LIVE UPDATES
Politike

Rama rrëfen episodin e panjohur me Berishën: I dërgova letër dhe ai vuri një kusht

Rama tregoi se i kishte dërguar një letër prezantimi Berishës dhe se përgjigjja kishte qenë surprizuese: Takimi do të zhvillohej vetëm nëse Rama do të ishte i pranishëm.

13 Maj 2026, 21:10 Nga I.A
Rama rrëfen episodin e panjohur me Berishën: I dërgova letër
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tregoi për herë të parë një episod të panjohur nga fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin ”KOHA JONË-DEBAT”, Rama kujtoi takimin e zhvilluar në vitin 1992 mes piktorit shqiptar nga Mali i Zi, Gjelosh Gjoka, dhe ish-Presidentit Sali Berisha në Presidencë.

Sipas Ramës, Gjoka dëshironte prej kohësh të takonte Berishën, por nuk po arrinte të siguronte një takim. Rama tregoi se i kishte dërguar një letër prezantimi Berishës dhe se përgjigjja kishte qenë surprizuese: Takimi do të zhvillohej vetëm nëse Rama do të ishte i pranishëm.

”Këtu është ajka e trurit të këtij vendi”, tha Rama duke kujtuar fjalët që sipas tij Berisha kishte thënë teksa mbante në dorë gazetën ”Koha Jonë”.

Kryeministri Edi Rama: E di çfarë më ke më ke kujtuar, më ke kujtuar një episod që mbase ta kam thënë dhe mbase që publikisht do ta them për herë të parë se s’e kam thënë ndonjëherë, po disa njerëzve ia kam treguar. Në fillimet fare të pushtetit të Partisë Demokratike vjen në Tiranë Gjelosh Gjoka. Gjelosh Gjoka, piktor i famshëm shqiptar nga Mali i Zi që jetonte në Gjermani edhe kishte ëndërr të takonte doktorin, e kishte ëndërr. Edhe i them unë shiko i thashë vetëm po t’i çoj unë një kërkesë, ti mund ta takosh ndryshe s’ka për të takuar. Jo tha çfarë tha mos u ngatërro ti me këtë punë se ngaqë unë kisha ato pozicionet e mia te “Koha Jonë” edhe dihej puna ime. Okej thashë ti e di! Mirëpo tentoi, tentoi, tentoi, nuk e realizoi dot, u dëshpërua. E më tha mua: – Ti ma the me shaka mua atë? Jo i thashë: – unë jam i bindur që po të kërkoj unë, ai të jap takim. Po provoje njëherë tha edhe i bëj letër unë për Gjeloshin, prezantimi kush është, çfarë e tjerë, e tjerë dhe ja çoi nëpërmjet dikujt që e di që e çonte në dorë. Edhe më vjen ai dikushi edhe më thotë Po ja dhashë thotë po ai ka një kusht. Çfarë kushti i thashë? Ai mund ta presi Gjeloshin po të jesh dhe ti me të. I thashë: Unë! Jo tha: – Kështu tha! Po të vij bashkë me të tha: – Unë e pres! Edhe i them Gjeloshit, dëgjo kjo është një çik e vështirë për mua tani të shkoj të takoj atë
Se takoj atë unë! Dava komunisti. Tha: – Jo ky është rasti që ti duhet të vish patjetër e tjerë e të tjerë ai po të fton e ç’rëndësi ka. T’i biem shkurt shkojmë të dy atje, po, po.

Kryeministri Edi Rama: Tek presidenca po në zyrë me Gjelosh Gjokën surprizë, “s’e dinte Koha Jonë” se do të kishe shpartalluar. Edhe ulemi aty, ai i fliste i Gjeloshit mua fare, por ndërkohë fliste që të dëgjoja unë kuptohet! Edhe profesori i thotë: – Këto ditë që ke qenë këtu e ke parë ndonjëherë parlamentin? Thotë: Parlamenti ishte komplet PD atje, ke parasysh parlamenti i parë në mbas ‘92 ishte, e pa ndonjëherë parlamentin? Gjelosh ia futi kot e kam parë tha! -Po si duket i tha? Po mirë tha fillimet janë tha mirë është! Çfarë mirë? Si mirë? Ku ka mirë aty tha? Ou thashë unë, po çfarë po thotë ky!

S’ka mirë aty tha. Aty janë të gjithë tha me lakrën e komunizmit në kokë – tha edhe se s’dua të them gjithë detajet se foli dhe me emra që unë u habita fare, i ra atyre të vetëve, i bëri copash edhe çohet nga tavolina edhe shkon merr Kohën tonë. E kishte mbi tavolinë. E shikon këtë ti – tha – unë aty, i thoshte atij, – këtu është ajka – tha – e trurit të këtij vendi. Po në vend – tha – që të punojmë për këtë vend dhe të më ndihmojnë – tha – dhe të mbështesin këto procese, rrinë atje – tha, edhe bëjnë gërr-gërr-gërr gjithë kohës dhe ankohen për ata – tha, – këta të vetët. Kanë të drejtë tha po ku t’i gjej unë, se mos vijnë këta – tha. Unë thashë ky qenka një mashtro i një niveli më të lartë se s’ka mundësi.

Nikollë Lesi: Kjo është 92-93?

Kryeministri Rama: Ishte në ’92-in.

Nikollë Lesi: Ishte grupi i Gramoz Pashkos.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo ishin në parlament të gjithë ata, ishte fillimi po të them edhe kështu historia domethënë. Mu kujtua kjo gjë kur po flisje thashë do ta them këtë me rastin e 35 vjetorit. Këtu është – tha – ajka e trurit tha e këtij vendi. Në vend që të më mbështesin, të më ndihmojnë tha se ishte për mua ajo se isha dhe unë aty, në vend të më mbështesin e të më ndihmojnë tha rrinë bëjnë gër gër gërr.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet