Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas tij, ata duhet të flisnin për këtë çështje dhe t'i dilnin në mbrojtje kryeministrit Edi Rama, gjë që sipas tij nuk e kanë bërë.
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të paraqitet në Kuvend dhe t'i përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës për çështjen e Charles McGonigal. Në një intervistë për “Panorama TV”, Bushati deklaroi se kryeministri e ka për detyrë t’i përgjigjet jo vetëm deputetëve të opozitës, por të gjithë qytetarëve pavarësisht kahut të tyre politik. Megjithatë, Bushati ka shprehur kritika edhe për heshtjen e ministrave të kabinetit qeveritar. Sipas tij, ata duhet të flisnin për këtë çështje dhe t'i dilnin në mbrojtje kryeministrit Edi Rama, gjë që sipas tij nuk e kanë bërë.
PJESË NGA BISEDA:
Ervin Bushati: Nuk mendoj që bllokimi i Parlamentit do i shërbejë PD-së. Do e shohim që në zgjedhjet lokale, PD do marrë rezultate të dobët. Do ketë çmime ngushëlluese në disa bashki të vogla, por do i humbasë të mëdhatë.
Ada Hazizolli: McGonigal, a shmanget Rama që të përgjigjet në Parlament?
Ervin Bushati: E para, kryeministri e ka për detyrë të jetë në Parlament. Bënë mirë të jetë dhe të përgjigjet në Kuvend. Nuk ka pyetje idjote, por ka përgjigje të sakta ose jo. Qeveria ka për detyrë të jetë aty. Duhet ta gjejë forcën dhe nervat. Patjetër që është e bezdisshme. Duhet të përgjigjet. Nuk e meriton Berisha që t’i përgjigjet, por qytetarit që ka votuar PD-në.
Ada Hazizolli: Pse nuk e ka bërë deri më tani?
Ervin Bushati: Nuk mendoj që ka çështje që mund të merret ose jo. Berisha do të markojë territorin. Revolucion nuk është. Revolucioni është i bolshevikëve. Revolucion është kur ndërron sistemin. Berisha është vetë deputet, nuk mendoj se thotë që të zëvendësojë Republikën parlamentare. Revolucion do të thotë të ndërrojë sistemin. Rilindje është term i bukur. Nuk ishte një gjë që do të hidhte një sistem poshtë. Kryeministri duhet të shkojë në Parlament. Do e ketë mocionin me debat. Ministrat janë për të mbrojtur qeverinë. Është rrethi i parë pas kryeministrit, duhet të flasin. Unë e shoh, përveç dy rasteve, kabineti është si një film pa zë tani. Ka kohë që zyrtarët e qeverisë nuk përgjigjen tani, jo veç për këtë çështje. Ne kemi parë kryeministrin që mbron çdo dikaster, ndërkohë që ministrat duhet të ishin aty sot dhe të mbronin kryeministrin Rama. Kjo është një apati, një dremitje e kabinetit. Përveçse i përgjigjen aksionit politik të Berishës, duhet të ishin marrë me reforma. Patjetër që duhet të mbronin kryeministrin dhe të thonë se si e shohin këtë situatë. Qeveritë s’janë teknike, por janë politike.
Ada Hazizolli: Në aktakuzë Rama rezulton i përmendur 14 herë. Ish-e dashura e MNcGonigal, pretendon se kryeministri ka komunikuar me ish-agjentin e FBI-së. Mendoni që duhet të ishte marrë i pandehur Rama?
Ervin Bushati: Derisa nuk e kanë marrë, nuk duhet të merret. Nuk janë marrë as dëshmitari A dhe B. Kjo pjesa e zonjës Guerriero është pjesë e dosjes rozë, nuk merret as në gjykatë. Nuk është për t’u marrë, janë histori rozë. Derisa nuk ka të pandehur të tjerë, kjo tregon që çështja e mbyllur. Duhet të kemi besim tek drejtësia amerikane. Duhet të presim verdiktin e saj dhe të mos bëjmë gjyqe kot këtu publike. Nuk më duket një çështje që do ndryshojë diçka në fatin politik të vendit.
Edi Rama dhe Christiane Amanpour MYNIH- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, një video përkr...
Alex Soros dhe Edi Rama MYNIH- Alex Soros, djali i George Soros është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë vi...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, mblodhi ditën e sotme Kryesinë e partisë. Meta tha se 'Partia...
Edi Rama GJERMANI-Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Munich. Ai është takuar m...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për çështjen e ish-agjentit të FBI-...
Charles McGonigal dhe Edi Rama TIRANË- Skandali me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal ka pushtuar mediat, Opozita ka organizuar protesta t&e...
Takimi i Yuri Kim, Dilawar Syed në Kryesinë e Kuvendit TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë një fo...
Takimi GJERMANI-Kryeministri Edi Rama është pjesë e personaliteteve që po marrin pjesë në Konferencën e Mynihut. Kreu i ...
Policia TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë publike pamjet nga momenti kur policia i futet brenda biznesit t&e...
Gledian Llatja ELBASAN- Skandal në Bashkinë e Elbasanit. Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja shpenzon 300 mijë euro për karburant m...