Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, Berisha u shpreh se, rënia e euros ka bërë që mijëra punonjës shqiptarë të largohen në vende të tjera se kanë humbur vendin e punës.
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka lejuar depërtimin e parave të drogës në ekonomi, çka ka zhvlerësuar euron, goditur eksportet, turizmin dhe sigurinë e qytetarëve.
Në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, Berisha u shpreh se, rënia e euros ka bërë që mijëra punonjës shqiptarë të largohen në vende të tjera se kanë humbur vendin e punës. Ai thekson se, propaganda më e fuqishme bëhet sot nga teleturizmat.
Deklarata e Berishës:
"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që jeni të pranishëm sot këtu. Një falënderim për Avenirin, për ekspozenë që bëri në emër të departamentit, Klevisin, për ndërhyrjen që bëri. Sot ne, debatojmë së bashku problemin më themelor, më të rëndësishëm që është problemi i sigurisë. Në një shtet, në një vend, në një shoqëri asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa siguria e qytetarit, siguria e jetës, e pronës, e veprimtarisë së tij. Dhe në rast se shohim qytetarin shqiptar në raport me sigurinë e jetës, me sigurinë e pronës, me sigurinë e veprimtarisë së tij, me sigurinë e të dhënave të tij personale, me sigurinë e ushqimeve që hanë, e ilaçeve që merr, unë mund t'ju them ju i sigurtë se pas Haitit, nuk ka qytetar më të pasigurtë në botë se qytetari shqiptar.
Pas Haitit. Por, qytetari shqiptar për të garantuar sigurinë e tij, largohet nga vendi më i pasigurtë në Europë që është Shqipëria dhe kudo që shkon, shkon në një vend më të sigurtë. Sot me dhjetra e dhjetra studiues, analistë, por dhe hetues ndërkombëtarë, prokurorë, kanë cilësuar dhe vlerësuar Shqipërinë si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë. Si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë! Çka do të thotë shteti është i kapur tërësisht, është në kthetrat e mafies. Në fakt, pse mafia e drogës? Është mafia e miliarderëve. Ajo është mafia e miliardave. Ajo nuk i ka për gjë milionat. Po pse Shqipëria pikërisht? Cilido nga ju të marrë një të dhënë, është i lutur, të check-ojë vetëm zhvlerësimin e euros dhe dollarit. Në qoftë se ju bëni, studioni zhvlerësimin e euros dhe dollarit në rajon, në Evropë dhe në botë, do gjeni një shtet kampion botëror, i pakrahasueshëm me asnjë shtet tjetër.
Dhe ky është dheu ynë i dashur, Shqipëria, në të cilën, në 10 vite, euro është zhvlerësuar me 32%. Dhe shteti i dytë me zhvlerësim më të madh të euros është, është Meksika, me 17%. Meksika e karteleve më të fuqishme botërore të drogës. 17%. E kanë rrëzuar pezon dollarët dhe eurot e drogës. Kurse këtu, leku ka përmbysur euron dhe dollarin në mënyrën më të pamëshirë. Me pasoja katastrofale për ekonominë. Me një falimentim masiv të eksporteve. Cilido që ka njohuritë më elementare, e dinë që eksportuesit kanë një marzh të kufizuar fitimi. Dhe vetëm rënia e euros me 30% ka fshirë çdo fitim të tyre dhe i ka detyruar të mbyllin sipërmarrjet dhe dhjetra mijëra, qindra mijëra punonjës shqiptarë janë larguar në vende të tjera se kanë humbur vendin e punës nga narko-eurot. Propaganda më e fuqishme bëhet sot nga teleturizmat.
Këto televizionet e qeverisë fillojnë tani dhe gjer në tetor ditë e natë vetëm, vetëm turizmi. Plazhet bosh edhe në 1 gusht. Edhe në 15 korrik, dhe në 15 gusht, plazhet e Shqipërisë janë gjysëm bosh. Janë gjysëm bosh, sepse euro e rënë përdhe, ajo që kushtonte më parë 100, tani kushton 130 euro për turizmin. Po ashtu dhe mirupafshim. Të shpenzojnë 30 euro më shumë për një dhomë, jo! Po shkojnë gjejnë diku tjetër. Një shkallë ekstreme, ndofta siç është godit në zemër ekonomia nga narko-eurot dhe narko-dollarët, është goditur e tërë infrastruktura e shtetit.", deklaroi Berisha./Dosja.al
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, europianët duhet të ndalojnë së fajësuari Shtetet e Bashkuara të A...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri i vendit Edi Rama tha se presidenti Donald Trump e ndihmoi Europën të kuptonte se duhet të 'mblidhte vete...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, fragmentarizimi burokratik përbën një rrezik serioz për NATO-n. Gjat&eu...
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës dhe ajo e Kuvedit Më pak se dy javë para nisjes së fushatës zyrtare për zgjedhj...
Foto ilustruse Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar n&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas anëtarësimit të Shqipërisë në Qendrën e Ekselenc&e...
GREQI- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një takim me ministrin grek, Stavros Papastavrou, në ...
SPAK TIRANË- Zbërthimi i celularëve të familjarëve dhe të afërme të Aleksandër Prendit, ka nxjerrë në...
Foto ilustruse TIRANË- Një investigim i ekspertit ndërkombëtar Patrick Quirk në lidhje me Ministren e Shtetit për Inteli...
Foto ilustruse TIRANË- Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erio...