Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Në një deklaratë zyrtare, kryetari i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, tha se synimi i projektit është të promovojë bukuritë e zonës duke respektuar trashëgiminë natyrore të Shqipërisë.

SHBA- Çifti Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë mohuar se qëndrojnë pas investimit të resortit luksoz në Zvërnec. Konkretisht, kompania e Jared Kushner, Affinity Partners ka deklaruar se nuk është e përfshirë në këtë projekt që ka shkaktuar protesta masive në Shqipëri.
Pas një kërkese për koment nga CNBC, kompania i referoi gazetarët te një agjenci e marrëdhënieve me publikun (PR) dhe sipas agjencisë projekti po zhvillohet nga Sazan Real Estate Development LLC dhe jo nga kompania Affinity Partners. Kompania thekson gjithashtu se çdo partner amerikan i përfshirë në nismë po vepron në kapacitetin e tij personal dhe jo si përfaqësues i Affinity Partners.
Në një deklaratë zyrtare, kryetari i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, tha se synimi i projektit është të promovojë bukuritë e zonës duke respektuar trashëgiminë natyrore të Shqipërisë.
“Qëllimi ynë është i thjeshtë: të festojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë. E ardhmja e saj në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, tha në një deklaratë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.
Mijëra njerëz kanë dalë në protestë në Tiranë kundër projektit luksoz që thuhet se lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump. Qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë me pankarta “Shqipëria nuk është në shitje” dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët e kundërshtojnë projektin, duke thënë se nuk ka pasur transparencë të mjaftueshme dhe se pasuritë e vendit po jepen për interesa private. Një tjetër shqetësim i protestuesve është dëmi që mund t’i shkaktohet natyrës dhe mjedisit në bregdetin jugor.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama e ka mbështet këtë projekt, duke thënë se do të sjellë investime dhe vende të reja pune. Rama ka deklaruar ndër të tjera se kundërshtimet po lidhen më shumë me emrin e Kushnerit sesa me ndikimin e projektit në mjedis./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër,pas publikimit të pesë kërkesave kryesore të protestuesv...
Lindita Nikolla dhe Evis Kushi TIRANË- Dy deputetet e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla dhe Evis Kushi kanë reaguar vetëm pak orë...
Ervin Demo TIRANË- Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka deklaruar se mandati i deputetes Marjana Koçeku i përket PS...
Elisa Spiropali, Mirela Dodaj TIRANË- Debati brenda radhëve të Partisë Socialiste ka kaluar në një tjetër nivel pë...
Ruth Huber KORÇË- Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka zhvilluar një vizitë në Korç&...
Saimir dhe Jonida Gjoka, Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mirë pritur sot n...
TIRANË- Një skandal ka dalë në dritë për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, lidhur me nj...
pamej nga proteta TIRANË- Ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë. Me pankarta të cilat mbaj...
Martin Giese GJERMANI- Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, është pyetur në nj&...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me propagand&e...