LIVE UPDATES
Politike

Konventën Kombëtare të grupimit “Dhjetor ’90”: Revolucioni ishte për vokacionin perëndimor të kombit, ju themeluat PD dhe pluralizmin

Berisha u shpreh se ishte ky grupim që themeloi PD dhe solli pluralizmin në vend duke triumfuar përballë diktaturës më të egër në Europë e botë.

18 Shkurt 2023, 12:11 Nga I.A
Konventën Kombëtare të grupimit “Dhjetor ’90”:
Sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në Konventën Kombëtare të grupimit “Dhjetor ’90” për zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ishte ky grupim që themeloi PD dhe solli pluralizmin në vend duke triumfuar përballë diktaturës më të egër në Europë e botë.

“Nisët një revolucion demokratik që përbën faqen më të ndritur të lëvizjes paqësore të shqiptarëve për liri, më të suksesshmen. E nisët revolucionin karshi një regjimi që mbante të shtypi mbi 45 vite kombin në një diktaturë si asnjë tjetër në Europë e Botë, në një kasaphanë të luftës së klasave, ë një tirani urie e varfërie, në një izolim të plotë e total dhe indoktrinim ekstrem. Por forca juaj ishte mbinjerëzore. Revolucioni triumfi sepse patët mençurinë të besoni në forcën e lëvizjes paqësore. U provokuat me dhjetëra herë. Në fakt PD ju e themeluat. Shqiptarët ju quajtën engjëjt e demokracisë, studente liberatorë, dhe ju u shpërndatë në të katër anët për të themeluar PD dhe pluralizmit. Lëvizja juaj paqësore ishte një revolucion i jashtëzakonshëm. Ndalem këtu për disa arsye! Para se ju të mendonit të rrëmbenit armët, ju vendosët vetëflijimin në një akt madhështor sa vetë historia. U ngujuat për të shpëtuar universitetin tuaj dhe shqiptarët nga kulti i satanit të Enver Hoxhës. U ngujuat në një grevë me vendosmëri ekstreme dhe ia dolët që Shqipëria të vërshojë drejt jush dhe të përmbysë bustin e diktatorit.

Ky revolucion njohu uljet dhe ngritjet, por përmbysi me votën e lirë diktaturën staliniste. Cilat ishin tiparet e revolucionit që ju bëtë dhe drejtuat? Ishin të ngjashme me revolucione të tjera të vendeve ish-komuniste, por edhe dallonin me shumë prej tyre. Të gjitha ishin revolucione që përmbysën klikat komuniste, por asnjë vend tjetër, asnjë rini tjetër, asnjë revolucion tjetër nuk operoi si ne në kushtet e një izolimi të plotë dhe total. Disidencat kalonin nga njëri vend në tjetrin, lëvizjet ndiqnin njëra-tjetrën në vendet lindore, kurse në Shqipëri, pasi përcolli kryengritësit e 2 korrikut nëpër botë, Ramiz Alia arriti të rivendosë përsëri Perden e Hekurt. Pra, ishte një revolucion në kushtet e një izolimi të plotë. Ky revolucion ishte revolucion për vokacionin perëndimor të kombit. Kombet e tjera, sado që në diktaturë nuk kishin njohur izolimin që njohën shqiptarët, nuk u shkëputën nga qytetërimi evropian, pati kufizime, por jo shkëputje. Kishte prej tyre që lëviznin pa viza ose me një sistem fare liberal vizash. Kurse në Shqipëri, viza ishte tmerr dhe ferr. Pra, në kushtet tona, ne ia dolëm të çajmë edhe këtë izolim. Ne ia dolëm me ato parime të ecim drejt të ardhmes. Flamujt që valëvitëm në 90-tën ishte flamur amerikan, parullat e studentëve ishin ‘Xhorxh Bush’”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet