LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Do ngremë agjenci të posaçme për konfiskimin e pasurive të krimit, me bashkëpunim të Policisë, SHISH dhe partnerëve ndërkombëtarë

Në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë  “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, Berisha u shpreh se agjencia do jetë bë bashkëpunim me Policinë, SHISH dhe partnerët ndërkombëtarë.

15 Maj 2026, 20:27 Nga D.S

Berisha: Do ngremë agjenci të posaçme për konfiskimin e

TIRANË- Kreu i Opozitës deklaroi se, do krijohet një agjenci të posaçme për konfiskimin e pasurive të krimit.

Në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë  “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, Berisha u shpreh se agjencia do jetë bë bashkëpunim me Policinë, SHISH dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, kjo do vendosë lidhjet më solide, me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në goditjen përfundimtare të sigurisë dhe rendit në Shqipëri.

Deklarata e Berishës:

"Ju e morët vesh superskandalin e fundit me Diellën, e cila nuk ka qoftë dhe një element të vetëm të urtësisë artificiale, qoftë dhe një element të vetëm. Nuk është gjetur, këtu do të flasin specialistët se e kanë. Pra, shikoni ku jetojmë. Një emergjencë e të gjitha emergjencave. Por ju garantoj se Partia Demokratike ka një platformë për t'u dhënë një përgjigje me dorë të hekurt dhe zero tolerancë. Përparësi e çdo përparësie për ne do të jetë siguria e jetës, e pronës, e veprimtarisë, e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Dhe ne me programin tonë, kam bindjen më të madhe se do rikthejmë Shqipërinë, do rikthejmë në Shqipëri shtetin ligjor. Do presim me gërshërët e çelikta të ligjit, të gjitha lidhjet e krimit me pushtetin. Do godasim me forcën më të rreptë të ligjit krimin, cilido qoftë ai.

Me një agjenci të veçantë do hetojmë, do konfiskojmë të gjitha pasuritë e krimit. Do pastrojmë institucionet nga krimi. Një gjë duhet ta kemi të qartë. Edhe sot pavarësisht nga shkallë shumë e lartë e inkriminimit, absolutisht në Policinë e Shtetit, përsëri ka trima, guximtarë, burra dhe gra që duan të bëjnë ligjin. Dhe unë kam besim të plotë se në qoftë se do të çliroheshin nga banditët që i komandojnë, që ndërrojnë njëri mbas tjetrit, sepse ja u caktojnë, një herë i caktojnë Tropinët, herën tjetër e caktojnë Çelajn, drejtorin e policisë, dhe që dekonspirojnë çdo operacion.

Nicola Grattieri, një nga prokurorët më të famshëm të antimafias italiane, do të thoshte se: Shqipëria është më keq se narkoshtet, sepse nuk mund të punohet. të tradhëtojnë, të shesin. I japin të dhëna. 250 e sa mandate të paarrestuar, asnjë bos nuk u arrestua, po s'u arrestuan jashtë. Po s'të arrestuan policitë jashtë, Shqipëria harroje. Ata kanë filluar të mos shkojnë më jashtë, kanë filluar të rrinë në Shqipëri tani. Dhe ju luten që mos t'i lënë këtu, të mos bëjnë mandate se ata nuk largohen. Se jashtë i kapin, këtu s'i kap kush. Kjo është e vërteta. Po kjo do marrë fund. Zero tolerancë! Një veting i plotë i të gjitha institucioneve të zbatimit të ligjit, policisë, shërbimit inteligjent, i cili edhe ai nuk qëndron më.

Përkundrazi, segmente të tëra bashkëpunojnë me krimin dhe do rivendosim si prioritet absolut sigurinë e jetës, veprimtarisë të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të shoqërisë shqiptare, do qëndrojmë fuqishëm kundër terrorizmit. Do vendosim lidhjet më solide, më luajale me të gjitha agjencitë ndërkombëtare të Euvropës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, në goditjen përfundimtare dhe në rivendosjen përfundimtare të sigurisë dhe rendit në Shqipëri. Faleminderit!", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet