LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Edhe pse paguan 2 mijë euro çdo ditë, ‘Akt1visti’ lë në baltë Veliajn në betejën virtuale për Tiranën, socialistët marrin 'LIKE' vetëm nga Rama

Megjithë përdorimin e resurseve shtetërore në fushatën virtuale për zgjedhjet vendore, mesazhi i Partisë Socialiste në garën për bashkitë kyçe të Tiranës dhe Durrësit nuk po bën jehonën që pritej në ‘Facebook.’

5 Maj 2023, 20:01 Nga k.m.
BIRN: Edhe pse paguan 2 mijë euro çdo ditë,
Erion Veliaj

Partia Socialiste për një kohë të gjatë i ka dhënë rëndësi komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në mënyrë të veçantë nëpërmjet ‘Facebook’ – rrjetit më popullor në Shqipëri, i cili në vitin 2022 kishtë më shumë se 1.9 milionë përdorues në vend. Për të rritur numrin e ndjekësve në këtë rrjet social, anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit e Partisë Socialiste kanë përdorur një shumëllojshmëri mjetesh digjitale, por edhe resurse shtetërore për të prodhuar përmbajtje të larmishme dhe virale – duke synuar të gjenerojnë sa më shumë reagime në botën virtuale.

Aplikacioni i fundit i hedhur në treg para zgjedhjeve vendore, ‘Akt1visti’, ka qenë mjeti më i debatueshëm i prodhuar nga Partia Socialiste deri më sot për të gjallëruar përmbajtjen e saj në botën virtuale.

Për kritikët dhe opozitën, ai është një mjet shantazhi për administratën publike, ndërsa për mazhorancën, një aplikacion i padëmshëm që mundëson angazhimin e qytetarëve në të mirë të komunitetit dhe kauzave politike që ato mbështesin.

Përtej debatit mbi përdorimin e aplikacionit, të dhënat mbi fushatën virtuale të kandidatëve në zgjedhjet vendore tregojnë se, megjithë investimin e madh në komunikimin nëpërmjet rrjeteve sociale të bërë nga Partia Socialiste, mesazhi i kandidatëve të saj në zgjedhje vendore po tejçohet me më pak entuziazëm në ‘Facebook’ në dy bashkitë më të mëdha në vend.

Sipas të dhënave nga aplikacioni ‘Crowdtangle’ të analizuara nga BIRN, postimet e kandidatëve të PS-së në betejat kyçe për Tiranën dhe Durrësin gjeneruan më pak shikime në Facebook në 20 ditët e para të fushatës, në krahasim me rivalët e tyre nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ – i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe fraksioni i tij në Partinë Demokratike, i njohur në gjuhën popullore si ‘Foltorja’.

Edhe pse kandidatën e saj po renditën pas opozitës në ‘Facebook’, në dy prej garave kyçe për zgjedhjet vendore, Partia Socialiste ka një avantazh të qartë në nivel kombëtar, që mbështetet në faqjen e kryeministrit Edi Rama dhe postimet e tij video, të njohura ndryshe si ERTV.

Aplikacioni ‘Crowdtangle’ është në mjet që ndihmon në analizimin e të dhënave nga rrjetet sociale. Ky aplikacion është në pronësi të kompanisë ‘Meta’, e cila është edhe kompania mëmë e rrjetit social ‘Facebook’.

‘Bashkë Fitojmë’ udhëheq në Tiranë dhe Durrës

Të dhëna nga Crowdtangle

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët për 61 bashkitë e Shqipërisë.

Aktualisht, Partia Socialiste në pushtet drejton të gjtha bashkitë e vendit, përveç Shkodrës, një situatë e pazakontë e krijuar pas bojkotit të opozitës në zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Fushata për zgjedhjet ka filluar më 14 prill dhe kryesisht është dominuar nga organizime të vogla elektorale që filmohen dhe transmetohen nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave audiovizive. Edhe pse shpërndarja në rrjetet sociale nuk është garanci për suskes elektoral në kutinë e votimit, ajo ka një rëndësi të veçantë në shpërndarjen e mesazheve të kandidatëve.

Në bashkinë e Tiranës garojnë për postin e kryebashkiakut 5 kandidatë, përfshirë kryebashkiakun aktual të Partisë Socialiste Erion Veliaj, ish-deputetin Belind Këlliçi që garon për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, Roland Bejko nga Partia Demokratike, Lajla Përnaska nga PDIU dhe Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë. I mbështetur nga një aparat i madh propagandistik, Veliaj ka 541 mijë ndjekës në ‘Facebook’, gati pesë herë më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë që garojnë për kryebashkiak të Tiranës. Megjithatë, të dhënat e ‘Crowdtangle’ për tre javët e para të fushatës zgjedhore tregojnë se ai ka marrë më pak shikime në videot e të tij elektorale në ‘Facebook’ në krahasim me ish-deputetin Belind Këlliçi, i cili ka 71 mijë ndjekës.

Nga data 14 prill deri me 5 maj, Këlliçi regjistroi 4.01 milionë shikime (video views) në Facebook, në krahasim me 3.17 milionë shikime të regjistrura nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i ndjekuar nga Roland Bejko me 215 mijë shikime. Mungesa e entuziazmit të ndjekësve virtualë ndaj postimeve në ‘Facebook’, duket se e ka shtyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të fillojë një fushatë të kushtueshme reklamash gjatë javës së fundit, duke shpenzuar mesatarisht 2 mijë USD në ditë.

Sipas të dhënave të ‘Crowdtangle’ të analizuara nga BIRN, një situatë e ngjashme shfaqet edhe në bashkinë e Durrësit, ku garojnë përballë njëri-tjetrit kryebashkiakja aktuale, Emiriana Sako e Partisë Socialiste dhe Igli Cara i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Që prej 14 prillit, Sako ka regjistruar 565 mijë shikime në postimet e saj në Facebook. Ndërkohë, rivali i saj, Igli Cara ka regjistruar 1.12 milionë shikime.

Situata është më e barazpeshuar në Shkodër, ku garon kryebashkiaku aktual, Bardh Spahia dhe ish-deputeti i PS-së, Benet Beci. Prej datës 14 prill, Spahia ka gjeneruar 728 mijë shikime në Facebook, krahasuar me 746 mijë shikime të Benet Becit.

Ndryshe në Elbasan, Partia Socialiste është në avantazh të qartë përsa i takon shikimeve të postimeve në rrjetin social Facebok. Krybashkiaku aktual Gledian Llatja ka marrë 1 milion shikime për postimet e akitiviteteve të tij zgjedhore, krahasur me 92 mijë të regjistruara nga ish-deputeti Luçiano Boçi, i cili garon për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.

Edhe pse kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ po bëjnë një fushatë të suksesshme në rrjetet sociale për zgjedhjet vendore në disa prej bashkive kryesore të vendit, në nivel kombëtar Partia Socialiste kanë një avantazh të ndjeshëm kundrejt opozitës.

Sipas të dhënave të ‘Crowdtangle’, 61 kandidatët për kryetarë bashkie të PS-së, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe 12 drejtuesit politikë të qarqeve – ministra dhe deputetë, kanë një numër të akumuluar prej 3.19 milionë ndjekësisht në Facebook. Ndërkohë, 61 kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë, së bashku me drejtuesit e koalicionit Sali Berisha dhe Ilir Meta si dhe 12 drejtuesit politikë të qarqeve kanë 1.85 milionë ndjekës. Që nga fillimi i fushatës zgjedhore, Partia Socialiste ka arritur të gjenerojë 19.74 milionë shikime në postimet e saj në ‘Facebook’, kundrejt 11.61 milionë shikimeve të koalicionit Bashkë Fitojmë.

Avantazhi kryesor i Partisë Socialist në Facebook vjen nga llogaria e kryeministrit Edi Rama, e cila nga fillimi i fushatës në 14 prill ka marrë 6.33 milionë shikime, i ndjekur nga Erion Veliaj me 3.16 milionë shikime dhe drejtuesi i qarkur Fier, Taulant Balla me 1.8 milionë shikime. Ndërkohë, në koalicionin Bashkë Fitojmë udhëheq kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi me 3.99 milionë shikime, i ndjekur nga ish-kryeministri Sali Berisha me 2.8 milionë shikime dhe Ilir Meta me 1.44 milionë shikime./BIRN

aplikacioni aktivisti aktivisti erion veliaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës