23 Qershor 2026, 12:25
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po rikthen survejimin e qytetarëve, duke e krahasuar me periudhën e diktaturës komuniste. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha publikoi pamje e kamerave të sigurisë, ndërkohë shtoi se projekti “Smart City” është përdorur për kontroll të qytetarëve nga Policia e Shtetit, jo vetëm për shërbime publike. Sipas tij, kamera të tilla janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë dhe Policisë së Shtetit.
"Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste. Për rikujtesë, për gjenerata të tëra që nuk e dinë, gjatë diktaturës, të gjitha ambientet e jashtme, anët e bulevardit, pemët, urat, etj, etj, kanë qenë të mbushura me ato që në ato kohë ne i quanim çimka, të cilat regjistronin 24 orë mbi 24 orë çdo bisedë që bëhej nga qytetarët që uleshin në ato anësore të trotuareve, ose në stola, ose në parqe. Çmenduria e diktaturës nuk kishte kufi.
Sot Edi Rama ka vendosur një sistem edhe më të thellë, edhe më të plotë survejimi se ai që ekzistonte në diktaturë. Pas instalimit të aparaturave të regjistrimit dhe përgjimit të plotë të internetit në Shqipëri, që ai bëri me rastin e bllokimit të TikTokut dhe që vazhdojnë edhe sot të kontrollojnë totalisht komunikimet me internet në Shqipëri, Edi Rama pajisi, vendosi në dispozicion të Policisë së Shtetit projektin që quhet Smart City.
Smart City është një projekt i bazuar në kamerat robotike, me rezolucion shumë të lartë dhe aftësi të mëdha, që në Evropë administrohet totalisht nga bashkitë dhe që është kryekëput në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve. U lutem, këtu keni një kamerë robotike që survejon ditë e natë protestën, kryengritjen paqësore të qytetarëve dhe rinisë shqiptare. Të tilla kamera janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë, por në disponim të shtetit policesk dhe Policisë së Shtetit," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
23 Qershor 2026, 11:46
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e PS, Elisa Spiropali ka reaguar pas fjalëve të kryeministrit Edi Rama p&...
Politike
23 Qershor 2026, 11:32
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 7 korrik në orën 10:00 seancën gjyqësore p&eum...
Politike
23 Qershor 2026, 11:06
E. D
Dritan Goxhaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn, pasi ky i fundit shpalosi pesë kërkesat e prot...
Politike
23 Qershor 2026, 11:00
G.M
Foto
TIRANË- Mbahet sot seanca e rradhës në GJKKO, për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të ...
Politike
23 Qershor 2026, 10:40
E. D
Neritan Mullaj
TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj ka ngritur alarmin mbi disa shq...
Politike
23 Qershor 2026, 10:33
E. D
Erlis Sina, Edi Rama
TIRANË- Protestuesi, Erlis Sina, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i shkroi nj&eum...
Politike
23 Qershor 2026, 10:36
I.A
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimet e 5 ekipeve finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampus...
Politike
23 Qershor 2026, 09:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Financial Times, ku ka komentuar protestat që po...
Politike
23 Qershor 2026, 09:04
E. D
TIRANË- Studiuesi dhe historiani Auron Tare ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama për protestuesin Dritan Goxhaj, duke lë...
Politike
23 Qershor 2026, 08:08
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që po mbahen prej ditësh në Tiranë për largimin e ...