LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rama ka vendosur kudo kamera robotike"/ Berisha: Deformoi projektin ‘Smart City’ për të vendosur nën kontroll të plotë qytetarët

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët ka akuzuar Edi Ramën se po rikthen në Shqipëri format më të rënda të survejimit shtetëror, duke e shndërruar projektin ‘Smart City’ në një mekanizëm kontrolli masiv ndaj qytetarëve. • Berisha publikoi pamje të kamerave të vendosura në Tiranë dhe deklaroi se qeveria ka deformuar qëllimin e projektit, i cili sipas standardeve europiane duhet të jetë në funksion të shërbimeve urbane dhe jo të policisë. • Sipas liderit të opozitës, pas instalimit të sistemeve të monitorimit të komunikimeve elektronike gjatë bllokimit të TikTok-ut, qeveria ka kaluar në një fazë të re kontrolli përmes kamerave inteligjente të vendosura në të gjithë territorin. • Berisha tha se kamerat robotike me rezolucion të lartë, të cilat në vendet e Bashkimit Europian administrohen nga bashkitë për menaxhimin e trafikut, transportit publik, ndriçimit dhe shërbimeve urbane, në Shqipëri janë vënë nën kontrollin e Policisë së Shtetit. • Ai paraqiti në konferencë dhe dallimet mes modelit europian të ‘Smart City’ dhe projektit që po zbatohet nga Edi Rama dhe narkoqeveria e tij. • Sipas tij, ndërsa në Europë fokusi është përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve, në Shqipëri sistemi po përdoret për monitorim të centralizuar, identifikim, gjurmim të lëvizjeve dhe grumbullim të të dhënave personale. • Berisha e cilësoi projektin ‘Smart City’ të Edi Ramës si një hap të ri drejt ndërtimit të një ‘narkoshteti policor’, duke akuzuar kreun e narkoqeverisë se po kërkon të mbajë nën kontroll qytetarët nga frika e revoltës së tyre. • Duke folur për gazetarët, Kryedemokrati përshëndeti protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke vlerësuar pjesëmarrjen masive të qytetarëve pavarësisht temperaturave të larta. • Gjithashtu Berisha konfirmoi mbështetjen e PD-së për 5 kërkesat e ngritura nga protestuesit, duke kërkuar që Kuvendi të ndërpresë çdo aktivitet tjetër dhe të merret me shqyrtimin e tyre. • Ndërsa i pyetur për informacionet që ka denoncuar më herët lidhur me një largim të mundshëm të Belinda Ballukut nga Shqipëria, Berisha ngriti akuza të reja të forta ndaj zëvendëskryeministres dhe kryeministrit. • Në fund, Kryedemokrati tha se opozita do tu kërkojë vendeve partnere të refuzojnë çdo kërkesë për azil politik nga zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij. 

3 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

"Sillet si padrino i Shqipërisë"/ Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese, urrejtje pa kufij për shqiptarët

"Rama ka vendosur kudo kamera robotike"/ Berisha: Deformoi projektin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”, duke e cilësuar si një gjuhe të papranueshme në një media ndërkombëtare. Duke folur për gazetarët, Berisha theksoi se dënon sharjet e pakualifikueshme që Rama ka përdorur ndaj shqiptarëve gjatë intervistës. Sipas tij, reagimi i Ramës ka qenë “shokues” për gazetaren dhe publikun ndërkombëtar të pranishëm në intervistë.

"Së dyti, përsëri përshëndes dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët në kushte të jashtëzakonshme të një vape të paparë, mbushën përsëri dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës gjer në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të narkodiktatorit. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, i madh dhe i vogël, t’i bashkohen kësaj proteste në çdo kohë dhe në çdo rast. Kësaj proteste madhështore që mbjell shpresë në çdo zemër shqiptare. I bëj thirrje diasporës të mbetet si gjer sot, e angazhuar në këtë mision të madh të shpëtimit të Shqipërisë nga një regjim që në shumë aspekte e ka dëmtuar në ekzistencën e vet kombin shqiptar më shumë se çdo regjim tjetër para tij.

Dënoj me forcën më të madhe sharjet e pakualifikueshme që Edi Rama u bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare. U garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Edi Rama ka përdorur në Financial Times ndaj shqiptarëve. Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë. Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme. Edi Rama nuk sillet si padrino, shumë më keq se padrino i Shqipërisë.

Edi Rama konsideron Shqipërinë një sulltanat të kohërave të shkuara, në të cilin vetë ai bën sulltanin, gjykatësin, policin dhe çdo funksion tjetër. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë. Edhe prapa diellit të shkojë, shkon si një hajdut i pashoq i kombit të tij. Shkon si njeriu që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Shkoi si një tradhtari i një kombi që bëri gjithçka, kreu gjenocid të kalkuluar ndaj tij për t’i përzënë shqiptarët nga Shqipëria, një armik i egër i shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë," tha Berisha./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Survejimi total i qytetarëve/ Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

"Rama ka vendosur kudo kamera robotike"/ Berisha: Deformoi projektin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për projektin “Smart City”, tha se kamerat po administrohen tani nga narkopolicia për survejimin e rreptë të qytetarëve. Duke folur në konferencë me gazetarët, Berisha ngriti shqetësime se projekti i “Smart City” po devijon nga funksioni i shërbimeve qytetare si menaxhimi i trafikut, transportit dhe parkimit, drejt një sistemi të centralizuar monitorimi dhe kontrolli nga policia, që sipas tij përfshin kamera, radarë dhe analiza në kohë reale me inteligjencë artificiale.

"Shikoni çfarë deklarate bën. Ky është Skënder Troplini apo Çela, thoni si të doni, drejtori i përgjithshëm i narkopolicisë. ‘Policia ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent, fajtorin e përcakton teknologjia’. Imagjinoni ju pra se me çfarë shteti policesk kemi të bëjmë. Kamerat që duhet të administrohen tërësisht nga bashkia në interesin më të mirë të qytetarëve, administrohen tani nga narkopolicia për survejimin e rreptë të qytetarëve. Kemi paraqitur këtu se cili është modeli klasik i Smart City. Menaxhon trafikun. Transportin publik. Ndriçimin inteligjent. Parkim dhe mjedise. Shërbime bashkiake. Menaxhohet nga bashkitë dhe institucionet urbane- larg duart policia. Fokusi ose objektivi: komoditeti për qytetarët, t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve. Projekti i narkoshtetit shqiptar. 20 qytete dhe pikat kufitare.

Nën administrimin e narkopolicisë së shtetit- do të thotë karteleve të drogës. Platformë IA dhe qendër e avancuar kontrolli. Kamera, radarë, ANPR dhe rrjet fibre optike. Monitorim dhe kontroll i territorit. Asnjë nga funksionet e Smart City në bashki. Të gjitha policeske. Mirëmbajtje operative. Monitorim. Pra, nuk fokusohet vetëm në shërbime urbane, por siguri, kontroll, monitorim i centralizuar. Ja survejimi masiv. Operator kryesor: policia. Qendra e komanduar: natyrisht nga policia. Survejim nga IA dhe analiza në kohë reale. Lexim targash dhe gjurmim të lëvizjeve- imagjinoni ë. Potencial për të dhëna biometrike, veçanërisht fytyra. Ruajtja dhe analizë e të dhënave. Shkatërrim i privatësisë dhe lirive civile. Pra, mbikëqyrje, siguri dhe kontroll, model i centralizuar polici-komandë-qendër. Shtet policesk. Narkoshtet," tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Berisha publikon pamjet: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

"Rama ka vendosur kudo kamera robotike"/ Berisha: Deformoi projektin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po rikthen survejimin e qytetarëve, duke e krahasuar me periudhën e diktaturës komuniste. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha publikoi pamje e kamerave të sigurisë, ndërkohë shtoi se projekti “Smart City” është përdorur për kontroll të qytetarëve nga Policia e Shtetit, jo vetëm për shërbime publike. Sipas tij, kamera të tilla janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë dhe Policisë së Shtetit. 

"Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste. Për rikujtesë, për gjenerata të tëra që nuk e dinë, gjatë diktaturës, të gjitha ambientet e jashtme, anët e bulevardit, pemët, urat, etj, etj, kanë qenë të mbushura me ato që në ato kohë ne i quanim çimka, të cilat regjistronin 24 orë mbi 24 orë çdo bisedë që bëhej nga qytetarët që uleshin në ato anësore të trotuareve, ose në stola, ose në parqe. Çmenduria e diktaturës nuk kishte kufi.

Sot Edi Rama ka vendosur një sistem edhe më të thellë, edhe më të plotë survejimi se ai që ekzistonte në diktaturë. Pas instalimit të aparaturave të regjistrimit dhe përgjimit të plotë të internetit në Shqipëri, që ai bëri me rastin e bllokimit të TikTokut dhe që vazhdojnë edhe sot të kontrollojnë totalisht komunikimet me internet në Shqipëri, Edi Rama pajisi, vendosi në dispozicion të Policisë së Shtetit projektin që quhet Smart City.

Smart City është një projekt i bazuar në kamerat robotike, me rezolucion shumë të lartë dhe aftësi të mëdha, që në Evropë administrohet totalisht nga bashkitë dhe që është kryekëput në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve. U lutem, këtu keni një kamerë robotike që survejon ditë e natë protestën, kryengritjen paqësore të qytetarëve dhe rinisë shqiptare. Të tilla kamera janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë, por në disponim të shtetit policesk dhe Policisë së Shtetit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta