Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Denoncimi pranë KQZ-së u bë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, e cila kërkoi marrje të masës administrative ndaj qeverisë për shkelje të Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike në fushatë elektorale.
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të premten që të pushojë hetimin administrativ ndaj Këshillit të Ministrave lidhur me shpërblimin prej 5 mijë lekësh për pensionistët në prag të zgjedhjeve lokale.
“Nuk jemi në kushtet e shkeljes së Kodit Zgjedhor, për më tepër që në rastin konkret flitet për një vendimmarrje për të cilën fondet janë përcaktuar në ligjin për buxhetin dhe programin buxhetor të qeverisë,” tha Celibashi, duke lajmëruar pushimin e shqyrtimit administrativ për kërkesën për sanksion ndaj Këshillit të Ministrave dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.
Qeveria vendosi të akordonte në fund të muajit prill një shpërblim prej 5 mijë lekësh për të gjithë pensionistët, pavarësisht qëndrimit të disa organizatave se kjo sjellje binte ndesh me Kodin Zgjedhor dhe po përdorej për të ndikuar zgjedhjet në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Denoncimi pranë KQZ-së u bë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, e cila kërkoi marrje të masës administrative ndaj qeverisë për shkelje të Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike në fushatë elektorale.
Në një mbledhje të mëparshme, Këshilli i Ministrave argumentoi se akti ishte në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe se nuk binte në kushtërshtim me asnjë prej pikave të tij dhe se vendimi ishte planifikuar në planin buxhetor të qeverisë.
Këshilli i Ministrave solli si provë relacionin shoqërues të vendimmarrjes, ku thuhet se efekti financiar është parashikuar në buxhetin e qeverisë për vitin 2023.
Ndërsa hetimi administrativ i KQZ-së doli në konstatimin se “Kodi Zgjedhor nuk ka ndalim specifik për miratimin e akteve për kategori të caktuara të popullsisë në rastin e zgjedhjeve vendore”.
Përdorimi i burimeve njerëzore dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore është një nga problematikat më të mëdha të proceseve zgjedhore në Shqipëri. Pavarësisht ndalimeve me ligj, partia në pushtet është kritikuar në raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve se ka përdorur asetet publike në funksion të fushatës partiake.
Marrë nga Reporter.al
Foto ilustruese Në hyrje të parkut Rinia në Elbasan, dy dyzina burrash përplasin herë me nerva dhe herë me të qeshur gur...
Erion Veliaj Partia Socialiste për një kohë të gjatë i ka dhënë rëndësi komunikimit nëpërmjet rrjete...
Luçiano Boçi ELBASAN- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Bo&c...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka sqaruar se ndara e fondit për partitë p...
Edi Rama TEPELENË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të fushatës elektorale me banorët e Tepelenës u ka vendosur nj&eu...
Sali berisha KURBIN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryetaren e bashkisë së Kurbinit se ka abuzuar me tenderat dhe taksa...
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Gjirokastrës ka komentuar edhe premtimin e bërë nga ...
Berisha KURBIN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiaken e Kurbinit se ka shpenzuar 160 mijë euro duke mobiluar...
Erion Veliaj në emision TIRANË- 9985 km e ndajnë Shqipërinë nga Bogota e Kolumbisë. Por kryebashkiaku i Tiranës, Erion V...
Sali Berisha MAT- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sfiduar kryeministri Edi Rama, duke i bërë thirrje që të dalin e ...