe unë do mbaja një fjalim po e tërhoqa fjalën, ka lënë vetëm katër minuta për të folur për integrimin e Shqipërisë, e cila është një vizion e një pjese të madhe të persekutuarve politikë që vdiqën burgjeve të komunizmit për vlerat perëndimore. Vetë doja të flisja sot të paktën 10 minutësh për këtë tezë. Koha e caktuar është minimaliste. Ne nuk hyjmë në Europë me servila. Harrojeni këtë gjë. As me injorim, as me bullizim. Europa është vlerë. Bazohet në një vlerë të madhe. Dhe me, nuk hyjmë dot as me krimin e organizuar, as me heqje fjale, as me shkurtim fjale. Hyjmë vetëm me vlera. Prandaj do ishte etike, por njerëzit që nuk kanë pasur ndonjëherë etikë, nuk e kuptojnë ç'është Bashkimi Europian”, tha Alizoti./Dosja.al

tomorr alizoti

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari