LIVE UPDATES
Politike

"Asgjë nuk e shpëton nga krimet makabre të të atit"/ Berisha: Jemi sërish në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat! I them këtu se

Lideri i opozitës kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur atë me politika që, sipas tij, dëmtojnë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit.

16 Maj 2026, 12:02 Nga E. D
"Asgjë nuk e shpëton nga krimet makabre të të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri është rikthyer një “diktaturë autoritare”, duke akuzuar qeverinë për shkelje të rënda të standardeve demokratike dhe për qëndrime armiqësore ndaj Kosovës. Gjatë fjalës së tij në një aktivitet publik, Lideri i opozitës kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur atë me politika që, sipas tij, dëmtojnë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit. Berisha gjithashtu akuzoi Ramën për dekorimin e figurave të lidhura me regjimin komunist, duke e cilësuar këtë si një akt që fyen viktimat e diktaturës.

"Triumfi i kësaj greve ishte edhe fundi i planeve të Ramiz Alisë për të konsoliduar një demokraturë, një diktaturë autoritare. Qeveria që erdhi nga Këshilli Presidencial puçist, u përmbys. Një qeveri tjetër u krijua, e cila u quajt qeveri e stabilitetit, por e vërteta është se ajo qeveri, që vendosi provizorisht një qetësi, ishte qeveri jetëshkurtër dhe PD përsëri në konsultim të vazhdueshëm me Sindikatat, u largua nga ajo qeveri në një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm. Një akt që bëri të mundur fitoren plebishitare mbi diktaturën në zgjedhjet e 22 marsit. Por, bashkimi juaj i sindikatave është lëvizja kombative më jetëgjatë ndoshta në Evropën postkomuniste, por edhe më gjërë. Nga 11 janari i vitit 1991, gjer ditët e sotme, në qindra e qindra herë, BSPSH u bë zëri i ndërgjegjes së minatorëve shqiptarëve, zëri i ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë. Ndikoi në mënyrë thelbësore në reformat e vendit, në mbrojtjen e të drejtave të minatorëve dhe të punëtorëve, fitoi një reputacion të madh ndërkombëtar.

U shndërrua në një organizatë të respektuar, jo vetëm një organizatë antikomuniste siç u themelua në fillim, por në një organizatë të fuqishme të sindikalizmit të vërtetë, të mbrojtjes të të drejtave të punëtorëve. Ndaj dhe ajo u bë një organizatë e respektuar në rajon, në Evropë dhe në botë. Fitoi nam për veprat e saj, për rezistencën e saj, për qëndresën e saj. 35 vite kam kënaqësi që kam parasysh këtu heronj si Gëzim Kalaja, Sami Karriqi dhe shumë të tjerë. Por nuk mund të mos ndalemi të shohim të sotmen, ku jemi. Sot, në Shqipëri, është vendosur një diktaturë autoritare, e cila në rrafshin kombëtar është po aq armiqësore sa ç’ishte diktatura hoxhiste. Çdo shqiptar është i lutur të mendojë për një moment aktet antishqiptare të Edi Ramës ndaj Kosovës. Nuk e harroj, ishte data 10 gusht dhe Ramiz Alia organizoi një takim me 40 intelektualë.

I them unë, që heqja e bustit të Stalinit është e domosdoshme se ai është një armik i kombit. Se ai i tha Titos gllabërojeni Shqipërinë. Po, tha, Sali se unë dhe ti je nga pak kosovar. Unë jam, i thashë, për ty nuk e di. Dhe filloi tani të sulmojë Kosovën dhe kosovarët pse kishin qëndrime antikomuniste. Pra, një qëndrim siç kishin mbajtur, bëmë mirë thoshte Enver Hoxha që e lamë me Jugosllavinë, Kosovën. Erdhi tani kryeministri aktual. Po të krahasoni qëndrimet publike të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit janë armiqësore në palcë dhe identike. Njëri vjen dhe thotë në Zubin Patok se Serbia do bëhet më e madhe. Tjetri thotë se veriu i Kosovës është toka e askujt. Njëri thotë se me këta shqiptarët e Tiranës merrem vesh, me skiptarët e Kosovës, ata janë dru me pre. Dhe pastaj ulen dhe bëjnë planin për të ndarë Kosovën. Edi Rama është autori i projektit për asociacionin, të marrë në sirtarët e Vuçiçit. I vuri sanksione Kosovës, i pari.

E hoqi nga harta Kosovën. Bëri mini-Jugosllavinë. Por duhet të dimë një gjë, kombi është një dhe i pandarë. Kurrë nuk je i lirë në qoftë se gjysma e kombit tënd është e pushtuar. E vërteta është se Kosovës ai vërtet i ka bërë dëme, por fatmirësisht Kosova është e pavarur, ka qeverinë e vet. Por dëmet më të tmerrshme, më shkatërrimtare ia ka bërë Shqipërisë. Shqipërinë, ky e shpopulloi dy herë më shumë se pushtimi serb Kosovën. Shqipërinë e shpopulloi me një shpejtësi të paparë duke përdorur dy armë, varfërinë dhe frikën. Sot, qytetarët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon dhe në Europë. Por në mënyrë absolute në të gjithë kontinent nuk ekzistojnë 28 mijë kilometra katrorë më të pasura. Askund nuk gjenden pasuri të tilla përrallore.

Të gjitha sot shfrytëzohen si në një sistem tërësisht kolonial. Qeveritarë hajdutë, kriminelë, organizata kriminale, kartele droge, të cilët plaçkisin dhe i shndërrojnë në pasuri për vete pasuritë e shqiptarëve. Ndaj dhe minatorët nuk marrin atë që meritojnë. Dy ditë më parë, Edi Rama nderoi me mirënjohje të atin e tij xhelat. Skulptori Kristaq Rama ka qenë një xhelat i vërtetë i diktaturës. Është anëtar i nomenklaturës komuniste që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve. Flasim ne për gjenocid serb në Kosovë dhe ka qenë, por një gjë nuk duhet ta harrojmë, gjenocidi komunist në Shqipëri është i sanksionuar në të gjitha dokumentet, vendimet dhe ligjet e këtij shteti. Dhe ky gjenocid u krye nga shqiptari ndaj shqiptarëve për qëllime klasore. Pardje dekoroi të atin, i cili ka firmosur, ky pseudo-intelektual ka firmosur krahas Ramiz Alisë, ngjitur mke firmën e tij, varjen në litar të Havzi Nelës. Çfarë ishte Havzi Nela? Një poet i apasionuar. Pesë mijë vargje për Kosovën.

Një atdhetar i flaktë që nuk mund të pranonte kurrë pushtimin serb. Por nuk mund të pranonte as diktaturën në Shqipëri. Dhe ai më 10 gusht 1988 firmos varjen në litar të poetit. Ajo është vetëm njëra firmë. Por ky xhelat ka një seri firmash të tjera. Edhe fshatari i thjeshtë në Vithkuq, Sigurimi i Shtetit i duhej për kurthet që bënte, vret një njeri. Vret dhe i thonë e vrave ti. Pasi e shtrojnë javë të tëra në dru, i pranon. Armën ma solli zbulimi grek, ma la tek një pishë, e mora dhe e vrava. Tani çfarë ndodh? Shkon në gjykatë dhe i thotë, unë jam familje e persekutuar, në jetën time nuk kam pasur pushkë të vërtetë në duar, kam pasur vetëm pushkë druri. Dhe unë, jo që nuk kam vrarë kurrë njeri, por nuk kam kapur kurrë pushkë zjarri në dorë.

I kthehet diktatori, e kanë shtruar në dru në prokurori, prandaj i ka thënë ato. Prisni tani, në vend që t’i falej jeta të paktën, që të dy, Ramizi dhe Kristaqi firmosin që të ekzekutohet. Dhe fshatari ekzekutohet. Ka shumë episode të tjera, por ky zgjedh të nderojë xhelatin në vend se të nderojë aktet makabre të atit të tij. Dhe zgjedh edhe më keq, përdor pafajësinë e fëmijës, mendon se do mund ta maskojë. I them këtu se jo pafajësia e fëmijëve, por as hyjnia e engjëjve nuk të shpëton dot ty që nuk dënon krimin makabër të babait tënd," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës