LIVE UPDATES
Politike

Ina Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë!

Zhupa thekson se koha e këtij vendimi është tregues i qartë se interesi elektoral është motivi i vërtet i kërkesës antikushtetuese për mbylljen e një media sociale, platforme komunikimi si Tik Tok.

22 Dhjetor 2024, 11:36 Nga ZH.LL
Ina Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për
Ina Zhupa

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa ka reaguar përsëri në lidhje me planin e Ramës për mbylljen e Tik Tok, duke e konsideruar atë një vrasës të lirisë së medias. Përmes një postimi në "Facebook", Zhupa e argumenton si "vrasje" të paramenduar të kryeministrit për arsye elektorale. 

Zhupa thekson se koha e këtij vendimi është tregues i qartë se interesi elektoral është motivi i vërtet i kërkesës antikushtetuese për mbylljen e një media sociale, platforme komunikimi si Tik Tok.

Sipas kryetares së komisionit të medias Zhupa, ajo që fshihet realisht është paramendimi i hershëm i kësaj vrasje, për arsye elektorale, e cila ishte menduar se do të kryej nga Komisioni për Dizinformimit, si masë nga “lufta e armiqve të huaj". 

Ndër të tjera, Zhupa thekson se të rinjtë janë përdoruesit kryesor të TikTok dhe ata që mund të ndryshojnë rezultatin elektoral të zgjedhjeve të ardhshme. Ajo bën thirrje të mos lejojnë ndikimin e propagandës dhe të reagojnë e të mos falin liritë e tyre.

Reagimi i plotë:

Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë!
Rama, “vrasësi” i lirisë së medias, që kërkon të fsheh gjurmët pas një vrasje. Shfrytëzues i një vrasje, jo për të marr përgjegjësi për dështimin e arsimit, por për të kryer “vrasjen” e vet që kishte kohë që e mendonte.
Asnjëri, as viktima, as autori nuk kishin llogari në Tik Tok. Sherri as nuk nisi as nuk u konsumua në Tik tok. Por sikur rasti konkret të ishte nga përdorimi i Tik Tok përsëri detyrimi do ishte i masave propocionale.
Çdo masë kufizuese duhet të jetë proporcionale me qëllimin që synon të arrijë. Një ndalim total i TikTok-ut është masë represive ndaj lirisë së shprehjes, sidomos nëse problemet mund të adresohen me masa si edukimi digjital, vendosja e filtrave të sigurisë ose rregullimi i përmbajtjes.
Koha e këtij vendimi është tregues qartë se interesi elektoral është motivi i vërtet i kërkesës antikushtetuese për mbylljen e një media sociale, platforme komunikimi si Tik Tok.
Ajo që fshihet realisht është paramendimi i hershëm i kësaj vrasje, për arsye elektorale, e cila ishte menduar se do të kryej nga Komisioni për Dizinformimit, si masë nga “lufta e armiqve të huaj”
Rama, nisi komisionin e dizinformimit pikërisht me qëllimin që nga puna e tij do dilte nevoja për të mbyllur Tik tok, e cdo medium që nuk i pëlqente për kohën e fushatës elektorale. Shkatërrimi i besueshmërisë së atij komisioni nga forca e kundërshtimit të opozitës, dyshimet e shoqërisë civile dhe vëzhgimi i ndërkombëtarëve dukej se ja dështoi planin fillestar. Ai komision e ka marr damkën ndaj duhej një formë tjetër për të arritur qëllimin e paracaktuar në kohën e shpejtë të fushatës.
Koha erdhi, komisioni skishte avancuar, shfrytëzimi i vrasje ishte mundësia që pa Rama për të arritur vrasjen e paramenduar të lirisë së shprehjes në Tik Tok.
Tik Tok është një platformë që përdoret efektivisht nga aktivistët dhe nga opozita për të mobilizuar qytetarët, për të ndarë denoncime dhe për të nxitur transparencën. Sepse është një rrjet për të cilin qeveria ende nuk ka krijuar një model “ndryshimi” të shikueshmërisë sipas mekanizmave të saj, report, shadoëban dhe “Aktivisti”.
Të rinjtë, janë përdoruesit kryesor të TikTok dhe ata që mund të ndryshojnë rezultatin elektoral të zgjedhjeve të ardhshme, duke mos lejuar të “hanë sapunin për djath” nga lavazhi i trurit i propagandës në mediat tradicionale.
Këto janë arsyet e vërteta që fsheh vrasja e paramenduar e Tik Tok, të cilën ne nuk mund ta lejojmë.
Sot Tik Tok, nesër çdo hapësirë lirie dhe shprehje. Nuk e falim lirinë!

ina zhupa tiktok

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg