Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se kërkohet një vendosshmëri dhe një besim i madh për të larguar regjimin që ka zenë vend në Shqipëri.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ka folur në Konventën Kombëtare të grupimit “Dhjetor ’90” për zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se kërkohet një vendosshmëri dhe një besim i madh për të larguar regjimin që ka zenë vend në Shqipëri. Po ashtu sipas tij, revolucioni nuk mund të kryhet me një ditë, por do kohë.
"Çfarë po ndodh para syve tanë? Shqipëria po tretet, Shqipëria po shuhet, Shqipëria po vdes. Nëse një kombi i ikin në 8 vite 937 mijë vetëm në hapësirën evropiane dhe mbi 1 milion në botë, ku është e ardhmja e tij? Kush do qëndrojë? Ata që nuk ka kush t’i varrosë. Këto janë sirena të tmerrshme alarmi. Pse ta lëmë këtë vend të vdesë në këtë mënyrë? Më kujtohet në vitin 1991 në parlament, ngrihet një ish-sekretar i Komitetit Qendror dhe thotë se: nuk më shkonte mendja kurrë që Enver Hoxha kishte tre dynymë qilima në shtëpi. Po nipi i Spiro Kolekës po blen 4 milionë euro instilacion për të blerë influenca, për të bërë korrupsion, për të blerë mbështetje, për të blerë deklarata, me paratë e atyre që ikin me gomone. Ai përmendi tre dynymë qilima, por Edi Rama bën 22 milionë euro fluturime me avion, sikur të ishte biri i sulltanit. Ai përmendi tre dynymë qilima, por Edi Rama që vjedh nga mënngjesi deri në darkë dhe në çdo akt mbron vjedhjen e tij. A mundemi ne të pajtohemi me këtë situatë? A mundet shqiptarët të pajtohen me këtë situatë? Revolucioni nuk kryhet me një ditë. Partia humbi nervin, po nervi janë idealet. Çfarë ndodhi me ne? Opozitë për të tretën herë pasi shpallëm masakër zgjedhore se ishin zgjedhjet më të këqija në vend, shkuam si dele dhe votuam borxhin e Edi Ramës në parlament. Po kishte gjë më të turpshme? Ia votuam borxhin atij që vjedh çdo qindarkë nga ai borxh. Pra, është e domosdoshme, kërkohet një rimendim i thellë i situatës, kërkohet një vendosmëri dhe një besim për ta larguar këtë regjim," tha Berisha.
Ilir Meta dhe Artan Lame TIRANË- Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka akuzuar sërish sot se Ilir Meta kur ishte President refuzoi që të...
Sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në Konventën Kombëtare të grupimit “Dhjetor &...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se skandalet do të marrin me vete kryeministrin Edi Ram...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se PL do të jetë faktor vendimtar për shporrj...
Ervin Bushati TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të paraqitet në Kuvend ...
Edi Rama dhe Christiane Amanpour MYNIH- Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, një video përkr...
Alex Soros dhe Edi Rama MYNIH- Alex Soros, djali i George Soros është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë vi...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, mblodhi ditën e sotme Kryesinë e partisë. Meta tha se 'Partia...
Edi Rama GJERMANI-Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Munich. Ai është takuar m...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për çështjen e ish-agjentit të FBI-...