LIVE UPDATES
Politike

Berisha intervistë në gazetën italiane: Ballkani si Libia. Prej tij u ‘pushtua’ Italia

Sali Berisha ka folur për jetën dhe situatën politike në Shqipëri, shpalljen e tij "nongrata" nga SHBA, miqësitë e tij dhe për të ardhmen e vendit në Bashkimin europian. 

18 Shkurt 2023, 16:38 Nga k.m.
Berisha intervistë në gazetën italiane: Ballkani si Libia. Prej
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetën italiane "Libero". Në intervistën e tij, Berisha ka folur për jetën dhe situatën politike në Shqipëri, shpalljen e tij "nongrata" nga SHBA, miqësitë e tij dhe për të ardhmen e vendit në Bashkimin europian. 

INTERVISTA E PLOTË:

Sali Berisha
————————————————————————
DANIELE PRORI

“Gatishmërinë e Italisë për të dërguar një korrespondent të veçantë në Ballkan që të ndërmjetësojë marrëdhënien midis Kosovës dhe Serbisë, e mbështeta me dashamirësi. Unë mendoj që Italia ka të drejtë që të interesohet më nga afër për çështjet e Ballkanit, edhe pse kur krijohen probleme nga kjo anë e Adriatikut, është pikërisht Italia e para ajo e cila paguan pasojat për sa i përket emigrantëve. Njësoj si edhe me Libinë. Por, fatkeqësisht në Tiranë ka një qeveri e cila sheh më shumë drejt Serbisë dhe Turqisë, sesa nga Bashkimi Europian. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me Ankaranë. Madje një muaj më parë si deklaroi se, roli i Turqisë në Ballkan nuk është vetëm i rëndësishëm, por është deciziv. Në këtë mënyrë ai e vendosi veten në pozicionin e një vasali.”

Flet me hidhërim të thellë e bindje të plotë nga Tirana, Sali Berisha, 78 vjeç, ish-president i Republikës së Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1997, e më pas kryeministër deri në vitin 2013, sot përsëri në krye të Partisë Demokratike, që në Tokën e Shqiponjave, është qendra e djathtë kryesore, kundërshtare me Partinë Socialiste, tashmë prej një dekade në qeverisje, e kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Ish-presidenti Berisha, prej kohësh i perfshirë midis përplasjeve të shumta të brendshme të vendit, ashtu si edhe brenda partisë së vet, tregon për Libero në mënyrë shumë të detajuar, implikimet kryesore të një historie që e sheh qartësisht të favorshme në pershpejtimin e hyrjes së Shqiperisë në BE, edhe pse nga viti 2021 ai është konsideruar NON GRATA nga SHBA. Vendim i huazuar vitin e shkuar edhe nga Britania e madhe. Arsyet e këtij vendimi, mesa duket janë identifikuar në sistemin e korrupsionit, ku sipas dy vendeve perëndimore, është i perfshirë edhe ish-kreu i shtetit.

“Diçka mbi të cilën asnjë nuk ka arritur ende te prodhojë asnjë provë”, përgjigjet ai. “Bazohen mbi akuza të bëra nga gazeta që kanë qëndrime të ndryshme nga të miat. Une kam bërë me dije në më shumë sesa një rast që jam më shumë sesa i disponueshëm të dal përpara gjykatave më të larta ndërkombëtare dhe të tërhiqem në momentin që arrihen të prodhohen prova që në fakt nuk ekzistojnë."

Në të vërtetë sipas Berishës, qëndron pas një plan, edhe ky i brendshëm dhe i jashtëm ndaj Shqipërisë, në të cilim janë të perfshirë: Kryetari socialist Rama, ish- Lideri i Partisë demokratike Lulzim Basha, i rrëzuar nga kongresi ku fitoi me 86% të konsensusit Sali Berisha vitin e shkuar, madje edhe një ish-agjent i FBI, për të cilin po flitet shumë javët e fundit në shtypin shqiptar.

“Basha më ka thënë që ky agjent ka marrë shuma parash nga qytetarë shqiptarë në SHBA”, tregon Berisha.

“Por unë besoj që në të vërtetë paratë vijnë nga Rusia.”

Edhe për këtë ka hetime në vijim nga prokura shqiptare “dhe një fashikull për Bashën, që Kryeministri Rama ka bërë të mundur që mos të përfundojë në duart e Gjykatës së Lartë për të siguruar fuqinë e pushtetit të tij”, tregon lideri demokratik. Në mes ka patur tentativa, të kryera pikërisht nga ish lideri i PD, Basha, për ta përjashtuar Berishën nga grupet parlamentare (dhe ndoshta nga i njëjti parlament.) Deri në momentin që verën e shkuar, Sali Berisha rimori partinë me shumicë votash. Një përleshje e cila nuk përjashton goditjet e që nuk ka ndër mend të përfundojë. Duhet vënë në dukje që e gjithë kjo, pavarësisht impenjimit të vendeve fqinje si Italia, nuk e lehtëson procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Berisha na konfirmon, duke dhënë të gjithë vlerësimin e mundshëm adresuar kryeministres italiane Giorgia Meloni, koalicionit të saj dhe veprimtarisë së saj në qeveri.

“E cilësova fitoren e qendrës së djathtë në Itali si një ngjarje të madhe për kombin tuaj dhe për Europën. Në fund të fundit, edhe nëse partia ime ndodhet në situatën që sapo ju thashë, ne jemi të vendosur fort në Partinë Popullore Europiane. Qendrën e djathtë ne e konsiderojmë si një aleat shumë të ngushtë dhe marrëdhëniet me Forza Italia dhe Fratelli d’Italia dhe Lega, kanë qenë gjithmonë miqësore.

Ajo çfarë duhet të bëjmë tani në Shqipëri është që t’i risjellim popullit votën e lirë. Mposhtjen e krimit të organizuar i cili gjendet mbi trafikun e drogës. Vitet e fundit, mendohet se importi i lëndëve narkotike nga Kolumbia është rritur mbi 60 herë më shumë. Porti i Durrësit u bë një port i lirë për kokainën në të cilin është përfshirë i gjithë sistemi shqiptar. Prandaj, ajo që sot nevojitet më shumë se çdo gjë tjetër është forcimi i shtetit ligjor. Mposhtja e korrupsionit është një rëndësi jetike për të ardhmen europiane të vendit tim.

Nëse vazhdojmë kështu, Shqipëria do të shkatërrohet çdo muaj e më shumë. Më shumë se 31% e popullsisë ka emigruar drejt vendeve të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Mes këtyre, më shumë se gjysmë milionë emigrantë janë të rinj nën 22 vjeç. Nuk ka patur luftë që ka shkatërruar më shumë se Edi Rama. Kështu, Shqipëria po humbet të ardhmen e saj. Ajo që po ndodh është një spastrim i heshtur etnik i vendit tim”, përfundon lideri i historik, i cili nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lufta, ku sipas tij, “tanimë po bëhet çështje që ka në qendrën e saj sovranitetin e vetë popullit shqiptar.”

sali berisha


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj