23 Qershor 2026, 11:00
Nga G.M
Foto
TIRANË- Mbahet sot seanca e rradhës në GJKKO, për gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë që po gjykohen me proces normal. Në këtë seancë gjyqësore vihet re mungesa e vetë Veliaj, i cili nuk është paraqitur në gjyq ndërsa do të mbrohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.
Në seancën e kaluar, atij iu rrezua kërkesa për transmetimin live dhe daljen nga “kafazi”, ndërsa seanca u shty pas kërkesës së avokatit të ri të Ajola Xoxës që të njihet me aktet.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj gjkko
Politike
23 Qershor 2026, 10:40
E. D
Neritan Mullaj
TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj ka ngritur alarmin mbi disa shq...
Politike
23 Qershor 2026, 10:33
E. D
Erlis Sina, Edi Rama
TIRANË- Protestuesi, Erlis Sina, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i shkroi nj&eum...
Politike
23 Qershor 2026, 10:36
I.A
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimet e 5 ekipeve finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampus...
Politike
23 Qershor 2026, 09:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Financial Times, ku ka komentuar protestat që po...
Politike
23 Qershor 2026, 09:04
E. D
TIRANË- Studiuesi dhe historiani Auron Tare ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama për protestuesin Dritan Goxhaj, duke lë...
Politike
23 Qershor 2026, 08:08
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që po mbahen prej ditësh në Tiranë për largimin e ...
Politike
23 Qershor 2026, 08:02
E. D
TIRANË- Dhjetëra mijëra njerëz ecën nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të sht...
Politike
22 Qershor 2026, 21:53
E. D
SHBA- Çifti Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë mohuar se qëndrojnë pas investimit të resortit luksoz në Zvërne...
Politike
22 Qershor 2026, 22:00
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër,pas publikimit të pesë kërkesave kryesore të protestuesv...
Politike
22 Qershor 2026, 21:24
E. D
Lindita Nikolla dhe Evis Kushi
TIRANË- Dy deputetet e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla dhe Evis Kushi kanë reaguar vetëm pak orë...