LIVE UPDATES
Politike

KE liston problematikat e Shqipërisë në raportin ‘screening': Korrupsioni shqetësim serioz, akuza për shit-blerje votash, pronat të kompensohen

Në raport shkruhet se duhen bërë përpjekje për të adresuar akuzat për blerje votash, për keqpërdorim e burimeve administrative si në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe pretendimet për presion mbi votuesit pjesë e sektorit publik.

31 Korrik 2023, 19:52 Nga I.A
KE liston problematikat e Shqipërisë në raportin
KE

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka publikuar ditën e sotme raportin 'screening' për Shqipërinë, një vit pas hapjes së negociatave të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në raportin prej 135 faqesh të publikuar në faqen zyrtare të KE-së, theksohen problematikat kryesore të vendit tonë. Në raport shkruhet se duhen bërë përpjekje për të adresuar akuzat për blerje votash, për keqpërdorim e burimeve administrative si në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe pretendimet për presion mbi votuesit pjesë e sektorit publik.

"Sigurimi i depolitizimit të komisioneve zgjedhore edhe atyre të nivelit më të ulët. Sigurimi i votimit të shtetasve që jetojne jashtë vendit. Mbetet për t'u adresuar rekomandimi nga ODIHR për zbulimin e të ardhurave nga fushata dhe shpenzimet e partive politike. Financimi i partive, ka bërë hapa para por mbetet ende shumë për tu përmirësuar. Rishikimi i kornizës legjislative për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore ishte një hap drejt transparencës më të madhe dhe mbikëqyrjes më efektive, por ekzistojnë mangësi në lidhje me rregulloret dhe kufizimet për donacionet dhe shpenzimet të cilat duhet të shtrihen për palët e treta; Nga garuesit duhet t'u kërkohet të zbulojnë më parë të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës së tyre dita e zgjedhjeve; Kapacitetet e KQZ-së për të siguruar monitorimin e duhur të financave të partive mbeten për t'u konsoliduar kontribuojnë në një kontroll më të madh, duke përfshirë një regjim auditimi më rigoroz" thuhet në raport.

Sipas raportit, korrupsioni në vendin tonë mbetet një shqetësim serioz, pasi është përhapur në të gjitha degët e pushtetit si lokal ashtu dhe qendror. Në lidhje zyrtarët e lartë të dënuar për korrupsion, thuhet se deri më tani nuk ka asnjë të dënuar për akte korruptive të klasifikuara si krim të rëndë. Po ashtu theksohet se duhet që të rriten dënimet përfundimtare për zyrtarët e nivelit të lartë. 

"Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz pasi është i përhapur në shumicën e fushave të jetës e biznesit, duke përfshirë të gjitha degët e pushtetit qendror dhe vendor si dhe institucionet. Në përgjithësi, masat kundër korrupsionit vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar në sektorët veçanërisht vulnerabël si (infrastruktura publike, kadastra dhe të drejtat pronësore, doganat, taksat, administrate publike, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike, kontratat PPP, etj.). Ka patur disa dënime përfundimtare për akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë megjithatë deri më tani asnjë dënim nuk i referohet akteve të korrupsionit të klasifikuara si krim i rëndë. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë duhet të mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Sekuestrimi dhe konfiskimi/rikthyerja e aseteve kriminale që rezultojnë nga veprat penale të lidhura me korrupsionin është ende mjaft i kufizuar," theksohet në raport.

Raporti i KE-së shfaq shqetësime të larta edhe për projektligjin për kultivimin e kanabisit. Kjo pasi në projektligj duhet që të vendosej një sipërfaqe e caktuar për kultivim, në mënyrë që të mos abuzohet me sasinë e kultivuar. Po ashtu theksohet se Shqipëria duhet të krijojë një Observator Kombëtar të Barnave dhe të forcojë kapacitetet e njësive të specializuara për luftën kundër drogës

"Në lidhje me projektligjin e paraqitur në parlament për të lejuar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale duhen vendosur mekanizmat për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e kësaj sasie kanabisi tregjet e paligjshme. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të harmonizuar legjislacionin kombëtar me listën e substancave psikoaktive të BE-së e cila përditësohet shpesh.  Për të zbatuar një sistem gjithëpërfshirës të mbledhjes së të dhënave për drogat, Shqipëria duhet të krijojë një Observator Kombëtar të Barnave dhe të ndajë burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare për funksionimin e këtij organizmi. Shqipëria ka nevojë që të krijojë një sistem paralajmërimi të hershëm për shkëmbimin e informacionit për të rejat në zhvillimin e substancave psikoaktive. Nuk ka ende një mekanizëm adekuat për identifikimin dhe vlerësimin e barnave të reja. Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet e njësive të specializuara për luftën kundër drogës përmes pajisjeve moderne pasi nuk ka një incenerator për shkatërrimi e substancave e bimëve narkotike," thuhet në raport.

Bashkimi Europian është gjithashtu dhe kundër skemës së qeverisë shqiptare për të dhënë pasaportat e arta për investitorë të huaj nëpërmjet dispozitave lehtësuese ligjore të shtetësisë. Në raportin ‘screening’, KE e cilëson si shqetësim këtë, pasi skema paraqet rreziqe.

“Është shqetësuese që Shqipëria, krahas programeve të saj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare mbi bazën e meritave të veçanta në fushën e artit, kulturës, arsimit, shkencës dhe sportit, pa u kërkuar aplikantëve që të kenë një rezidencë paraprake në Shqipëri për t'u kualifikuar, u jep një mundësi që marrin pjesë në një tender për një partneritet publik-privat që do të shërbente për të hapur një skemë për dhënie të shtetësisë së investitorëve. Është pozitive që skema deri më sot nuk është zbatuar në praktikë”, thuhet në këtë dokument.

Një tjetër pikë, ku Komisioni Evropian ka listuar problematikat e Shqipërisë është edhe puna në kadastër dhe kthimi i pronave te pronarët. Theksohet në raport se Kadastra duhet që të trajtohen 7 mijë kërkesa të pashqyrtuara dhe mbi 4 mijë vendime të dhëna nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

"Shqipëria duhet të sigurojë që Agjencia e Trajtimit të Pronës të përmbushë mandatin dhe që skema e kompensimit të zbatohet në mënyrë efektive. Duhen trajtuar 7 000 kërkesa të pashqyrtuara dhe mbi 4 000 vendime të prekura nga vendimi i GJEDNJ. Beshiri kundër Shqipërisë deri në vitin 2024 si dhe ekzekutimi i të gjitha vendimeve deri në vitin 2026. Vetëm 800 vendime janë ekzekutuar deri më tani. Vlerësohet se afërsisht 80% e të dhënave për pronat e regjistruara janë të pasakta. Përafërsisht 10% (mbi gjysmë milioni prona) të territorit të vendit mbetet tërësisht të paregjistruara. Nevojitet një regjistrim efikas dhe transparent dhe i integruar i pronës. Sistemi i menaxhimit, i cili ofron tituj të qartë dhe të sigurt të pronësisë, duhet të jetë i vendosur për të siguruar në praktikë të drejtën e pronësisë. Të gjitha të dhënat kadastrale, duke përfshirë titujt e pronësisë dhe hartat kadastrale, duhet të jenë te dixhitalizuara dhe përditësuara me kujdes për të hequr sistematikisht të dhënat e mbivendosura ose të pasakta," thuhet në raport.

komisioni evropian raporti screening

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet