Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
"Si thoshin derrat e knaqun migjenianë...nuk ka lidhje Irani ë?/ Reagon Rama pas publikimi të pesë kërkesave: Kur prote...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Më tej, Sina e akuzon Ramën si përgjegjës për emigrimin e të rinjve, vjedhje të votave, padrejtësi sociale duke theksuar se është vetë arroganca e pushtetit të Ramës ajo që i ka detyruar të dalin në shesh dhe asnjë ndikim nga faktorë të tjerë politikë.
TIRANË- Protestuesi, Erlis Sina, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i shkroi një letër të gjatë në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje t'i bashkohej për të zgjidhur hallet. Me anë të një postimi në Facebook, Sina ka hedhur poshtë krahasimet që Rama bëri mes vetes dhe protestuesve. Protesuesi thekson se ai nuk ka pushtetin në dorë prej vitesh si Rama dhe as nuk firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve.
Më tej, Sina e akuzon Ramën si përgjegjës për emigrimin e të rinjve, vjedhje të votave, padrejtësi sociale duke theksuar se është vetë arroganca e pushtetit të Ramës ajo që i ka detyruar të dalin në shesh dhe asnjë ndikim nga faktorë të tjerë politikë.
Reagimi i Erlis Sinës:
Pergjigje e detyruar per Edi Ramen!
UNË NUK JAM TI!
Mos më thuaj se te fotografia ime sheh veten tënde.
Unë nuk jam ti.
Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë.
Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve.
Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi.
Ti je.
Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt.
Ti nuk je viktima e halleve të mia.
Ti je autori i tyre.
Je autori i emigrimit të mijëra të rinjve që nuk panë më të ardhme në Shqipëri.
Je autori i padrejtësive që i detyrojnë njerëzit të largohen nga vendi i tyre.
Je autori i arrogancës së një pushteti që nuk dëgjon më askënd përveç vetes.
Kur thua se ke frikë nga ata që mund t’i bëjnë keq Shqipërisë, harro një gjë:
Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e votës.
Nuk ka humnerë më të thellë se grabitja e pronës.
Nuk ka humnerë më të thellë se shkatërrimi i dinjitetit.
Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e së ardhmes së një brezi të tërë.
Mijëra njerëz nuk mbushin sheshet sepse i manipulon algoritmi.
Nuk protestojnë sepse ua kërkojnë influencerat.
Nuk zemërohen sepse ua dikton opozita.
Ata dalin në shesh sepse jetojnë realitetin çdo ditë.
Sepse paguajnë faturat.
Sepse kërkojnë punë.
Sepse presin në spitale.
Sepse shohin fëmijët të largohen.
Sepse ndihen të huaj në vendin e tyre.
Dhe kur ti përpiqesh t’i paraqesësh si turmë të përdorur, nuk po i kupton.
Po i përçmon.
Fotografia ime në murin tënd më bën pis.
Mos e përdor për të larë përgjegjësitë e tua.
Mos e përdor për të fshehur dështimet e tua.
Mos e përdor për të ndërtuar historinë tënde si shpëtimtar.
Unë nuk jam ti.
Dhe nëse jam në shesh, nuk jam aty sepse më ka mashtruar dikush.
Jam aty sepse e di shumë mirë kush më ka sjellë deri këtu./Dosja.al
Edi Rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimet e 5 ekipeve finale të Konkursit Ndërkombëtar për Kampus...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Financial Times, ku ka komentuar protestat që po...
TIRANË- Studiuesi dhe historiani Auron Tare ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama për protestuesin Dritan Goxhaj, duke lë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që po mbahen prej ditësh në Tiranë për largimin e ...
TIRANË- Dhjetëra mijëra njerëz ecën nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të sht...
SHBA- Çifti Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë mohuar se qëndrojnë pas investimit të resortit luksoz në Zvërne...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër,pas publikimit të pesë kërkesave kryesore të protestuesv...
Lindita Nikolla dhe Evis Kushi TIRANË- Dy deputetet e Partisë Socialiste, Lindita Nikolla dhe Evis Kushi kanë reaguar vetëm pak orë...
Ervin Demo TIRANË- Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka deklaruar se mandati i deputetes Marjana Koçeku i përket PS...
Elisa Spiropali, Mirela Dodaj TIRANË- Debati brenda radhëve të Partisë Socialiste ka kaluar në një tjetër nivel pë...