Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prej më shumë se një muaji, kamionet ngarkohen në këtë fabrikë dhe me pas shpërndahen në të gjitha akset e kryeqytetit.

TIRANË- Jemi në pikun e fushatës elektorale dhe Tirana është kthyer në kantier ndërtimi. Më shumë po punohet këtë muaj se sa 4 vite së bashku. Kudo po mbyllen punët me urgjencë, në mënyrë që 14 maji, dita kur do ta shkundim votën, të na gjejë sa më të pastër e te rregullt. Mes morisë së punëve që po kryhen, bie ne sy asfalti që shtrohet pa hesap në çdo rrugë e rrugicë të kryeqytetit. Nuk besojmë se ka njeri në Tiranë që nuk i ka parë këto kamione dhe mjete per shtrimin e asfaltit që nuk ndalen për të mbyllur me sukses detyrën e ngarkuar.
Por nga vjen gjithë kjo sasi asfalti që po furnizon gjithë Tiranën? Për këte ‘Piranjat’ kanë dokumentuar për javë të tëra punën në terren te punëtorëve dhe makinerive me logon Bashkia Tiranë. Kështu ata kanë arritur tek fabrika që prodhon asfaltin për rrugët e Tiranës e cila ndodhet në Krrabë, ngjitur me tunelin.
Prej më shumë se një muaji, kamionet ngarkohen në këtë fabrikë dhe me pas shpërndahen në të gjitha akset e kryeqytetit. ‘Jemi punonjës të Bashkisë, jemi në juridiksion të bashkisë së Tiranës’, deklarojnë ata fillimisht për ‘Pranjat’ e disa prej tyre përpiqen t’i ndalojnë.
Të njëjtën linjë mban dhe përgjegjësi i kompanisë. ‘Në varësi të Bashkisë është. Jam përgjegjës për çfarë ndodh nga dera dhe brenda godinës. Nuk e di pse nuk vendosen tabela kur ndiqen punimet. Ne kemi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Jam i sëmurë, por po ju informoj në lidhje me asfaltin. I kam të gjitha informatat për leje ndërtimi’. - shprehet ai para kamerave të ‘Piranjat’. Punonjësi zihet ngushtë dhe mundohet të na tregojë disa dokumente për lejen e ndërtimit. Duket sikur kjo leje është ekskluzive vetëm për të, pasi nuk na e tregon. Një ditë më vonë, ‘Piranjat’ shkojnë në drejtorinë numer dy të punetorëve të qytetit ‘DPN 2’, pranë Bashkisë Tiranë për të pyetur në lidhje me lejen e ndërtmit. Punonjësja për mediat sqaron për ‘Piranjat’ që duhet të dërgojnë një kërkesë me shkrim për informacion.
Me pas, ‘Piranjat’ telefonojnë drejtorin e kësaj drejtorie, Herion Rrapaj duke i kërkuar që t’u vihet në dispozicion kjo leje. Nga komunikimet verbale me drejtorin ‘Piranjat’ nuk arritën të kenë në dispozicion këtë leje ndërtimi, prandaj provuan të verifikojnë statusin e parcelës në të cilën është ndërtuar fabrika e asfaltit. Nga të dhënat rezultoi se lloji i pasurisë në fjalë, është e regjistruar si pyll.
Madje, referuar planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë parashikim për ndërtimin e një fabrike në këtë truall. Edhe sipas sistemit online, rezulton se gjithë kjo hapesirë toke, është bujqësi, natyrë. Situata duket vërtetë e mjegullt, por ajo që mund të thuhet është se fabrika e asfaltit vazhdon të prodhojë çdo natë përgjatë gjithë këtij muaji punë intensive në rrugët e Tiranës.
Marrë nga Piranjat.al
Majlinda Bufi RROSKOVEC- Kryetarja e Bashkisë Roskovec është regjistruar duke kërcënuar një punonjëse, më saktë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kjo fushatë elektorale është elektrizuar nga...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se pas zgjedhjeve lokale do të vijnë zgjedhjet e p&e...
Edi Rama SARANDË- Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së sotme elektorale në Sarandë ka kërcënuar kandidatin e pav...
Majlinda Bufi ROSKOVEC- Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është regjistruar duke kërcënuar një punonjëse, m&...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së sotme elektorale në Gjirokastër ka surprizuar qytetarë...
Sali Berisha FUSHË KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përmendur bandat nga Fushë Kruja. Në fjalën e tij,...
Edi Rama TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të premten që të pushojë hetimin administrati...
Foto ilustruese Në hyrje të parkut Rinia në Elbasan, dy dyzina burrash përplasin herë me nerva dhe herë me të qeshur gur...
Erion Veliaj Partia Socialiste për një kohë të gjatë i ka dhënë rëndësi komunikimit nëpërmjet rrjete...