30 Korrik 2023, 21:43
Nga k.m.
Lulzim Basha
TIRANË- Kryesia e fraksionit të Lulzim Bashës ka vendosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 2 shtator. Gjatë takimit të sotëm të Kryesisë, i cili nisi më orën 20.00, Basha kërkoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator. Por në takimin e sotëm ka pasur edhe mungesa. Pas takimit, zyra e shtypit të Bashës ka njoftuar se në shtator do të kërkohen dy hetime parlamentare në lidhje me fondet e IPARD si dhe për personat që kanë përfituar statusin investitor strategjik.
"Lufta kundër korrupsionit prioritet në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Basha, ja dy hetimet parlamentare që do të kërkohen në shtator. Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.
Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike: Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve,"- njofton zyra e shtypit në PD.
Të pranishëm në mbledhje
1. Lulzim Basha
2. Fitim Zekthi
3. Taulanda Jupi
4. Arbi Agalliu
5. Gazmend Koduzi
6. Oriola Pampuri
7. Gentian Gaba
8. Kreshnik Çollaku
9. Flutura Açka
10. Merita Bakiu
11. Xhemajl Gjunkshi
12. Enkelejd Alibeaj
13. Taulant Zeneli
14. Endri Hasa
15. Indrit Sefa
16. Roland Bejko
17. Jemin Ngjana
18. Agron Kapllanaj
Nuk ishin në mbledhje
1- Gazment Bardhi
2-Helidon Bushati
3-Lefter Geshtenja
4-Saimir Korreshi
5-Bledjon Nallbati
6-Dhurata Cupi
7-Dashnor Sula
8-Juela Hamati
9-Jonila Godole
Kanë dhënë dorëheqje
1-Jorida Tabaku
2-Flamur Hoxha
3-Oriela Nebiaj
lulzim basha
Politike
30 Korrik 2023, 18:48
k.m.
Lindita Nikolla
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Hamallaj, ku M...
Politike
30 Korrik 2023, 17:58
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ditën e sotme nga një punonjës i Gard&eu...
Politike
30 Korrik 2023, 11:29
I.A
Taulant Balla
MALIQ- Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur ditën e sotme drejt Korçës, pas ngjarjes së r...
Politike
29 Korrik 2023, 22:16
m.s
Bardhi dhe Basha
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit që Lulzim Basha të jetë...
Politike
29 Korrik 2023, 22:01
m.s
Basha, pas shpalljes se rezultatit
TIRANË- Lulzim Basha, pas konfirmimit si kryetar i PD-së, ka zhvilluar një komunikim për mediat, ku...
Politike
29 Korrik 2023, 20:58
m.s
kandidatet per kryetar te PD
TIRANE- Në krye të PD-së është zgjedhur Lulzim Basha. Në garë ishin ish-kryedemokrati Lulzi...
Politike
29 Korrik 2023, 19:10
m.s
Jemin Gjana
TIRANE- Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, ku garuan Lulzim Basha dhe Gjergji Hani,...
Politike
29 Korrik 2023, 18:37
m.s
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me mbledhjen dy-ditore të qeverisë që...
Politike
29 Korrik 2023, 16:12
m.s
Erion Braçe
DIVJAKE- Deputeti socialist, Erion Braçe, rekomandon Divjakën si një ndër plazhet më të pastra dhe ekono...
Politike
29 Korrik 2023, 15:31
m.s
votime
TIRANË- Deri në orën 11:30 kanë votuar 7251 anëtarë në të gjithë vendin për kreun e PD-s&eum...