LIVE UPDATES
Politike

Opinioni i ODIHR për projektligjin për ‘financimin e partive politike’: Duhen rregulla më të qarta për donacionet

Dokumenti nënvizon se nisma modernizon kuadrin ligjor përmes rregullave më të detajuara për të ardhurat dhe shpenzimet e subjekteve politike.

14 Maj 2026, 08:44 Nga D.S
Opinioni i ODIHR për projektligjin për ‘financimin e partive
odihr

TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar Opinionin Urgjent për projektligjin e ri mbi financimin e partive në Shqipëri, duke e vlerësuar atë si një hap pozitiv drejt transparencës.

Dokumenti nënvizon se nisma modernizon kuadrin ligjor përmes rregullave më të detajuara për të ardhurat dhe shpenzimet e subjekteve politike.

Një risi kyçe është Platforma Elektronike e Raportimit, e cila mundëson pasqyrimin e të dhënave financiare në kohë reale. Gjithashtu, parashikohet forcimi i rolit të KQZ-së në auditim dhe kufizimi i rreptë i transaksioneve me para në dorë.

OPINION URGJENT I NDËRMJETËM LIDHUR ME PROJEKLIGJIN PËR FINANCIMIN E PARTIVE POLITIKE NË SHQIPËRI

"Në përgjithësi, Projektligji i Shqipërisë për Financimin e Partive Politike (“Projektligji”) ofron një kuadër të detajuar për rregullimin e financimit të partive politike, duke përfshirë të ardhurat e partive politike, burimet e financimit, si dhe shpenzimet, raportimin, publikimin, mbikëqyrjen dhe sanksionet. Në këtë drejtim, objektivi i Projektligjit për të konsoliduar dhe zhvilluar më tej rregullimin e financimit të partive politike në Shqipëri, i cili aktualisht trajtohet në Ligjin për Partitë Politike dhe në Kodin Zgjedhor, është për t’u mirëpritur.

Ndërkohë që bashkëekzistenca e kuadrove paralele ligjore që rregullojnë financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore nuk është e pazakontë, mospërputhjet ndërmjet këtyre instrumenteve, së bashku me boshllëqet rregullatore në fusha të tilla si huatë, financimi nga palë të treta dhe zbatimi, mund të dëmtojnë koherencën dhe efektivitetin e përgjithshëm të sistemit dhe mund të krijojnë hapësira për shmangie ligjore. Në këtë aspekt, është e rëndësishme të sigurohet që Projektligji të jetë plotësisht në përputhje me kuadrin ekzistues ligjor që rregullon financimin politik.

Efektiviteti i kuadrit të propozuar do të varet në masë të madhe nga disponueshmëria e mekanizmave të përshtatshëm të zbatimit, veçanërisht në dritën e disa risive të rëndësishme të sjella nga Projektligji. Këto përfshijnë, ndër të tjera, krijimin e një platforme të posaçme elektronike raportimi që mundëson publikimin në kohë reale të të dhënave financiare; forcimin e detyrimeve për transparencë, përfshirë kërkesat për publikim për partitë parlamentare; kufizime më të rrepta mbi burimet e financimit dhe transaksionet me para në dorë; mekanizma të përmirësuar të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm; si dhe zgjerimin e kompetencave mbikëqyrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (në vijim “KQZ”).

Futja e rregullave më të detajuara mbi shpërndarjen e financimit publik përfshirë stimuj të lidhur me barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e të rinjve përbën gjithashtu një zhvillim të rëndësishëm, megjithëse mund të nevojitet elaborim i mëtejshëm për të siguruar efektivitetin e tyre në praktikë.

Nëse zbatohen në mënyrë efektive, dispozitat e Projektligjit duhet të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit, të rrisin transparencën dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve të barabarta për partitë politike në Shqipëri. Megjithatë, për të siguruar përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së, si dhe për të garantuar zbatim efektiv, Projektligji do të përfitonte nga disa përmirësime dhe sqarime.

Në veçanti, ekzistojnë disa fusha që kërkojnë vëmendje për të mbyllur boshllëqet e mundshme që mund të shfrytëzohen për të shmangur rregullat mbi financimin e partive politike (dhe të fushatave), sidomos në lidhje me skemat e financimit nga palë të treta, përfshirë kontributet indirekte ose përmes personave ndërmjetës, si dhe sanksionet efektive.

Ndër të tjera, hartuesit e ligjit duhet të marrin në konsideratë një ndalim të shprehur të donacioneve të bëra në emër të një personi tjetër dhe të kërkojnë publikimin e profesionit dhe punëdhënësit të çdo donatori, si dhe të pronësisë përfituese të personave juridikë që bëjnë donacione, duke siguruar gjithashtu që ky informacion të jetë i aksesueshëm për KQZ-në. Përveç kësaj, duhet të vendosen rregulla më të qarta dhe më konsistente për vlerësimin e kontributeve në natyrë, përfshirë shërbimet dhe forma të tjera mbështetjeje jomonetare. Po ashtu, dispozitat që rregullojnë huatë për partitë politike duhet të elaborohen më tej, duke përfshirë kërkesa të qarta për regjistrimin dhe raportimin e huave – që mbulojnë kushtet dhe termat e huasë, statusin e shlyerjes dhe çdo falje borxhi, ristrukturim ose modifikim tjetër material.

Së fundi, lista e sanksioneve sipas Projektligjit duhet të mbulojë të gjitha detyrimet thelbësore të përcaktuara në të, përfshirë marrjen e donacioneve nga burime të ndaluara.

Zbatimi efektiv i masave të parashikuara nga Projektligji do të varet në masë të konsiderueshme nga kapaciteti operacional i KQZ-së dhe disponueshmëria e burimeve të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për të ushtruar funksionet e saj, përfshirë kompetencat hetimore, bashkëpunimin ndërinstitucional, aftësinë për të menaxhuar sistemet digjitale të raportimit, për të kryer verifikime të plota dhe për të identifikuar praktika të mundshme shmangëse.

Gjithashtu vihet re se, në disa raste, Projektligji i ngarkon KQZ-së miratimin e legjislacionit dytësor për të specifikuar më tej elementët kyç të kuadrit. Ndërsa kjo mund të lejojë një shkallë fleksibiliteti, mund të ngrejë gjithashtu shqetësime lidhur me sigurinë juridike, konsistencën e zbatimit dhe kapacitetin e KQZ-së për të zhvilluar dhe zbatuar në mënyrë efektive rregulla të tilla.

Më konkretisht, ODIHR bën rekomandimet e mëposhtme për të forcuar më tej Projektligjin në përputhje me standardet ndërkombëtare, angazhimet e OSBE-së dhe praktikat e mira:

A. Të rregullohen qartë elementët kyç të financimit të partive politike në Projektligj, duke lënë vetëm detajet teknike për legjislacionin dytësor, dhe të përfshihet një dispozitë sqaruese që riafirmon ndarjen ndërmjet Projektligjit dhe Kodit Zgjedhor si lex specialis, me qëllim rritjen e sigurisë juridike dhe sigurimin e zbatimit konsistent;

B. Lidhur me financimin publik:

1. Të specifikohen më tej në Projektligj kritere të qarta, objektive dhe transparente që rregullojnë shpërndarjen e financimit publik të lidhur me promovimin e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes së të rinjve, duke lënë aspektet teknike dhe procedurale për t’u rregulluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe duke specifikuar që fondet publike të alokuara të jenë të destinuara për shpenzime të përcaktuara qartë; 

2. Të përfshihen në Projektligj dispozita të qarta që rregullojnë kohën e disbursimit të financimit publik;

3. Të qartësohen modalitetet e dhënies së aksesit falas në median publike gjatë periudhave zgjedhore të parashikuara në nenin 20 të Projektligjit, duke siguruar që një mbështetje e tillë të jepet në mënyrë që garanton akses të barabartë për partitë politike, duke specifikuar nëse ky akses duhet të jepet në bazë të barazisë apo proporcionalitetit, për shembull në lidhje me performancën e mëparshme zgjedhore, duke marrë gjithashtu në konsideratë përfshirjen e masave të ndjeshme ndaj gjinisë, si kërkesat minimale për mbulim mediatik të grave kandidate; 

4. Të përcaktohet shprehimisht në Projektligj autoriteti kompetent që rregullon aksesin në median publike;

C. Lidhur me financimin privat:

1. Të përcaktohet shprehimisht se tarifat e anëtarësisë përbëjnë kontribute dhe i nënshtrohen kufijve të zbatueshëm për donacionet; 

2. Të ndalohen shprehimisht në Projektligj donacionet e bëra në emër të një personi tjetër dhe të kërkohet publikimi i profesionit dhe punëdhënësit të çdo donatori, me qëllim rritjen e transparencës dhe uljen e rrezikut të shmangies së rregullave; 

3. Të vendosen kërkesa për identifikimin dhe publikimin e pronësisë përfituese të personave juridikë që bëjnë donacione, si dhe të sigurohet që ky informacion të jetë i aksesueshëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve;

4. Të parashikohet një kuadër rregullator gjithëpërfshirës për huatë ndaj partive politike, duke përfshirë dispozita mbi burimet e lejueshme, kufijtë, garancitë dhe kushtet e shlyerjes, duke kërkuar publikimin e plotë të këtyre huave në llogaritë vjetore të partive, si dhe të konsiderohet fuqizimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vendosur procedura të detajuara për monitorimin e respektimit të rregullave mbi huatë, etj.; 

D. Lidhur me transparencën e financimit të partive politike:

1. Të kërkohet shprehimisht në Projektligj paraqitja e dokumentacionit mbështetës si pjesë e detyrimeve të raportimit financiar;

2. Të parashikohet në Projektligj që raportet financiare të paraqitura nga partitë politike dhe audituesit të publikohen pa vonesa të pajustifikuara, përfshirë rastet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të nisë një procedurë verifikimi, duke mbetur gjithashtu të aksesueshme publikisht për një periudhë të zgjatur; 

3. Të vendosen në Projektligj rregulla të qarta dhe konsistente për vlerësimin e kontributeve në natyrë, përfshirë shërbimet dhe mbështetjet e tjera jomonetare;

4. Të përcaktohen elementët kryesorë të kuadrit elektronik të raportimit në Projektligj ose në legjislacion tjetër parësor, duke lënë detajet teknike dhe operative për t’u specifikuar përmes legjislacionit dytësor;

E. Lidhur me autoritetin mbikëqyrës:

1. Të sqarohet më tej në Projektligj fusha e kompetencave hetimore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke specifikuar kategoritë e “palëve të treta” që i nënshtrohen kërkesave për informacion nga KQZ-ja, me qëllim rritjen e sigurisë juridike dhe garantimin e ushtrimit efektiv të këtyre kompetencave;

2. Të parashikohen në Projektligj mekanizma për bashkëpunimin ndërinstitucional, përfshirë, kur është e përshtatshme, dispozita që mundësojnë ndërveprueshmërinë ndërmjet databazave institucionale, duke siguruar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të luajë një rol qendror koordinues dhe që modalitetet teknike të përcaktohen përmes legjislacionit dytësor;

3. Të përfshihet shprehimisht përgjegjësia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mirëmbajtur dhe garantuar akses publik në të dhënat mbi financimin e partive politike ndër kompetencat e listuara në nenin 19 të Projektligjit;

F. Lidhur me sanksionet:

1. Të parashikohet në Projektligj që gjobat për donacionet e tepërta të përcaktohen si shumëfish i shumës që tejkalon kufijtë e zbatueshëm;

2. Të qartësohen dhe të përcaktohen më saktë shkeljet e parashikuara në nenin 21(ë), si dhe të dallohen qartë nga ato të nenit 21(d), me qëllim garantimin e sigurisë juridike, proporcionalitetit të sanksioneve dhe parandalimin e zbatimit të paqëndrueshëm ose arbitrar;

3. Të përcaktohen qartë kriteret dhe procedurat që rregullojnë kufizimet mbi pjesëmarrjen zgjedhore për shkak të detyrimeve financiare të pashlyera, përfshirë garancitë për rastet që janë objekt i mosmarrëveshjeve gjyqësore në proces, me qëllim garantimin e sigurisë juridike dhe mbrojtjen e të drejtës për të marrë pjesë në zgjedhje;

4. Të zgjerohet lista e sanksioneve ekzistuese sipas Projektligjit për të mbuluar të gjitha detyrimet thelbësore të përcaktuara në të, qoftë duke plotësuar listën e sanksioneve sipas nenit 21 ose, alternativisht, duke futur një klauzolë të përgjithshme sanksionuese që mbulon të gjitha shkeljet që nuk i nënshtrohen shprehimisht penaliteteve specifike;

5. Të vendosen sanksione të qarta për marrjen e donacioneve nga burime të ndaluara dhe të qartësohen detyrimet e partive politike për të verifikuar ligjshmërinë e donacioneve, përfshirë procedurat për trajtimin dhe transferimin e kontributeve të paligjshme ose në natyrë."/Dosja.al

osbe odihr ‘financimin e partive politike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet