All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha i përgjigjet protestuesit: Kjo është një betejë në vazhdim, ata që heshtin, ata ndihmojnë regjimin

Duke folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës theksoi se kjo është një betejë në vazhdim dhe se heshtja e qytetarëve, pavarësisht qëllimeve, përforcon pushtetin e diktaturës, ndërsa pjesëmarrja aktive është mjet për mbrojtjen e dinjitetit dhe interesit kombëtar.

16 Maj 2026, 12:36 Nga E. D
Berisha i përgjigjet protestuesit: Kjo është një betejë
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se çdo sakrificë e protestuesve, përfshirë përballjen me plumba gome, topa uji dhe gaz lotsjellës, ka kontribuar në damkosjen e regjimit të Edi Ramës dhe në ekspozimin ndërkombëtar të lidhjeve të tij me krimin dhe korrupsionin. Duke folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës theksoi se kjo është një betejë në vazhdim dhe se heshtja e qytetarëve, pavarësisht qëllimeve, përforcon pushtetin e diktaturës, ndërsa pjesëmarrja aktive është mjet për mbrojtjen e dinjitetit dhe interesit kombëtar.

"Të falënderoj për mesazhin, por do shtroja një kërkesë ndaj teje. Imagjino pak se, në rast se nuk do ishin këto kryengritje paqësore, si do ngjante Shqipëria. Si do u dukej shqiptarëve dhe botës ky vend i poshtëruar dhe nënshtruar nga një bandë hajdutësh? Unë të falënderoj shumë ty për pjesëmarrjen në protestë, por të ftoj të qëndrojmë të pamposhtur. Është e vërtetë që ke ngrënë plumb gome në këmbë, të tjerë e kanë marrë në kokë. Është e vërtetë që ke marrë topa uji, gazi apo të gjitha të tjerat, por të gjitha i ke marrë duke mbrojtur një çështje të drejtë të vendit tonë. A do mund të quheshim opozitë në qoftë se do heshtnim para këtyre zhvillimeve katastrofale për vendin? A nuk është opozita një mision për t’u përballur dhëmb për dhëmb? A nuk patën tetë kryengritjet tona paqësore jehonën më të madhe planetare?

Ndaj dhe unë mendoj se duhet t’i shohim në këtë kahje. Nuk arritëm qëllimin, e kam theksuar dhe e theksoj, kryengritja paqësore nuk e ka efektin e menjëhershëm, por kemi arritur shumë. Kemi mbrojtur nderin dhe dinjitetin e shoqërisë shqiptare para mbarë botës, që nuk pajtohet me vjedhjet nga qeveritarët. Nuk pajtohet me narkoshtetin. Kjo është një betejë në vazhdim. Kemi arritur që të damkoset ky regjim si autokraci elektorale. Kemi arritur me qëndresën tonë, që në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, të shkruhet e zezë mbi të bardhë se në zgjedhjet në Shqipëri u shua linja midis institucioneve shtetërore dhe atyre partiake. Unë mendoj se nuk duhet t’i shohim gjërat bardh e zi. Duhet të refuzojmë propagandën zjarrfikëse të qeverisë.

Mund të organizohet më mirë protesta, por protestat kanë pasur efekt të jashtëzakonshëm. Protestat bënë që Edi Rama të jetë në rrethin e kuq, të udhëtojë i plagosur. Të jesh i sigurt se nëse nuk do protestoje ti me shokët e tu, teza se shqiptarët janë të mbrujtur me korrupsionin, ndaj Rama e mbron Ballukun se qytetarëve nuk u bën përshtypje, tezë ndër më poshtërueset për një komb, do bëhej mbizotëruese. Nëse nuk ishin kryengritjet tona paqësore, AKSHI do lihej në harresë. Por ne vazhdojmë, pavarësisht se ai largoi Lubinë, pavarësisht se ai vendosi AKSHI-n përsëri në kontroll të plotë të familjes së tij, unë besoj se për çdo opozitar, në kushtet e diktaturës, duhet të falenderojë Zotin që mund t’i qëndrojë asaj. Natyrisht, ka edhe një rrugë, heshtja. Por heshtja është mbështetja më e madhe që mund t’i jepet diktaturës. Ata që heshtin, ata pavarësisht se e duan apo nuk e duan regjimin, por ata ndihmojnë regjimin dhe ky regjim nuk e meriton të qëndrojë 24 orë," tha Sali Berisha./Dosja.al

 

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime