LIVE UPDATES
Politike

Rama kërcënon kandidatin e pavarur në Sarandë: Gjergji mbylle fushatën, po i bën dëm PS-së

Rama tha se ai po i bën dëm PS-së duke i marr vota dhe se nëse nuk heq dorë gabimi mund t'i kthehet në faj

5 Maj 2023, 21:42 Nga I.A
Rama kërcënon kandidatin e pavarur në Sarandë: Gjergji
Edi Rama

SARANDË- Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së sotme elektorale në Sarandë ka kërcënuar kandidatin e pavarur Gjergj Mërkuri, që të braktiste fushatën e tij. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Gjergji ka dalë nga radhët e PS-së dhe se është një djalë i ndershëm, por që duhet të braktis fushatën e tij elektorale e të mos marrë pjesë në zgjedhje. Rama tha se ai po i bën dëm PS-së duke i marr vota dhe se nëse nuk heq dorë gabimi mund t'i kthehet në faj.

"Gjergj Mërkuri është një djalë idealist, një djalë i ndershëm, i drejtë. Gjegj Mërkurit njerëz këtu të PS i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë gabimin shumë të madh. Kjo nuk është arsye për të bërë atë Stefani nuk e bën kurrë. Kjo nuk është arsye për tu çuar dhe për të dalë matanë rrugës dhe për të kërkuar vota që i bëjnë dëm PS në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh, nuk ka asnjë këtu që nuk është në këtë shesh dhe që nuk e do kthimin mbrapa, që është dakord me atë që po bën Gjergji aktualisht. Hatërmbetja nuk është këshilltar i mirë.

Aq më pak pastaj, dalja në anën tjetër të rrugës pavarësisht se të kanë rënë në qafë. Gjergjit i kanë rënë në qafë, por tani Gjergji nuk duhet ti bie që qafë të gjithë PS, të gjithë atyre që janë këtu dhe mbi të gjitha nëse askush nuk gëzohet për ata që bën Gjergji ,janë ata tjerët që gëzohen. Kështu që unë gjegjin do ta ftoja të gjejë arsyen brenda vetes dhe nëse për një arsye ose një tjetër e ka të pamundur që ta ulë pak kokën, të paktën ta mbyllë fushatën. Ta mbyllë fushatën dhe të presë përfundimin e fushatës më 14 maj, të presë fitoren e Oltit dhe të PS dhe pastaj të kthehet në PS të ulemi në tavolinë t’i diskutojmë gjërat. Ata që kanë rënë në qafë ta pranojnë fajin, Gjegji ta pranojë fajin që po bën. Të bashkohemi dhe vazhdojmë përpara.

Ndërkohë të gjithë atyre që i kanë thënë Gjergjit vazhdo përpara se ne do vijmë pas teje, që janë të majtë dhe që janë njerëz që duan Sarandën u them ndihmojeni Gjergjin të mbyllë fushatën dhe ka vetëm një drejtim më 14 maj, drejtimi është tek kandidati ynë dhe tek PS. Çdo gjë tjetër është gabim i madh që për një njeri si Gjergji bëhet edhe faj. E kuptoj mirë Gjergjin, i kuptoj edhe ata që kanë arsye për të qenë të hatërmbetur. Në zyrat tona nëpër qytete kemi njerëz që nuk jemi krenarë, ata njerëz jo vetëm që nuk janë të denjë për PS, për qytetarët, por ata njerëz janë arsye për t’u skuqur ne të gjithë. Ama zgjidhja nuk është ajo që ka gjetur Gjergji bashkë me ata që e mbështesin. Zgjidhja është të vazhdojmë të këmbëngulim këtu së bashku dhe ti përmirësojmë gjërat sëbashku, sepse edhe njëherë po ta kthejmë kokën mbrapa," tha Rama.

edi rama fushata 2023

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez