LIVE UPDATES
Politike

PD: Blendi Gonxhe sapo u bë ministër planifikoi vjedhjet e radhës, miliona euro tendera të paracaktuar për miqtë e tij

Vangjeli shprehet se ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sapo mori detyrën, nisi me planifikimin për "strategjitë e vjedhjeve të radhës".

22 Dhjetor 2024, 10:38 Nga r.ll
PD: Blendi Gonxhe sapo u bë ministër planifikoi vjedhjet e
genta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka denoncuar ministrin Blendi Gonxhe për shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës. Në deklaratën e saj për mediat, Vangjeli shprehet se ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sapo mori detyrën, nisi me planifikimin për "strategjitë e vjedhjeve të radhës".

Ajo tha se vlerësimi i ofertave për blerje ushqimesh për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në sistemin e Burgjeve u krye në zbatim të rregullave të Gonxhes dhe jo legjislacionit për prokurimit publik, pasi "fituesit e paracaktuar" u shpallën të tillë me ofertat e paraqitura pothuajse sa fondi limit.

Sipas saj, shumica e këtyre fondeve i shkuan kompanisë së familjes së deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe familjes së Shemsi Sinanit. Ky i fundit i dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë me 4 vite burg për korrupsion me tenderat pikërisht lidhur me drejtorinë e burgjeve. 

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Nuk është hera e parë që PD denoncon Blendi Gonxhen për shkeljet ligjore gjatë ushtrimit të detyrës. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sapo mori detyrën, nisi me planifikimin për strategjitë e vjedhjeve të radhës.

Në Shkurt 2024 kur u krijua shoqëria aksionere në varësi të tij, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Gonxhe nxitoi të emëronte në detyrën e administratores Arlinda Pogan, drejtoreshën e famshme të prokurimeve të përmendur së bashku me vetë Blendi Gonxhen pa hesap në raportet e KLSH-së për performancën gropë të prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Tiranë’.

Por sigurisht zyrtarët e Ramës, nuk penalizohen por promovohen për shkeljen e ligjit…

Në Nëntor 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i Blendi Goxhes zhvilloi procedurën e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar, për blerje ushqimesh për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në sistemin e Burgjeve, me fond limit total 26.1 milion euro, të ndarë në 6 lote, dhe afat të kontratës 48 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër.

Autoriteti kontraktor i Blendi Gonxhes, në kundërshtim me parimet e prokurimit publik, ka përdorur marrëveshjen kuadër si mjet prokurimi, në kundërshtim me qëllimin e saj sipas nenit 52 të ligjit 162/2020 ‘Për Prokurimin Publik’ i ndryshuar.

Por ligji në dorën e maliqit Gonxhe dhe Pogas u përdor si mjet për të rritur fondin limit në miliona euro dhe siguruar lidhjen e kontratave me afat 4 vjeçar në kundërshtim me nenin 2, nenin 3, të LPP, por edhe VKM nr.285/2021 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik’ indryshuar, neni 106 pika 3 ku shkruhet:

Autoriteti/enti kontraktor nuk lidh kontrata shumëvjeçare për punë, mallra ose shërbime, për të cilat bëhen planifikim dhe përdorime vjetore, që gjenden lehtësisht në treg dhe mund të prokurohen normalisht.

Në DT, OBP-ja  e Blendi Gonxhes ka përcaktuar se  ofertuesve nuk u lejohet të mbështeten në kapacitetet e subjekteve të tjera, duke shkelur në mënyrë flagrante LPP i cili mbron këtë të drejtë të operatorëve ekzaktësisht me nenin 84 të tij.

Vlerësimi i ofertave sigurisht u krye në zbatim të rregullave të Blendi Gonxhes dhe jo legjislacionit për prokurimit publik, pasi fituesit e paracaktuar u shpallën të tillë me ofertat e paraqitura pothuajse sa fondi limit, kështu do paguhen:

4.9 milion euro për të blerë bukë;

1.6 milion euro për të blerë vezë;

7.8 milion euro për të blerë bulmet;

4.8 milion euro për të blerë ushqime bazë;

4.6 milion euro për të blerë fruta-perime;

5 milion euro për të blerë mish.

Po kujt i shkuan rreth 29 milion euro….

shumica e tyre te: -operatori i shpallur fitues për 4 lote nga 6 gjithsej, kompania Dajti-Park 2007 shpk e familjes së deputetit socialist Qefalia.

-por edhe te kompanitë e familjes së Shemsi Sinanit të dënuar me vendim të gjykatës së formës së  prerë me 4 vite burg për korrupsion me tenderat pikërisht lidhur me drejtorinë e burgjeve. 4S shpk është njëra kompani e Sinanit, në letra në pronësi të të birit Xhino Sinani që nuk ka javë të mos fitojë kontrata prokurimesh publike, ndërsa Sinani Trading shpk është kompania tjetër pikërisht subjekti të cilin Shemsi Sinani përdori gjatë kryerjes së veprës penale për të cilën u dënua me burg nga gjykata e që në atë kohë mbante emrin M.B Kurti shpk, kompani të cilën e kishte vetë në pronësi direkte e pasi u kap në korrupsion ja dhuroi fiktivisht djalit tjetër të tij Ledion Sinanit.

Harron Blendi Gonxhja dhe ushtarët e tij, se dokumentet mbeten dhe shpejt do vijë dita që paratë që ndan me shkelësit e ligjit do t`ja kthejë një më një shqiptarëve.

genta vangjeli


Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim