LIVE UPDATES
Politike

Inceneratorët/ Berisha: Veliaj, 'përbindësh' i korrupsionit qeveritar, përhap fjalën se e ka "mbyllur" me SPAK-un

Sali Berisha theksoi se Florian Pustina është angazhuar si konsulent i aferës së vjedhjes së shekullit, nga miku i tij Veliaj, që ka kontraktuar studion e Pustinës.

31 Korrik 2023, 12:14 Nga k.m.
Inceneratorët/ Berisha: Veliaj, 'përbindësh' i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat thotë se inceneratori i Tiranës është afera më e madhe e vjedhjeve të shtetit. Edhe njëherë në një deklaratë nga selia blu, kryedemokrati Berisha ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të cilin thotë se është anëtari kryesor i asaj që ai e quan “klani i plehrave”. Po ashtu, Berisha theksoi se Florian Pustina është angazhuar si konsulent i aferës së vjedhjes së shekullit, nga miku i tij Veliaj, që ka kontraktuar studion e Pustinës. Ndërsa thekson se punësuar është edhe mikesha familjare, Klotilda Bushka. Në fund, kryedemokrati theksoi se Veliaj ka nisur të përhapë fjalën se ai ka gjetur "dakordësi" me SPAK për të mbyllur dosjen.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Berisha: Në vjedhjen e shekullit, Erion Veliaj renditet pas Edi Ramës, hajduti më kryesor. Kjo sepse djegësi i Tiranës apo me të drejtë mund të quhet djegësi i Erion Veliajt, i kontraktuar si koncesion për 128 milionë euro dhe me afat 30-vjeçar, është afera në total prej 680 milionë euro, pra 24 herë më e madhe se djegësi i Elbasanit. Djegësi i Tiranës apo djegësi Erion Veliaj është afera më e rëndë gjer më sot, sepse në këtë aferë, Rama dhe Veliaj u kanë grabitur shqiptarëve 110 milionë euro dhe sot pas gjashtë vitesh nuk ekziston asnjë gjurmë e tij. Po të kemi parsysh se vetëm në 6 vite janë shpenzuar 110 milionë euro, djegësi i Veliajt do u kushtojë taksapaguesve në 30 vite deri në 720 milionë euro. Djegësi Veliaj, ky përbindësh i korrupsionit qeveritar, pavarësisht se ‘pronarët’ janë në kërkim ndërkombëtar, vazhdon të përpijë përditë fonde të buxhetit të shtetit deri në 2 milionë euro në muaj, sikur të mos jetë një sipërmarrje krimi por sikur të jetë një sipërmarrje transparente dhe sukses i ligjit. Ky monument i korrupsionit mbrohet nga drejtësia vetëm se pronarët e tij janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi. Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën se është personalisht Erion Veliaj që kërkoi zyrtarisht zëvendësimin e trajtimit të mbetjeve dhe zgjerimin e landfillit të Sharrës dhe dhënies me koncesion te privati të trajtimit të plehrave me incenerim. Erion Veliaj ka kërkuar me disa shkresa dhënien me koncesion për 30 vite në vend të investimit publik që është përdorur në djegësin e Elbasanit dhe Fierit. Shkëlqim Cani ka refuzuar kërkesën e Veliajt, por edhe Arben Ahmetaj e ka refuzuar tre herë kërkesën e tij të paligjshme, por vetëm herën e katërt, duke përdorur një dokument të paligjshëm të Këshillit të Qarkut të Veliajt, firmos duke shkruar ‘no koment’. Për djegësin e Tiranës apo djegësin Veliaj, janë përgjegjës para ligjit Edi Rama, Engjëll Agaçi, Koka, Gjiknuri, Bllako. Por sipas ligjit dhe Kushtetutës, hajduti i parë dhe përgjegjësi i parë është Erion Veliaj, pasi kryetarit të bashkisë së Tiranës, asnjë firmë nuk mund t’i impononte heqjen dorë nga praktika e seleksionim-depozitimit të plehrave dhe zëvendësimit me djegësin me koncesion. Erion Veliaj është përgjegjës kryesor për djegësin e Tiranës pasi ka vendosur në kundërshtim me ligjin, vendime të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut, në një kohë kur këto këshilla nuk ishin mbledhur kurrë dhe për to nuk firmos kurrë kryetari i bashkisë, por kryetarët e këtyre këshillave. Është klani mafioz i plehrave i Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt dhe jo Klodo-Mërtiri-Gugallja, që kanë firmosur për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë Integrated Energy që nuk ekzistonte. Klani Rama-Veliaj-Agaçi firmosën për dhënien e kësaj kompanie, ndonëse e dinin se nuk ekzistonte, sepse për këtë ata ishin njoftuar me ligj nga ministrja Felaj, e cila në relacionin e saj njoftonte se kompania nuk ekziston. Kompania u formua vetëm një ditë përpara se të shpallej fituese e koncesionit, për të cilën kishte marrë bonusin prej 8 pikësh kur nuk ekzistonte. Rama-Veliaj-Agaçi e ndoqën këtë praktikë mafioze për të shprehur shpalljen e tenderit, sepse ata sipas ligjit ishin të detyruar të shpallnin garën e koncesionit në tre gazeta ndërkombëtare për shkak të shumës prej 128 milionë eurosh. Ky klan mafioz, në kundërshtim me kontratën, detyron qytetarët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit, tarifën prej 29 eurosh për ton/mbetje, e cila është tarifa e djegies, në vend të 11 ton, e cila është tarifa për depozitim. Nuk janë Zoto dhe Mërtiri që kanë angazhuar Florian Pustinën si konsulent i aferës së vjedhjes së shekullit, por është miku i tij me kokë, Lal Djegësi që ka kontraktuar studion e Pustinës, në të cilën ishte punuar edhe zonja Veliaj, por edhe mikesha familjare, Klotilda Bushka. Kjo e fundit, në një mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, do paraqiste në parlament me urgjencë, amendamentin personal për shtesën për djegësin e Lal Djegësit. Klani i plehrave në përputhje me nenin e koncesioneve, nuk anulojnë koncesionin për të cilin janë paguar deri tani 110 milionë euro dhe nuk është ndërtuar asnjë prej objektet në kontratë. Erion Veliaj që fërkon duart me mandatin e drejtë të arrestit të Arben Ahmetajt, është shumëfishi i tij. Ai përhap kudo lajmin se e kam mbyllur aferën me SKAP-in e partisë. Kujtoni pak epitetet që ai i vinte ai, këtij institucionit në grindjen me kreun e FSHF. Por pavarësisht kësaj, Erion Veliaj është hajduti i parë i djegësit të Tiranës. Drejtësia mund të vonojë, por nuk do e harrojë kurrë atë.

sali berisha afera e inceneratorëve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet