23 Qershor 2026, 11:32
Nga E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 7 korrik në orën 10:00 seancën gjyqësore për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ky i fundit së bashku me avokati i tij, Plarent Ndreca nuk ishin të pranishëm në seancë. Veliaj nuk ishte i pranishëm, pasi i ka cilësuar si diskriminuese mbylljen në kafazin e xhamtë, ndërsa avokati Ndreca mungoi për shkaqe shëndetësore.
Në këto kushte, Gjykata vendosi të shtyjë seancën më 4 korrik. Ndërsa, me kërkesë të prokurorit të SPAK Ols Dado, trupi gjykues vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për Veliajn.
“Ka pengesë për zhvillimin e procesit pasi mungon avokati i të pandehurit Veliaj. Gjykata duhet të shtyjë procesin dhe të pezullojë afatet e paraburgimit”, tha Dado.
Gjatë seancës gjykata vendosi largimin e kamerave nga salla, ku edhe në seancën e kaluar, Veliajt iu rrëzua kërkesa për transmetim live të seancës dhe daljen nga kafazi. Ndërsa seanca u shty pas kërkesës së avokatit të ri të Ajola Xoxës që të njihet me aktet.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
gjykata e posaçme erion veliaj
Politike
23 Qershor 2026, 11:06
E. D
Dritan Goxhaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dritan Goxhajn, pasi ky i fundit shpalosi pesë kërkesat e prot...
Politike
23 Qershor 2026, 11:00
G.M
Foto
TIRANË- Mbahet sot seanca e rradhës në GJKKO, për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të ...
Politike
23 Qershor 2026, 10:40
E. D
Neritan Mullaj
TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj ka ngritur alarmin mbi disa shq...
Politike
23 Qershor 2026, 10:33
E. D
Erlis Sina, Edi Rama
TIRANË- Protestuesi, Erlis Sina, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i shkroi nj&eum...
Politike
23 Qershor 2026, 10:36
I.A
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimet e 5 ekipeve finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampus...
Politike
23 Qershor 2026, 09:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Financial Times, ku ka komentuar protestat që po...
Politike
23 Qershor 2026, 09:04
E. D
TIRANË- Studiuesi dhe historiani Auron Tare ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama për protestuesin Dritan Goxhaj, duke lë...
Politike
23 Qershor 2026, 08:08
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që po mbahen prej ditësh në Tiranë për largimin e ...
Politike
23 Qershor 2026, 08:02
E. D
TIRANË- Dhjetëra mijëra njerëz ecën nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të sht...
Politike
22 Qershor 2026, 21:53
E. D
SHBA- Çifti Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë mohuar se qëndrojnë pas investimit të resortit luksoz në Zvërne...