LIVE UPDATES
Politike

Berisha njofton nisjen e analizës për humbjen e zgjedhjeve më 14 maj: Kishim edhe ne defektet në makinerinë tonë elektorale

Sipas tij, në raport ka mbi 600 faqe që vërtetojnë blerjen e votës, duke e cilësuar "14 majin" si procesin zgjedhor më të pabarabartë që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. 

1 Gusht 2023, 12:59 Nga k.m.
Berisha njofton nisjen e analizës për humbjen e zgjedhjeve më 14
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha tha se do të nisin një analizë të plotë për funksionalitetit të partisë gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, në raport ka mbi 600 faqe që vërtetojnë blerjen e votës, duke e cilësuar "14 majin" si procesin zgjedhor më të pabarabartë që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. 

"Ata në mbi 600 faqe, dhe ky është raporti. Në mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte, me dokumente të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Ky ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohej çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhje të lira, çdo demokrati dhe demokrateje që investoi në këtë proces zgjedhor. Ky raport i cili tashmë është dërguar dhe në institucione ndërkombëtare, do t’iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, do t’i dorëzohet të gjitha mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Është raporti i dramës së një kombi që i kanë mohuar të drejtën e votimit, ose ia kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit. Është raporti që akuzon një shtet të inkriminuar nga baza, deri në keun e tij Edi Ramën, që asgjëson Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për karrigen e tij. Është raporti që fakton se si Edi Rama, pasi shpalli kodin zgjedhor kinezëri, kushtetutën e procesit zgjedhor që në tërësinë e tij mishëron parimet më kryesore të Kushtetutës së vendit, të Kodit të Venecias, Kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Koha është pa ndjenja, pa mëshirë, ndaj dhe nuk njeh as halle, as vakanca asgjë, ajo ecën, ecën dhe vetëm ecën. Kështu që, mblidhemi për t’i qendruar asaj në ballë, në detyrën tonë. Ndaj edhe, e thirrëm këtë mbledhje për të kaluar tani, për të mbyllur një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme që ne e kemi cilësuar mbrojtjen e votës dhe për të kaluar në një fazë të re të një analize të thellë, të plotë dhe të gjithëanshme të PD mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale, paraelektorale, gjatë procesit zgjedhor. Por me këtë rast, unë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë kandidatët, ata mijëra anëtarë, simpatizantët tanë të cilët u angazhuan me përkushtim të madh për rezultatin më të mirë të mundshëm në zgjedhjet që kaluan. Unë i garantoj ata se inevstimi i tyre, mundi dhe djersa e tyre, ka dhe do të ketë vlerësimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë të PD. Rezultati i mundit dhe punës së tyre nuk është pa fryt, atë ç’ka u arrit, u arrit për shkak të angazhimit, përkushtimit të tyre. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se ky angazhim dhe përkushtim ishte i njëtrajtshëm, kjo nuk do të thotë se nuk pati gabime, defekte dhe të meta në makinerinë tonë elektorale. Ndaj edhe ne çelim siparin e një analize të thellë, të plotë të procesit zgjedhor. Zonja dhe zotërinj, anëtarë të kryesisë së PD. Të dashur qytetarë shqiptarë. Grupi i punës i ngarkuar për hartimin e raportit të procesit zgjedhor me në krye z.Bylykbashi, znj.Albana Vokshi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Ervin Minarolli, dhe të tjerë mund të them se kanë bërë një punë jashtëzakonisht serioze.

Ata në mbi 600 faqe, dhe ky është raporti. Në mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte, me dokumente të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Ky ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohej çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhje të lira, çdo demokrati dhe demokrateje që investoi në këtë proces zgjedhor. Ky raport i cili tashmë është dërguar dhe në institucione ndërkombëtare, do t’iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, do t’i dorëzohet të gjitha mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Është raporti i dramës së një kombi që i kanë mohuar të drejtën e votimit, ose ia kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit. Është raporti që akuzon një shtet të inkriminuar nga baza, deri në keun e tij Edi Ramën, që asgjëson Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për karrigen e tij. Është raporti që fakton se si Edi Rama, pasi shpalli kodin zgjedhor kinezëri, kushtetutën e procesit zgjedhor që në tërësinë e tij mishëron parimet më kryesore të Kushtetutës së vendit, të Kodit të Venecias, Kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare. Pasi i ra kryq dhe tha se ky është një kinezëri, ai u angazhua me përkushtimin më të madh në farsën më të shëmtuar zgjedhore në historinë e vendit, në procesin zgjedhor më të pabarabartë që Shqipëria kishte parë ndonjëherë nga viti 1990 deri më sot.

sali berisha kryesia e pd 1 gusht 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje