Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Politike
Berisha: Ti e quajte Skënderbe dhe ai të flaku. Spiropali pas fjalëve të Ramës mbrëmë: Çliro partinë dhe Opozitën pastaj flasim
Berisha i është drejtuar Spiropalit duke pyetur se si shpjegohet fakti që Kryeministrin Rama edhe pse ajo e quajti “Skënderbe” e flaku.
14 Maj 2026, 10:43Nga I.A
Berisha dhe Spiropali
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur me replika mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetes së PS-së, Elisa Spiropali. Berisha i është drejtuar Spiropalit duke pyetur se si shpjegohet fakti që Kryeministrin Rama edhe pse ajo e quajti “Skënderbe” e flaku.
Ndërsa Spiropali ka replikuar duke thënë se ekziston një kontradiktë e madhe te Berisha, pasi ai është njëkohësisht denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit.
Berisha: Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbeg dhe të flak. Cila është arsyeja?
Spiropali: Sali je i pabesueshëm sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe termi doktor mund të të ngjisë më shumë. Sot për sot kontradikta e thellë e të qënurit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë./Dosja.al